Dy muajt e parë të vitit shënuan një nisje jo shumë të mbarë për turizmin ku për janarin pari një tkurrje me 1.5% të të huajve dhe për shkurtin një rritje të papërfillshme. Tur-operatorët nënvizuan se shkak për këtë kryesisht ka qenë moti i paqëndrueshëm por jo të gjithë grupet janë ndikuar nga kjo. Të dhënat e vizitorëve sipas shteteve tregojnë se shqiptarët e Kosovës, që mbajnë edhe 41.4% të totalit, shënuan rritje në 2 muajt e parë të vitit me rreth 2.5% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë italianët vijojnë të jenë grupi…
Author: tirana
Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në zonën e veriut në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 1-2 ballë.
Një kapje rekord droge tronditi Francën , kur doganat zbuluan 1,145 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion me thasë plehu në autostradën A7, pranë Vienës (Isère). Autoritetet e përshkruan këtë si një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës në rrugët franceze. Kamioni vinte nga Portugalia dhe ishte i regjistruar në Holandë, me tre persona brenda. Fillimisht doganierët kontrolluan thasët e para dhe nuk gjetën asgjë. Por kur kontrolluan thasët në fund të kamionit, zbuluan 998 blloqe kokainë të fshehura në 22 prej 26 thasët. Pas disa orësh kontrolli dhe hedhjeje të plehut me buldozer, droga u sekuestrua plotësisht,…
15 anije e kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit, pasi morën autorizim nga autoritetet iraniane. Lajmin e përcolli agjencia Fars, e cila theksoi se kalimi në këtë rrugë ujore strategjike është lejuar vetëm pas miratimit nga Teherani. Megjithatë, trafiku detar mbetet rreth 90% më i ulët krahasuar me periudhën para se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të nisnin sulmet ndaj Republikës Islamike në fundin e muajit shkurt. Që prej atëherë, rajoni është në gjendje të vazhdueshme tensioni. Deri tani, nga konflikti kanë humbur jetën mbi 1.340 persona, mes tyre edhe ish-lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Në…
Janë efektet e para të shërbimit ushtarak gjysmë të detyrueshëm që Gjermania ka futur që nga 1 janari, dhe polemikat kanë nisur menjëherë. Sipas një dispozite të përfshirë në ligjin e ri, të gjithë meshkujt nga 17 deri në 45 vjeç duhet të marrin leje nga ushtria (Bundeswehr) nëse duan të qëndrojnë jashtë vendit për më shumë se tre muaj. Kjo normë, e zbuluar nga gazeta Frankfurter Rundschau, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Në Reddit, një përdorues ironizoi: Pra, nëse dua të emigroj, duhet të bëj një kërkesë për dalje të përhershme? Ministria e Mbrojtjes e konfirmoi masën, duke theksuar…
Morinë, Kukës Finalizohet operacioni policor i koduar “Mënyra”. Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 31-vjeçarja. Arrestohet edhe drejtuesja e automjetit shoqërues, që kontrollonte rrugën për shmangien e shërbimeve policore. Sekuestrohen 2 automjete, një sasi euro dhe një sasi parash. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një mënyrë të re të tentativave për transportimin e emigrantëve të paligjshëm, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mënyra”. Si rezultat i…
Shqipëria rekomandohet si një ndër vendet më të veçanta për të pushuar gjatë kësaj vere.Media prestigjoze The telegraph e cilëson vendin tonë si destinacionin më të veçantë për të udhëtuar në Evropë.Ndërsa sygjeron 10 mundësitë për të eksploruar duke nisur nga bregdeti ,aplet,kanionet,qytetet historike dhe kuzhina tradicionale. Sipas the telegraph fluturimet bëhen në më pak se katër orë nga të gjitha aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar, çka nënkupton se Shqipëria është e përshtatshme si për pushime në qytet gjatë fundjavave, ashtu edhe për aventura më të mëdha. Një ndalesë e rëndësishme konsiderohet Tirana, kryeqyteti i cili po bën emër si…
Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, të cilëve nuk u lejohet të kryejnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse ligji ua njeh si të drejtë. Ministri Hoxha deklaron se kjo e drejtë themelore e tyre duhet të respektohet dhe është detyrim institucional që të gjenden zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme. “E kam ndjekur me vëmendjen më të madhe shqetësimin e shprehur dhe kërkesën e drejtë dhe legjitime të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit në gjuhën shqipe. Përdorimi i gjuhës amëtare është…
Dubai po përballet me një nga momentet më sfiduese të viteve të fundit, duke balancuar mes ambicies për zhvillim dhe pasigurive që vijnë nga tensionet në rajon. Në Marina vijon ndërtimi i kullës “Six Senses”, e cila synon të bëhet ndërtesa rezidenciale më e lartë në botë. Projekti, që pritet të përfundojë në vitin 2029, ka tërhequr interes të madh nga investitorët, me shumicën e apartamenteve të shitura që në fazën fillestare. Megjithatë, paralelisht me këtë boom ndërtimi, ekonomia po ndjen efektet e krizës. Turizmi është goditur ndjeshëm, me hotele dhe restorante që operojnë larg kapaciteteve të zakonshme, ndërsa panairet…
Shkolla e re “Ibrahim Hima” në fshatin Prush të Tiranës ofron tashmë kushte dinjitoze për nxënësit dhe stafin mësimor. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shkolla e re, e cila është e pajisur me laboratorë dhe palestër sipas standardeve më të mira. E rilindur me hapësira të reja arsimore, klasa moderne, ambiente të ngrohta, ky investim iu siguron nxënësve të mësojnë në një mjedis dinjitoz. Në Tiranë janë ndërtuar dhe vënë në funksionim 45 shkolla të reja, ndërsa 10 të tjera janë në proces. Këto investime janë pjesë e një plani afatgjatë për plotësimin e insfrastrukturës arsimore sipas standardeve…
Zhvillimet rreth skandalit të përvetësimit dhe menaxhimit të paligjshëm të subvencioneve bujqësore të BE-së në Greqi po krijojnë një nga momentet më të vështira për qeverinë Mitsotakis, ndërsa dosjet e Prokurorisë Evropiane që kanë mbërritur në Parlament përfshijnë deputetë dhe ish-ministra të partisë në fuqi, Demokracia e Re. Me një mesazh të ri televiziv, sot në mëngjes kryeministri Kyriakos Mitsotakis u përpoq të tregojë se qeveria nuk do të mbulojë askënd dhe se është e gatshme të përballet me atë që e quajti lufta kundër “shtetit paralel” dhe klientelizmit që ka shoqëruar për dekada jetën politike greke. Ai theksoi se…