Besimtarët katolikë në Lezhë kremtuan E Premtja e Madhe përmes ritualit të shenjtë të “Udhës së Kryqit”, duke rikujtuar mundimet e Jezu Krishti në rrugën e Tij drejt kryqëzimit. Ceremonia filloi nga memoriali i Gjergj Kastrioti dhe përfundoi në Kalane të Lezhës. Dhjetëra besimtarë marshuan në këmbë, të udhëhequr nga Arqipeshkvi i Lezhës, Otavio Vitale, duke ndaluar në çdo stacion të simbolikës së kryqit për lutje dhe reflektim mbi sakrificën dhe vuajtjet e Krishtit. E premtja e madhe konsiderohet dita më e rëndësishme e javës së Pashkëve, duke ofruar një moment reflektimi mbi faljen, sakrificën dhe dashurinë për njëri-tjetrin. “Udha…
Author: tirana
Për dekada me radhë, kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë ka qenë një vijë që ndante dy botë të ndryshme, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Në prill të vitit 2026, kjo vijë është shndërruar zyrtarisht në një urë. Në një hap historik që pritet të riformësojë turizmin në Evropën Juglindore, Federata e Shoqatave Helenike të Agjencive Turistike dhe të Udhëtimit dhe Unioni i Turizmit Shqiptar kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në Athinë. Marrëveshja, e lidhur edhe me kontributin e Rrahman Kasës, kryetari i Unionit Turistik, Ceo & themelues i “Happy Tours Group”, hap rrugën për paketa të përbashkëta turistike dhe…
Njoftimi: Tiranë Vijon operacioni i koduar “Stolen line”. Sekuestrohen 2 automjete të tjera, tip “Audi SQ8” dhe “BMW”, me vlerë 120 000 euro, të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri. Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetasit që dyshohet se kanë trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen, 2 automjetet e vjedhura në Gjermani dhe në Zvicër. Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën 2 raste të tjera…
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përshëndeti sot 77-vjetorin e themelimit të NATO, duke e cilësuar aleancën si strukturën më të madhe dhe më të fuqishme të sigurisë dhe paqes në botë. Në një postim në rrjetet sociale, Nufi theksoi se që prej vitit 1949, NATO ka qenë garancia më e fortë e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjes kolektive për vendet anëtare, duke dëshmuar se uniteti dhe solidariteti mbeten themeli i paqes së qëndrueshme. Sipas tij, në një kontekst global që ndryshon me ritme të shpejta dhe përballet me sfida të reja të sigurisë, Aleanca mbetet e palëkundur në misionin e saj…
Në Tiranë, trotuaret dhe rrugët po lirohen çdo ditë nga tavolinat, karriget dhe tendat e vendosura pa leje nga bizneset, në kuadër të një pune të vazhdueshme për rikthimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve. Që prej muajit korrik 2025 edhe në kryeqytet ka vijuar puna për heqjen e objekteve që cenonin sigurinë e këmbësorëve dhe pengonin lëvizjen e lirë. Ndërhyrjet nuk përbëjnë një aksion të përkohshëm, por janë pjesë e një angazhimi të përditshëm institucional, që po shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit, me synim garantimin e aksesit në hapësirat publike për të gjithë. Zona pranë…
Kryeministri Edi Rama bën me dije vijimin e investimeve në qytetin e Vlorës përmes zgjerimit të shëtitores bregdetare “Lungomare 4”, në zonën e Plazhit të Vjetër. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë projekt si një tjetër investim të rëndësishëm për qytetin turistik, i cili synon të shtrijë standardet moderne të infrastrukturës dhe të japë një impuls të ri zhvillimit urban. Kreu i qeverisë theksoi se ndërhyrja do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e hapësirave publike dhe në rritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët, si dhe në forcimin e potencialit turistik të Vlorës.
Vendet europiane kanë diku mes tre dhe tetë muaj rezerva karburanti për avionët. Por disa qeveri nuk përjashtojnë mundësinë e futjes së masave të racionimit, në skenarin ekstrem (i cilësuar si “i largët”), me një reduktim të fluturimeve që nga maji ose qershori, duke filluar ndoshta me fluturimet e avionëve privatë përpara se të preken linjat e rregullta. Kjo del nga vlerësimet paraprake të brendshme që qarkullojnë mes disa autoriteteve të aviacionit civil në Europë, sipas burimeve komunitare. Një muaj krizë Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, pas shpërthimit të luftës mes SHBA-ve dhe Izraelit nga njëra anë dhe Iranit nga…
Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit i përfundon sot mandati i saj dhe ia dorëzon këtë detyrë kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes sot në orën 16:00, bëri të ditur zyra e presidentes Osmani. Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota “për” zgjodhi presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin. Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmanin, 11 vota rezultuan…
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, uroi sot NATO-n në 77-vjetorin e krijimit të saj me anë të një postimi në rrjetet sociale. Presidenti Begaj përshëndet këtë moment historik dhe riafirmon angazhimin e Shqipërisë për të qëndruar partner i palëkundur i NATO-s, në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë së përbashkët. “Prej 77 vitesh NATO është një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjen e përbashkët. NATO vazhdon të jetë simbol i unitetit dhe përgjegjësisë kolektive, duke mbrojtur vlerat demokratike dhe forcuar sigurinë Euroatlantike. Prej 17…
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e dobëta të shiut parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje dhe në jug të territorit. Në mbrëmje ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era…
Të gjithë ata që mbrëmjen e 1 prillit shkuan ta shohin live ndeshjen e basketbollit në NBA ndërmjet Chicago Bulls dhe Indiana Pacers patën një mundësi të rrallë, që të njihen me një pjesë të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare. Kjo për faktin se në sallën United Center të qytetit të madh amerikan, u prezantua Nata e Trashëgimisë Shqiptare, organizuar nga Komuniteti Shqiptaro Amerikan ne shtetin Illinois. “Në United Center shënuam një moment të parë për komunitetin tonë. Së bashku sollëm kulturën Shqiptare në një nga skenat më të mëdha në Chicago – me përfaqësim nga të gjitha trevat tona”, thuhet…
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me skandalin në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe hetimet e SPAK.PD synon të analizojë sigurinë kibernetike, mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, si dhe rreziqet që këto çështje mund të paraqesin për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si anëtare e NATO-s. PD thekson se Parlamenti duhet të marrë masa brenda juridiksionit të tij, pasi qytetarët janë ekspozuar disa herë nga rrjedhja e të dhënave, ndërsa infrastruktura kritike e shtetit është përdorur nga kompani private me interesa kriminale. Sipas PD-së, kjo…