Author: tirana

Më 10 prill 2026, Bashkimi Evropian do të vendosë në funksion të plotë sistemin e ri të hyrje-daljeve (EES), duke sjellë ndryshime të mëdha për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së dhe zonës Shengen. Ky sistem digjital do të zëvendësojë vulat tradicionale në pasaportë me regjistrime elektronike të hyrjeve, daljeve dhe refuzimeve të hyrjes. Do të bëhet regjistrim biometrik ku do të fotografohet fytyra dhe gjurmët e gishtërinjve do të merren në kufi. Informacioni ruhet për tre vite, duke lehtësuar udhëtimet e ardhshme. Nëse dikush refuzon të japë të dhënat biometrike nuk do të lejohet të hyjë. Fëmijët nën 12 vjeç…

Read More

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur një aksion në terren për shpërndarjen e vendimeve të legalizimit të emetuara më parë, të cilat nuk janë tërhequr ende nga qytetarët në kryeqytet. Grupet e ekspertëve të Kadastrës ishin të pranishëm në rrugën “Shefqet Ndroqi”, ku punonjësit e Drejtorisë ASHK Tiranë Jug trokitën derë më derë për të dorëzuar titujt e pronësisë drejtpërdrejt tek përfituesit. Sipas ASHK, bëhet fjalë për vendime të nxjerra më herët, për të cilat nuk ka qenë i mundur dorëzimi përmes platformës e-Albania. Kadastra njofton se lista e përfituesve që nuk i kanë tërhequr ende vendimet është publikuar në…

Read More

Pasi Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i naftës të jetë 224 lekë për litër, ka reaguar Konfindustria. Me anë të një reagimi publik, Konfindustria shprehet se ekzekutivi duhet që të rishikojë në mënyrë të plotë politikën fiskale dhe rregullatore në tregun e karburanteve. “Vlerësimet e modelit ekonomik shqiptar tregojnë, që rritja me 30% e çmimit të derisotëm të karburanteve krijon inflacion me të paktën 6% dhe një rënie të PPB me 2,8-3%”, thuhet në njoftim. Konfindustria ngre alarmin se situata aktuale krijon qartësisht rrezikun për kalimin në recesion ekonomik gjatë periudhës 2026 e në vazhdim. Masat që duhen ndërmarrë janë: ulja…

Read More

Shqipëria vijon të mbetet destinacion i preferuar turistik, konfirmuar kjo edhe nga shifrat gjithnjë në rritje të vizitorëve. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se, vendi ynë, gjatë muajit mars, mirëpriti 609,363 vizitorë të huaj, një rritje prej +59,598 turistësh krahasuar me marsin e vitit 2025, ose rreth 11% më shumë. “Në një kohë sfidash globale, Shqipëria po spikat si një alternativë e sigurt dhe gjithnjë e më tërheqëse për turizmin gjithëvjetor. Nga natyra te trashëgimia kulturore, mikpritja, kulinaria dhe jeta artistike, oferta turistike shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e botës”, u shpreh ministri…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë sot në 7 prill, shefat e komisariateve dhe të sektorëve në varësi të DVP-së. Qëllimi i takimit ishte marrja e masave për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve. Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi më shumë angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit, të shitjes së lëndëve narkotike, kultivimit të kanabisit si në terrene të hapura ashtu edhe në ambiente të mbyllura, të armëmbajtjes pa leje, të krimeve ekonomike,…

Read More

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka premtuar të vazhdojë një betejë të vendosur kundër asaj që ai e ka quajtur “shteti i thellë”, pas një skandali masiv me subvencione bujqësore që ka tronditur politikën greke dhe ka detyruar dorëheqjen e disa ministrave të qeverisë së tij. Në një fjalim të transmetuar në televizionin kombëtar, Mitsotakis e përshkroi këtë skandal si një “pikë kthese” që ka përshpejtuar përkushtimin e tij për të zhdukur korrupsionin e rrënjosur dhe për të modernizuar shtetin grek, duke pranuar se sistemi politik i vendit ka qenë i mbushur me klientelizëm dhe praktika të favorizimeve politike. Skandali…

Read More

Partia Socialiste siç e kishte paralajmëruar, ka mbledhur këtë të martë, më 7 prill grupin parlamentar. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i kësaj force politike ka pak minuta që ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillohet mbledhja. Kjo është një mbledhje rutinë që grupi parlamentar e zhvillon çdo fillim jave për të diskutuar mbi axhendën parlamentare.

Read More

Sot do të zhvillohet seanca e radhës së gjyqit për Gërdecin. Fatmir Mediu është paraqitur për seancë gjyqësore. Ish-ministri Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë, edhe sipas kodit ushtarak, edhe sipas kodit penal, dhe prej muajsh është nën gjykim në Gjykatën Antikorrupsion, seanca të cilat ndiqen rregullisht edhe nga familjarët e fëmijës së vrarë në tragjedinë e 15 marsit.

Read More

Një komision ekspertësh paraqiti të hënën një plan me 66 pika që synon uljen e kontributeve të sigurimit shëndetësor gjithnjë në rritje që gjermanët duhet të paguajnë në sistem. Sistemi gjerman i kujdesit shëndetësor është një nga më të shtrenjtët në botë: vetëm fondet e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor shpenzojnë rreth 1 miliardë euro (1.15 miliardë dollarë) në ditë për kujdesin shëndetësor, dhe kjo shifër pritet të rritet edhe më tej. Ndërkohë, kontributet e gjermanëve për këto fonde të sigurimit janë rritur me një mesatare prej rreth 3% këtë vit, përveç rritjes prej 2.5% të planifikuar për vitin 2025. Pavarësisht…

Read More

Një eksperte turizmi ka zbuluar një destinacion të ri turistik, jo shumë larg Britanisë së Madhe, i cili është i përballueshëm, nuk kërkon të bëni një udhëtim të gjatë, por që ofron përvoja të paharrueshme, shkruan Grace Piercy në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”. Turistët britanikë – të cilët janë në kërkim të alternativave që ofrojnë pushime verore me buxhet të kufizuar – po heqin dorë nga destinacionet e shtrenjta dhe po zgjedhin vendpushime më të përballueshme. Helen Rolph, një eksperte e udhëtimit në “Quotezone”, ka zbuluar një vend më afër se Maldivet – që ofron…

Read More

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlorë”, në vendin e quajtur Novoselë. Sipas të dhënave paraprake, mjeti me targa AB009GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Rreth 30 metra larg pikës së përplasjes është gjetur pa shenja jete shtetasi Albi Hoxha, i datëlindjes 07.08.2002. Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, po punohet për të verifikuar nëse në automjet ndodheshin edhe persona të tjerë në momentin e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ka mbledhur në një takim në selinë rozë kryebashkiakët e PS-ë në vend. Takimi vjen në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”. Klosi, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se fokusi i takimit ishte rienergjizimi dhe procesi zgjedhor në forumet drejtuese. Ai shton se qëllimi është përgatitja e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të vitit 2027. Klosi shton se PS shkon në këto zgjedhje, për të siguruar një tjetër fitore bindëse. “Selia e PS. Me kryetarët e Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit me fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në të gjitha…

Read More