Author: tirana

Fëmijët dhe të rinjtë në bashkinë e Kolonjës kanë tashmë ambiente të reja për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga këto ambiente, ku të rinjtë kolonjarë po zhvillojnë aktivitetet e tyre në këtë hapësirë. “Nga energjia e të rinjve nga Kolonja në sport, art e kulturë, tashmë në hapësira të reja dinjitoze”, shkruan Rama. Bashkia Kolonjë po vijon përpjekjet për përmirësimin e jetës komunitare përmes investimeve në ambiente sportive dhe kulturore moderne. Përmes këtyre investimeve, bashkia Kolonjë synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por edhe forcimin e jetës sociale dhe…

Read More

Ushtria izraelite po përgatitet të paraqesë një plan për shkatërrimin e fshatrave në Libanin jugor, si pjesë strategjisë për të zgjeruar zonën e sigurisë përgjatë kufirit me Libanin. Kjo strategji është menduar për të forcuar kontrollin në këto zona kufitare dhe për të krijuar një thellësi më të madhe sigurie kundër kërcënimeve që Izraeli beson se vijnë nga grupet e armatosura që operojnë në Libanin jugor. Sipas informacionit të raportuara, autoritetet ushtarake izraelite po përgatisin një propozim për udhëheqjen politike që përfshin këtë masë ekstreme. Plani ka për qëllim të sigurojë që banorët e fshatrave të vendosura pranë kufirit të…

Read More

Ka nisur në orën 09:00 këtë të premte, 3 prill, seanca e katërt në radhë e gjykimit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë të përfshirë në dosjen e tij. Në ambientet e Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion janë parë duke u futur avokati Maks Haxhia, Plarent Ndreca dhe biznesmeni Elman Abule. Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në sallë. Seanca e shkuar, përfundoi pa u hapur shqyrtimi gjyqësor, njësoj si dy seancat e para.Shkaku kryesor ishte mungesa e një prej avokatëve, çka e bëri të pamundur vijimin normal të procesit. Gjatë seancës pati përplasje mes…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e sistemit të drejtësisë. Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi ndërinstitucional në disa drejtime kyçe, që sipas ministrit lidhen me përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen infrastrukturore dhe rritjen e efikasitetit të sistemit. Sipas Ministrit Gogu, një nga pikat kryesore të bashkëpunimit do të jetë adresimi i boshllëqeve ekzistuese ligjore, përfshirë çështje që lidhen me statusin e prokurorëve, kompetencat proceduriale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Po ashtu, në fokus mbeten edhe koordinimi në nivel politikash publike,…

Read More

Janë vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale në Vlorë. Njoftimi: Vlorë/Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. -Iu vodhi me forcë, bizhuteri floriri, shuma parash dhe celularë, 3 shtetaseve të huaja, gjatë 2 muajve të fundit, vihet në pranga 25-vjeçari. -I dënuar me mbi 3 vjet bugim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, vihet në pranga 34-vjeçari. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas të shpallur në kërkim, organizuan menjëherë punën për…

Read More

Nëse dëshironi të udhëtoni me një kosto të përballueshme dhe të shijoni motin e ngrohtë pranveror, Tirana në Shqipëri është zgjedhja ideale, shkruan Jennifer Pinto në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”. Temperaturat arrijnë deri në 21 gradë Celsius në prill, ndërsa fluturimet direkte nga Britania e Madhe fillojnë nga vetëm 14,99 paund. Shumë turistë zgjedhin plazhet e Shqipërisë, por Tirana po bëhet gjithnjë e më popullore si një destinacion për pushime në qytet me buxhet të ulët. Në vitin 2025, revista “Time Out” e renditi Tiranën si destinacionin më të mirë evropian me buxhet të ulët,…

Read More

Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar dy vendime të reja që vendosin tarifa të larta për disa produkte farmaceutike të importuara dhe ndryshojnë rregullat ekzistuese për metalet. Masat e reja për ilaçet synojnë të nxisin prodhimin vendas, me tarifa që mund të arrijnë deri në 100%. Megjithatë, disa vende që kanë marrëveshje të veçanta me Uashingtonin, si Japonia, Koreja e Jugut, Bashkimi Evropian dhe Zvicra, do të përballen me tarifa më të ulëta, deri në 15%. Në të njëjtën kohë, administrata ka rishikuar edhe tarifat për metalet. Sipas rregullave të reja, produktet përfundimtare që përmbajnë sasi të…

Read More

Numri i llogarive që shqiptarët kanë në banka ka ardhur në rritje, por një pjesë e konsiderueshme tyre janë bosh. Sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) në fund të vitit 2025 kishte 2.93 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh. Pjesa më e madhe e depozituesve kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë. Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve, më pak sesa 5% zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka. Tendencë në 2025-n është rritja e numrit të depozituesve…

Read More

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.  Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të shoqërojnë ditën e sotme. Në zonën e Alpeve, në verilindje – juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-5 ballë

Read More

Shqipëria është në rrugë të mirë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian me 27 shtete anëtare, me anëtarësimin e mundshëm që mund të vijë aq shpejt sa në vitin 2030. Vendi është lavdëruar gjerësisht dhe vlerësuar shumë nga BE-ja dhe të tjerë për shpejtësinë dhe efikasitetin me të cilin ka, deri tani, mbyllur “kapitujt” negociues dhe gjithashtu progresin që ka bërë në zbatimin e reformave të konsideruara të nevojshme për t’u bashkuar me klubin e BE-së. Në të vërtetë, Shqipëria është shpallur si nxënëse e parë ndër disa shtete të Ballkanit të radhitura për anëtarësim të mundshëm në BE. Por…

Read More

Seanca e sotme plenare e Kuvendit nisi me debate lidhur me çështjen e sigurisë kombëtare, pas mesazhit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rreziqe të mundshme nga grupe të lidhura me Iran. Fillimisht deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ngriti shqetësimin për rreziqet nga sulmet kibernetike të Iranit, duke kërkuar transparencë më të madhe nga qeveria për masat e marra. Më pas kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai argumentoi se zhvillimet e fundit, përfshirë ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe shpalljen e Gardës Revolucionare si organizatë terroriste,…

Read More