Pezullohen nga detyra 7 punonjës policie, për moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale, në lidhje me rastin e kultivimit të bimëve narkotike në 2 ambiente të mbyllura, në fshatin Kurtaj, Peqin, më datë 19.03.2026. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në vendngjarje, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë ligjore, lidhur me rastin e kultivimit të bimëve narkotike në 2 ambiente të mbyllura, në fshatin Kurtaj, Peqin, që u zbuluan më datë 19.03.2026, Drejtoria e Standardeve Profesionale filloi hetim disiplinor, në zbatim të nenit 121,…
Author: tirana
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja. Gjatë takimit u rikonfirmua vullneti i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në funksion të zhvillimit të sektorit bujqësor dhe mbështetjes së fermerëve. Palët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore, sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe zinxhirin e plotë agroushqimor, si dhe ndarjen e praktikave dhe përvojave më të mira. Ministri Salla theksoi se Shqipëria po punon intensivisht për përshtatjen e legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian…
Kryeministri i vendit, Edi Rama mblodhi këtë të premte kryebashkiakët në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Takimi nisi në orën 11:00, ndërsa u bë bilanci mbi punët e kryera nga bashkitë në të gjithë vendin. Fokus të veçantë ka marrë “Paketa e Maleve”, një iniciativë e qeverisë, e cila synon që t’i japë një hov zhvillimi zonave të vendit. Gjithashtu Rama kërkoi angazhimi të shtuar në menaxhimin e mbetjeve, përpunimin si dhe pastrimi e tyre, sidomos në zonat turistike. Ndërkohë një pikë tjetër, e cila u la si detyrë nga kryeministri Rama ishte ngritja e emergjencave civile në…
Mbi 35 mijë nxënës po zhvillojnë dhe forcojnë kompetencat e tyre në teknologjinë e informacionit falë modernizimit të infrastrukturës shkollore përmes laboratorëve inteligjentë. Ministria e Arsimit përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se “integrimi I TIK në lëndë si Kimia, Biologjia, Matematika, Gjuha Shqipe dhe Gjuhët e Huaja është pjesë e një strategjie të gjerë të ministrisë që synon ndërthurjen e aftësive digjitale me njohuritë lëndore”. Sipas MAS, falë këtij projekti, në shkolla do të instalohen 1000 laboratorë inteligjentë, duke garantuar që institucionet me numër të madh nxënësish të kenë më shumë se një SmartLab. Këto investime rrisin cilësinë…
Qeveria e Kosovës i dha dritën jeshile legjislacionit për masat e përkohshme mbi produktet bazë, i njohur dhe si Projektligji për çmimet tavan. Kryeministri Albin Kurti e bëri të qartë se ky projektligj nuk ka për qëllim të pengojë rritjen e çmimeve, por të parandalojë keqpërdorimet dhe fryrjen artificiale të çmimeve gjatë krizave. “Po e risjellim për miratim këtë projektligj si një përgjigje e nevojshme ndaj realitetit që qytetarët tanë përjetuan: rritje të papritur çmimesh, paqartësi në treg dhe mungesë të mekanizmave efektivë mbrojtës. Me këtë legjislacion, nuk po ndërhyjmë në tregun e lirë, por po mbrojmë lirinë e tij…
Në kuadër të realizimit të projektit strategjik “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar Vlorë”, me zhvillues Fondin Shqiptarë të Zhvillimit dhe përfitues Bashkinë Vlorë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë sot veprimet e nevojshme për lirimin e hapësirave në rrugën “Irakli Pylli”, në Lagjen “1 Maji”. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u krye prishja e një objekti dykatësh me sipërfaqe 336 m², i cili përbënte pengesë për realizimin e projektit. Sipas IKMT, veprimi u zhvillua në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në funksion të interesit publik, pasi objekti ishte ndërtuar në tokë shtetërore dhe…
Gjatë muajit mars të këtij viti, 3055 qytetarë janë pajisur me vendim legalizimi, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt formalizimit të pronësisë së tyre. Kadastra Shqiptare njofton se vendimet u dërgohen drejtpërdrejt në profilin e qytetarëve në e-Albania, duke lehtësuar procesin dhe duke kursyer kohë. Ndërsa listat emërore e përfituesve publikohet në faqen zyrtare të Kadastrës, në rubrikën “Publikime”, sipas drejtorive vendore. Qytetarët mund të aksesojnë informacionin dhe dokumentacionin e tyre përmes linkut të dedikuar në faqen zyrtare të Kadastrës Shqiptare.
