Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmwron se lufta në Iran po shkakton pasoja të rënda edhe për mjedisin dhe klimën, sepse përmes sulmeve ndaj infrastrukturës së naftës çlirohen substanca shumë toksike. Në tokë kanë depërtuar lëndë djegëse fosile, metale të rënda dhe substanca që janë shumë rezistente ndaj ujit dhe nxehtësisë, ndërsa zjarret kanë çliruar ndotës si dioksinat dhe furanet. Gjithashtu janë regjistruar edhe emetime të mëdha gazrash që shkatojnë efektin serrë, dëme ndaj sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe përkeqësim i krizës së ujit në Iran. Sipas ekspertëve zjarret ndaj cisternave të naftës në rajon përbëjnë rrezik…
Author: tirana
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 14 m/s.Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq Alcatraz, si pjesë e buxhetit të propozuar për vitin fiskal 2027. Alcatraz, i njohur edhe si “The Rock”, dikur konsiderohej një nga burgjet më të rrezikshme në SHBA, ndërsa vitet e fundit ka shërbyer si atraksion turistik nën administrimin e Shërbimit të Parqeve Kombëtare. BBC shkruan se sipas kërkesës buxhetore, fondet do të përdoren “për të rindërtuar Alcatraz si një strukturë moderne dhe të sigurt burgu”, duke mbuluar shpenzimet e vitit të parë. Plani është pritur me skepticizëm nga politikanë në Kaliforni, të cilët kanë ngritur pikëpyetje…
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë 12 në Tiranë, që përfshin zonat Dajt, Shëngjergj, Zallbastar, Petrelë dhe Baldushk, se ka shumë zhurmë dhe mjegull lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama theksoi se “këto takime zhvillohen me anëtarësinë për të prezantuar punët që janë bërë për Shqipërinë në një kohë kur ka shumë zhurmë, ka shumë mjegull, ka shumë tym ka, shumë helm vërdallë dhe kur faktikisht është bërë e pamundur që të ndjekësh normalisht jetën publike dhe jetën politike dhe të informohesh normalisht nga…
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 12 në Tiranë. Aty ai u ndal te rritja e ekonomisë, duke u shprehur se refuzon të dëgjojë kritikat për rritjen e korrupsionit. Ai tha se nëse kjo gjë do të ndodhte, atëherë nuk do të kishte rritje të ekonomisë në vend. “E kemi vënë Shqipërinë në një pozicion krejt tjetër nga ai që kishte. Kemi fituar respekt dhe besim ndaj atyre që bënin sikur na respektonin. Në të njëjtën kohë, kemi rritur ekonominë. Unë e di që sado të rritet ekonomia nuk është asnjëherë mjaft dhe njerëzit…
Edi Rama: PS ka kapacitet të bëjë më mirë dhe të fitojë më shumë. Nuk ka asnjë QV nuk e fiton dot, vetëm aty ku nuk bëhet puna aq sa duhet. Na duhet vetëdija që këtë punë dhe përpjekje, ne e kemi detyrë më të madhe sesa ndaj vetes apo për veten. Kjo arsye madhore është mundësia historike që na ka ardhur në dorë. Janë krijuar kushtet që ta shohim derën e Europës, afër dhe të hapur plotësisht. Nuk mjafton. Mund ta kishim bërë të gjithën dhe sërish nuk mjafton. Duhet të bëjmë maksimumin që dera e hapur, të mbyllet vetëm…
“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të pendohesh”: Me këto fjalë, komisioneri europian për Energjinë, Dan Jorgensen, përmblodhi atë që mund të presë kontinentin e vjetër në skenarin më të keq të krizës në Lindjen e Mesme, e që janë kursimet e detyruara, veçanërisht për karburantet. BE-ja duhet të përgatitet për një krizë energjetike “afatgjatë” -deklaroi Jorgensen në një intervistë për Financial Times. Blloku sipas tij, po shqyrton “të gjitha mundësitë” për ta përballuar këtë situatë, duke përfshirë këtu racionimin e karburantit dhe përdorimin e rezervave shtesë të naftës. Gjithmonë e më shumë, kriza në Lindjen e Mesme…
Policia italiane ka vënë në pranga bosin e Kamorrës Roberto Mazzarella, i cili ishte një nga personat më të kërkuar në Itali. Mazzarella, kreu i klanit me të njëjtin emër që vepron në Napoli dhe rrethinat e tij, u kap nga karabinierët pas më shumë se një viti në arrati. Ai fshihej në një resort luksoz në bregdetin Amalfitan, ku kishte rezervuar me identitet të rremë për të kaluar festat e Pashkëve me familjen. 48-vjeçari nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit. Në ambientet ku qëndronte, autoritetet sekuestruan ora luksoze, rreth 20 mijë euro cash, dokumente false, telefona dhe materiale që dyshohet…
Dy persona janë arrestuar në Elbasan për përfshirje në fushën e narkotikëve. Sipas asaj që raporton policia e Elbasanit, njëri prej tyre shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, ndërsa tjetri ra në pranga për moskallëzim krimi. Policia raporton se u sekuestruan kokainë, kanabis, automjeti që dyshohet se përdorej për të mundësuar aktivitetin e paligjshëm, aparate celularë, një shkop metalik dhe një shumë parash. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, organizuan dhe…
Franca u ka dorëzuar Forcave të Armatosura Libaneze 39 mjete të blinduara, duke përmbushur një angazhim të mëparshëm të autoriteteve franceze, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes. Dorëzimi u realizua gjatë një ceremonie në portin e Bejrutit, ku zëvendësministrja franceze e Mbrojtjes, Alice Rufo, theksoi se ky hap synon të garantojë integritetin territorial të Liban, mbrojtjen e civilëve pa dallim feje dhe ruajtjen e institucioneve shtetërore. Automjetet e blinduara, të njohura si VAB, janë të projektuara për të rritur lëvizshmërinë e trupave dhe për të mundësuar operacione në zona me rrezik të lartë, duke forcuar kapacitetet operacionale të ushtrisë libaneze.
Policia ka vënë në pranga 30-vjeçari Franko Bellova në Laç, pasi u kap duke lëvizur i armatosur dhe me automjetin pa targa. Kurbin / Kontrolle intensive kundër armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”. Lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, lokalizohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, dhe automjeti. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të transparencës njofton se referuar një denoncimi, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”, me adresë në lagjen Shkozë, Tiranë. Nga inspektimi i kryer në ambientet e magazinës së subjektit, u konstatuan një sasi prej 3984 kg produkte të miksuara (miksime bimësh të thata) të ambalazhuara në thasë plastikë, por të paetiketuara, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo emërtimin e përbërjes. Mbi këto gjetje trupa inspektuese mori masën e menjëhershme të bllokimit të kësaj sasie në ambientet e magazinës si dhe për veprime, në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, ndaj subjektit u mor…