Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me rrezikun që mund të ketë Shqipëria për ndonjë sulm nga Irani. Gjatë fjalës në Kuvend Balla ka kërkuar që të mos përhapet panik nga deputetët e opozitës, ndërsa iu drejtua Fatmir Mediut duke i thënë se duhet të shkojë dhe të japë llogari para drejtësisë për jetët e humbura në tragjedinë e Gërdecit. “Jemi krenar që kemi miratuar në Kuvend një deklaratë që për turpin tuaj nuk morët pjesë dhe thatë që i shpallëm luftë Iranit, ndërkohë lërini teatrot dhe bëni atë që…
Author: tirana
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur afishimin publik në kuadër të procesit të regjistrimit fillestar të pasurive në nëntë fshatra të qarkut Shkodër. Banorët e zonave përkatëse kanë mundësi të verifikojnë të dhënat e pasurive të tyre, si dhe listat përkatëse me sipërfaqet dhe pronarët e identifikuar, pranë njësive administrative ku zhvillohet procesi. Afishimi publik po realizohet në këto njësi administrative dhe zona kadastrale:Njësia Administrative Shalë: Abat (ZK 1000) dhe Gimaj (ZK 1714)Njësia Administrative Shosh: Brashtë (ZK 1264), Nikaj-Shosh (ZK 2792) dhe Palaj (ZK 2859)Njësia Administrative Pult: Bruçaj (ZK 1289), Gjuraj (ZK 1769), Plan (ZK 2979) dhe Xhan (ZK 3853)…
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka shprehur shqetësim në nisje të seancës plenare për njoftimin e dhënë një ditë më parë nga ambasada amerikane se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë edhe në Shqipëri subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara. Sipas Shehut, do duhej të ishte qeveria shqiptare ajo e cila të ngrinte alarmin dhe të bëjë me dije për qytetarët shqiptarë masat që po merren. Gjithashtu edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar që Presidenti të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas njoftimit që Ambasada Amerikane në Tiranë dha për sulme të mundshme nga grupe…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot, një bashkëbisedim me të reja dhe të rinj studentë, në sall “Liria” në Qytetin Studenti lidhur me ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. I pyetur nga një studente në lidhje me luftën kundër korrupsionit, Rama u shpreh se korrupsioni në Shqipëri sot është shumë më i madh në perceptim sesa në realitet, megjithëse mbetet ende një problem. Sipas tij, korrupsioni ekziston pasi institucionet janë ende në proces formësimi. “Ajo që e bën korrupsionin aktiv dhe “të suksesshëm” në kuptimin negativ është hapësira që ai gjen si alternativë për individët apo subjektet…
Një 66-vjeçar është vënë në pranga në Berat pasi në magazinën e tij mabnte armë zjarri, armë gjuetie si dhe municion luftarak pa leje. Njoftimi: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat goditën një rast të mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak. Si rezultat i veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. T., 66 vjeç, banues në fshatin Galinë, Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në magazinën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri (pushkë), 1 armë gjuetie (çifte), si dhe…
Policia e Lushnjës ka kapur një 39-vjeçar, i cili dyshohet se dogji automjetin e një qytetari, me porosi të një 28-vjeçari. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte pronësie mes porositësit dhe xhaxhait të pronarit të makinës së djegur. Sipas njoftimit të Policisë, menjëherë pas kallëzimit të shtetasit D. V., që automjeti i tij u dogj pranë banesës në fshatin Pluk, u organizuan veprime operacionale dhe hetimore për të përcaktuar autorësinë dhe rrethanat e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të hetimit, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i djegies, shtetasi Mario Biti, 39 vjeç, banues në të njëjtin…
Banka e Shqipërisë miratoi sot Deklaratën dhe Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë 2025. Raporti i Stabilitetit Financiar është një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga Banka e Shqipërisë, me qëllim kryesor identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve me të cilat operon sistemi financiar dhe infrastruktura e tij. Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, veprimtaria e sistemit financiar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. Zgjerimi i aktivitetit të sektorit bankar u përshpejtua, me kontribut kryesor nga rritjet e depozitave dhe të kapitalit, të cilat u orientuan kryesisht drejt kreditimit dhe investimeve…
Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një bashkëbisedimi me studentët se Shqipëria aktualisht nuk po përballet me ngadalësim në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian. Ai theksoi se perceptimet për një “ngadalësim” shpesh krijohen nga pasqyrat mediatike, të cilat sipas tij, nuk i verifikojnë gjithmonë informacionet dhe shpesh garojnë për vëmendjen e publikut. Rama nënvizoi se Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj dhe se refuzimet e mëparshme nga BE-ja nuk lidhen me performancën e vendit, por me qëndrime politike të vendeve anëtare. Kryeministri gjithashtu vuri theksin mbi rëndësinë e këtij momenti historik, duke e cilësuar si një mundësi…
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit goditi Detin Molucca pranë ishullit Ternate të Indonezisë të enjten në mëngjes, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe dëme materiale. Tërmeti, i regjistruar në orën 06:48 sipas kohës lokale në një thellësi prej 35 km, shkaktoi paralajmërime për cunami që më pas u hoqën. Një grua 70-vjeçare në Sulawesi Verior vdiq pasi u shtyp nga rrënojat e një ndërtese, raportoi agjencia kombëtare e lajmeve Antara. Banorët raportuan se dridhjet ishin ndër më të fortat që kanë ndjerë gjatë gjashtë viteve të fundit. Gazetarja Isvara Safitri nga Manado tha për BBC-në se…
Kryeministri Edi Rama tha se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të sjellë ndryshime thelbësore për të rinjtë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe punësimit. Gjatë një bashkëbisedimi me studentë, ai theksoi se aktualisht ata paguajnë më shumë se bashkëmoshatarët e tyre në vendet e BE-së, ndërsa me integrimin, shqiptarët do të trajtohen si vendas në çdo universitet dhe qytet europian. Rama nënvizoi se kjo do t’u japë mundësi të kërkojnë punë dhe të ndërtojnë jetën në të gjithë kontinentin, duke e cilësuar këtë proces si një hap me ndikim të drejtpërdrejtë për çdo qytetar. Kryeministri shtoi gjithashtu se…
Këtë të enjte Kuvendi do të mblidhet një seancë plenare, në rendin e së cilës parashikohet një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin. Diskutimet do të fokusohen te emërimet në radhët e policisë dhe situata e kriminalitetit brenda saj. Një nga çështjet që pritet të dominojë debatin është marrja e detyrës së drejtorit të Policisë nga Skënder Hita, e cila pritet të jetë në qendër të përballjes mes deputetëve të opozitës me ministrin e Brendshëm. Më tej, ministri Lamallari do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve Arjan Ndoja dhe Erald Kapri. Në rendin e ditës është përfshirë edhe një interpelancë…
Rama: “Ndërkohë që po flisnin ministrat po bëja një numërim të sallës. Ka rreth 27 djem. Por më e rëndësishmja është që gjithë pjesa tjetër janë vajza. Unë besoj shumë te vajzat dhe te gratë dhe mendoj se është evidente në këtë shoqëri që jetojmë, që nëse do ketë shpëtim njerëzimi, ai do i vijë nga gratë dhe vajzat. Më vjen mirë që jemi këtu për të folur për këtë temë, që në pamje të parë duket një temë që flitet përditë, por është larg. Shumëkujt i duket që ne jemi në Europë për sa kohë mund të lëvizim lirisht, për…