Tre ministra grekë kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga qeveria, ndërsa dosjet e reja mbi skandalin që lidhet me një rrjet të organizuar mashtrimi me fondet bujqësore po i dërgohen Parlamentit. Bëhet fjalë për Yiannis Kefalogiannis, Ministër i Mbrojtjes Civile, Kostas Tsiaras, Ministër i Zhvillimit Rural, dhe Dimitris Vartzopoulos, Zëvendësministër i Shëndetësisë. Sipas informacioneve, riorganizimi i qeverisë do të zhvillohet sot, ndërsa betimi i anëtarëve të rinj të kabinetit është planifikuar për nesër. Gjithashtu, pritet që edhe Kostas Skrekas të japë dorëheqjen nga pozicioni i sekretarit të Demokracisë së Re. Hetimi fokusohet në ngjarje të vitit 2021 dhe përfshin vepra…
Në një konferencë për mediat, ministri Besfort Lamallari u pyet lidhur me bllokimin e monopatinave. Lamallari renditi disa nga arsyet e ndalimit të monopatinave, duke shpjeguar se shpesh janë bërë burime aksidenti dhe se është e domosdoshme që disa vendime të zbatohen për të mbrojtur jetën e qytetarëve. “Lidhur me aksidentet që kanë ndodhur 3 vitet e fundit janë mbi 2500 aksidente si nga përdorues të monopatina, sot edhe këmbësore. Të mos harrojmë që këto janë mjete që janë bërë burim aksidenti dhe kanë sjellë problem kaosi në trafik. Pra drejtuesit e mjetit duhet të përballen edhe me ato momente…
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në një konferencë për shtyp u pyet lidhur me paralajmërimin e ambasadës amerikane për rrezikun nga sulmet amerikane. Lamallari ritheksoi se është një njoftim rutinë i ambasadës, megjithatë theksoi se Policia ka marrë masa të shtuara. “Lidhur me situatën e sigurisë në vend, Shqipëria ka prej disa kohësh që ka marrë masa nga të gjithë agjencitë ligjzbatues e në bashkëpunim edhe me partnerë ndërkombëtarë. Jo vetëm kemi bërë vlerësimin e riskut, por edhe një plan masash për infrastrukturën kritike në përgjithësi. Policia e shtetit është me masa të shtuara në këto vendndodhje që konsideron me…
Në orën 11:00 do të nisë takimi i kryeministrit Edi Rama me krerët e bashkive në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Kjo mbledhje (me dyer të mbyllura) vjen në kuadër të turit të tij “Punët e Shqipërisë”, ndërsa nuk përjashtohet diskutimi i çështjeve të tjera me interes për pushtetin vendor. Në fokus është edhe Paketa e Maleve, puna për të cilën duhet të jetë e vrullshme nga ana e kryebashkiakëve, pasi kreu i qeverisë ka vënë një kusht për rikandidimin e tyre që lidhet pikërisht me këtë nismë. Ditët e fundit, numri një i kabinetit qeveritar ka mbajtur disa takime…
Sirenat e alarmit janë dëgjuar në disa zona të Izraelit, pasi Irani ka lëshuar një breshëri raketash drejt territorit izraelit. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se janë në veprim për të neutralizuar kërcënimin dhe për të kapur raketat e lëshuara. Ndërkohë, Komanda e Frontit të Brendshëm ka dërguar alarme emergjente në telefonat celularë të qytetarëve në zonat e rrezikuara, duke i udhëzuar ata të futen menjëherë në strehimore për sigurinë e tyre.