Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar çështjen gjyqësore ndaj shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti, duke hedhur poshtë akuzat që kishin nxitur një valë hetimesh dhe debati publik në vend për të ashtuquajturën çështjen e inceneratorëve. Në mbyllje të procesit gjyqësor, të zhvilluar pranë Dhomës Penale të gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, është përfunduar se të gjitha pretendimet e mëparshme të shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti ndaj Veliajt janë të pavërteta. Mësohet se vetë shtetasi italian gjatë procesit gjyqësor ka pranuar se nuk ka pasur asnjë takim, komunikim apo marrëdhënie me kryebashkiakun, si në Shqipëri ashtu edhe…
Author: tirana
Brenda këtij muaji pritet aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së kalimit pa pagesë. Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë zhvilluar testet e fundit për funksionimin e plotë të pajisjeve. Kamerat e sigurisë, sistemet elektronike të kontrollit dhe infrastruktura mbështetëse po verifikohen për të garantuar një proces të rregullt në momentin e nisjes së tarifimit. Pagesa do të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit…
Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe 22 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri në vend. Për këtë çështje, sot krerët e partive politike do të rinisin serinë e takimeve për këtë qëllim. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pritet të takohet sot rreth orës 11:00 me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka konfirmuar që Kurti dhe Abdixhiku do të takohen të hënën. Derisa kriza institucionale po vazhdon, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka marrë të shtunën ushtrimin e detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani.Sipas…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme. Kryedemokarti ka zbatuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Ai u prit para ambienteve të prokurorisë nga mbështetës të tij.
Në fshatin Toç të Memaliajt ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në oborrin e një banese. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Njoftimi: Më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Asnjë njeri nuk ka qenë më larg shtëpisë sesa astronautët e misionit Artemis. Por ndërsa Toka bëhet gjithnjë më e vogël në pasqyrën e pasme të tyre, ata kanë pasur një lidhje të vazhdueshme me kontrollin e misionit në Houston, Texas. Fjalët e qeta të ekipit të NASA-s u kanë dhënë astronautëve një ndjesi ngushëllimi dhe lidhjeje me shtëpinë. Kjo lidhje është gati të humbasë. Ndërsa astronautët kalojnë pas Hënës rreth orës 23:47 BST (18:47 EDT) të hënën, 6 prill, sinjalet radio dhe lazer që lejojnë komunikimin e dyanshëm midis anijes dhe Tokës do të bllokohen nga vetë Hëna. Për rreth…
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot në Shkup për të drejtën e provimit në gjuhën shqipe. Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Besar Sejdiu, ka bërë thirrje për mbështetje të gjerë qytetare ndaj një proteste paqësore që do të mbahet të hënën në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit, protesta do të nisë në orën 12:30 nga Ura e Gurit. Studentët kërkojnë realizimin e së drejtës për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë që, siç theksohet, është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj, por që ende nuk…
Çmimet e naftës arritën në 110 dollarë për fuçi pas kërcënimit të presidentit Donald Trump kundër Iranit në mediat sociale. Sipas raportimeve, çmimi i naftës Brent u rrit fillimisht me 1.6%, duke arritur në 110.85 dollarë për fuçi, përpara se të tërhiqej lehtë gjatë tregtimit në Azi. Ndërkohë, nafta e tregtuar në SHBA shënoi një rritje prej 0.3%, duke arritur në 111.80 dollarë. Kjo rritje erdhi pasi Trump ushtroi më shumë presion mbi Teheranin duke kërcënuar se do të godiste urat dhe centralet energjetike të Iranit, nëse vendi nuk tërhiqej nga kërcënimi i tij kundër anijeve që përpiqen të kalojnë…
Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga Policia e Tiranës, ndërsa është arrestuar një 37-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili qarkullonte i armatosur dhe i pajisur me mjete të rrezikshme. Në pranga ra shtetasi me iniciale P. D., 37 vjeç, banues në Paskuqan, i cili kishte vendosur maskë silikoni. Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalim dhe tentoi të largohej me shpejtësi me një motomjet pa targa, por u kap pas ndjekjes pranë liqenit të Paskuqanit. Njoftimi i policisë: Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit dhe pronës, si dhe zbardhen 2 të tilla,…
Udhëheqësit e Serbisë dhe Hungarisë njoftuan të dielën, 5 prill, se pranë një tubacioni gazi në Serbi, i cili transporton gaz rus drejt Hungarisë, janë zbuluar lëndë shpërthyese. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se njësitë përkatëse kanë gjetur një mjet shpërthyes me fuqi të madhe. Sipas tij, në zonën e Kanjižës, në veri të vendit, vetëm disa qindra metra larg tubacionit, janë zbuluar dy pako të mëdha eksplozivi të pajisura me detonatorë. Nga ana tjetër, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, mblodhi Këshillin e Mbrojtjes për të diskutuar situatën. Ai u shpreh se, sipas informacioneve në dispozicion, dyshohet për një…
Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ngriti në këmbë Lezhën pak para mesnatës së sotme. Sipas bluve ka shpërthyer një bombol gazi në një biznes. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale në tre mjete të parkuara dhe 8 biznese ngjitur me vendngjarjen. ”Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe…
Tregu i punës në Shqipëri ka vijuar të ndryshojë dukshëm edhe në fund të vitit 2025, me një zhvendosje të punonjësve nga pagat e ulëta drejt atyre mesatare dhe të larta. Që nga viti 2023, pesha e punonjësve që paguheshin në nivelin minimal ose deri në 40 mijë lekë ka rënë ndjeshëm, duke zbritur nga një pjesë e konsiderueshme e totalit në një nivel shumë më të ulët deri në fund të 2025-ës. Kjo lidhet kryesisht me rritjen graduale të pagës minimale, e cila ka shtyrë edhe nivelet e tjera të pagave në rritje dhe ka detyruar bizneset të përshtatin…