Author: tirana

Skema e re e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026 ka hyrë zyrtarisht në fuqi, ndërsa pritet publikimi i udhëzimit përkatës që do të përcaktojë kriteret dhe hapjen e aplikimeve për fermerët. Programi mbështetet në një fond prej 52 milionë eurosh dhe sjell ndryshime të rëndësishme, duke synuar përfshirjen e një numri më të madh përfituesish dhe rritjen e mbështetjes financiare në disa sektorë kyç të bujqësisë dhe blegtorisë. Sipas relacionit që shoqëron vendimin për Skemën e Mbështetjes në Bujqësi 2026, një nga risitë kryesore është rritja e financimit për krerë në blegtori dhe bletari, si dhe ulja e pragut…

Read More

Një 32-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka tentuar të marrë me forcë në makinën e tij një 39-vjeçara të cilën e përndiqte prej një viti e gjysmë. Blutë bëjnë me dije se 32-vjeçari gjithashtu dhunoi personin që shoqëronte 39-vjeçaren para se të largohej nga vendngjarja. Njoftimi i policisë: DVP Elbasan/Finalizohet operacioni i koduar “Insistimi”. Operacioni, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd. Tentoi të merrte me forcë, në automjet, 39-vjeçaren që kishte përndjekur 1 vit e gjysmë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. I arrestuari gjithashtu dhunoi shtetasin me…

Read More

Rritja e temperaturave dhe djegia e mbetjeve bujqësore me qëllim hapjen e parcelave të reja ka rikthyer problematikën e zjarreve në vend. Në bashkinë e Librazhdit janë evidentuar raste të shtuara zjarresh ditët e fundit, të gjitha të dyshuara të qëllimshme ndërsa policia po heton. Vetëm gjatë ditës së djeshme ekipet zjarrfikëse të bashkisë Librazhd ndërhynë në 3 raste zjarri, konkretisht: Në fshatin Buzgarë, njësia Hotolisht ku u dogj një sipërfaqe me shkurte dhe u rrezikua edhe një banesë. Në fshatin Plepisht Dardhë njësia Hotolisht u dogj një sipërfaqe shkurre dhe pyll. Zjarri i tretë përfshi një banesë të vjetër…

Read More

Shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar sot në Sarandë, por për fat të mirë pa dëme serioze. Policia sqaron se sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Berdenesh, Sarandë në murin e jashtëm rrethues të banesës private të shtetases S. I, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Read More

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Responde”. Tentoi të vriste me armë zjarri, një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe arrestohet 50-vjeçari, Agim Visha. Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli) me municion. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, po konflikteshin dy shtetas, njëri prej të cilëve mbante armë zjarri, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Respond”, u arrestua shtetasi A.…

Read More

Bashkimi Evropian ka përshëndetur marrëveshjen e armëpushimit dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të ndërmjetësuar nga Pakistani, duke e cilësuar si një “hap prapa nga pragu i greminës” dhe një mundësi e re për diplomaci. Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, në një reagim në platformën X, tha se armëpushimi “krijon një shans shumë të nevojshëm për të zbutur kërcënimet, për të ndaluar raketat, për të rinisur transportin detar dhe për të krijuar hapësirë për diplomaci drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme.” Kallas theksoi se BE-ja është e gatshme të mbështesë këto përpjekje dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me…

Read More

Ndryshimet klimatike janë turbinë e epidemive. Impaktet e ndryshimit të temperaturave, rritja e tyre kryesisht, por edhe fenomenet ekstreme meteorologjike, përfshirë reshjet intensive, ushqejnë epidemitë duke krijuar kushte që lehtësojnë e përshpejtojnë riprodhimin e mushkonjave, që transmetojnë sëmundje. Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti Amerikan i Stanford, bazuar edhe në teknikat statistikore, konfirmohet se 60% e rasteve të dengue në Peru ishin direkt të lidhura me nxehtësinë dhe shirat e shumta. Është studiuar rasti i Perusë, ku në vitin 2023 një ciklon i fortë dhe klimë shumë e lagësht janë pasuar me një epidemi të dengue 10 herë më…

Read More

Është caktuar data për nisjen e gjykimit ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë. Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën e parë më 27 prill, në orën 11:00. Sipas SPAK, të pandehurit akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Gjatë zhvillimit të seancës paraprake, ata mohuan akuzat dhe pretenduan se hetimi ndaj tyre është politik. Treshja gjyqësore e përbërë nga Etleva Deda, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka kanë caktuar datën 27 prill ora 11:00 si ditën kur do të mbahet seanca e parë e themelit ndaj ish-presidentit.

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar tashmë një armëpushim 2-javor me Iranin, i ndërmjetësuar nga Pakistani. Palët kanë kohë që të negociojnë një marrëveshjeje paqeje. Edhe pse Trump kërcënoi ashpër Teheranin, duket se ka qenë plani me 10 pika i Iranit, ai që ka bërë, që të ndryshojë mendjen. Edhe Garda Revolucionare e Iranit ka konfirmuar në mënyrë zyrtare përmes burimeve mediatike shtetërore iraniane se është vendosur për armëpushim mes SHBA-ve e Iranit. Në planin me 10 pika, ndër të tjera, Irani angazhohet edhe për mos ndërtuar armë bërthamore. Plani me 10 pika i Iranit Ndalesë e plotë e…

Read More

Autoriteti Portual Durrës ka nisur punimet sot në 8 prill në Portën nr. 4, pranë Urës së Dajlanit, si pjesë e projektit strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit”. Ndërhyrjet përfshijnë testimin dhe rikonceptimin e portës, si dhe rikualifikimin e saj në një lokacion të ri. Gjithashtu, do të rehabilitohet aksi rrugor i dëmtuar pranë hyrjes. Për shkak të punimeve, nga 6 korsitë ekzistuese, aktualisht do të jenë në funksion vetëm 3. Kjo mund të shkaktojë vonesa të përkohshme për përdoruesit e portit. Hyrja nr. 2 mbetet plotësisht funksionale dhe e gatshme për automjetet e vogla. Autoriteti Portual Durrës kërkon mirëkuptimin…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se beson që Kina ndihmoi Iranin të negociojë një armëpushim, raportoi agjencia e lajmeve AFP. “Dëgjoj se po”, tha Trump në një telefonatë kur u pyet nga AFP nëse Pekini kishte qenë i përfshirë në nxitjen e Teheranit, një aleat kyç, për të negociuar një armëpushim. I pyetur për koment mbi raportet se Pekini e kishte nxitur Iranin drejt armëpushimit, një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington i tha CNN se që nga fillimi i konfliktit, Kina kishte “punuar për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi dhe përfundimin e konfliktit”. “Kina mirëpret të gjitha…

Read More