Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi dje një takim me raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ionut-Marian Stroe dhe Pawel Jablonski. Në qendër të diskutimeve ishte ecuria e reformës në drejtësi dhe sfidat e ardhshme. Gjatë takimit, Gogu theksoi se procesi i vetingut po shkon drejt përmbylljes, ndërsa institucionet e drejtësisë kanë hyrë në një fazë të re zhvillimi. Sipas tij, sfida kryesore tashmë mbetet rritja e cilësisë së sistemit, përmes garantimit të profesionalizmit, paanshmërisë dhe funksionimit efektiv në shërbim të qytetarëve. Në bisedime u trajtuan gjithashtu çështje që lidhen me luftën kundër korrupsionit, situatën në institucionet e…
Author: tirana
Është shtyrë sërish seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë. Seanca e radhës do të mbahet në datën 3 prill në orën 9:00. Ashtu si në seancat e mëparshme, Veliaj nuk ishte i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, duke u përfaqësuar nga avokati Ndreca. SPAK u përfaqësua nga prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani. Gjatë seancës, avokati i Fatmir Bektashit, Sokol Hazizi, kërkoi ndarjen e çështjes, duke argumentuar se procesi nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë. Nga ana tjetër, prokurori Ols Dado e cilësoi këtë si një strategji për të shtyrë procesin,…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq Artiol Saliasi., ish-drejtor i përgjithshëm i AMP dhedhe Gezim Sala, drejtor i drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ Në përfundim të hetimit, rezultoi se Muci Shaljani, i cili humbi jetën i qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Rinasit, pranë Aeroportit Nënë Tereza së bashku me shtetasin Gilmandi Danin ishte emëruar në mënyrë të jashtëligjshme si punonjës i Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore (AMP). Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…
Temperaturat e ulëta kanë sjellë edhe reshje dëbore në disa zona. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore. “Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Boboshticë-Dardhë dhe në Kukës-Shishtavec Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë bërë pastrimin e akseve rrugore menjëherë pa sjellë probleme me qarkullimin. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, thuhet në reagim.
Nis seanca gjyqësore e themelit për Erjon Veliajn dhe 29 të tjerët. Raportohet se Veliaj nuk është paraqitur, por të pranishëm janë dy prokurorët e çështjes. “Veliaj ka bërë një deklaratë ku thotë ‘dëshiroj të përfaqësohen nga avokati i tij Plarent Ndreca, i cili është i pranishëm’”, shprehet gjykata. Ajola Xoxa, dhe ish-deputetja Klotilda Bushka mungojnë në seancë, por janë mbrojtësit e e tyre. I pranishëm nga të pandehurit është Elman Abule. Po ashtu mungon ish-polici Fatjon Baci, por edhe avokati i tij Artan Simoni. Gjykata pyet prokurorët si të procedohet për nisjen e gjykimi kur njëri nga të pandehurit…
Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos janë kualifikuar për fazën finale të Kupës së Botës pas fitoreve në ndeshjet play-off kundër Bolivisë dhe Xhamajkës. Iraku triumfoi 2-1 ndaj Bolivisë në Monterrey, duke e rikthyer vendin në Botëror pas 40 vitesh. Sulmuesi Aymen Hussein shënoi golin vendimtar në pjesën e dytë, pas avantazhit të shënuar nga Ali Al-Hamadi dhe barazimit të Bolivisë nga Moises Paniagua. Trajneri i Irakut, Graham Arnold, theksoi punën e palodhur të lojtarëve: “Shkëlqyen mentalitetin luftarak irakian dhe e merituan fitoren.” Në Grupin I, Iraku do të përballet me Norvegjinë, Francën dhe Senegal. Ndërsa DR Kongo kualifikohet për…
Policia e Shijakut ka sekuestruar 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta, sende të kundërligjshme dhe sasi kokaine brenda një banese. Për pasojë është vënë në pranga poseduesit, shtetasi Shkëlqim Varaku, pasi i mbante na banesë me qëllim shitjen e tyre. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “River”. Në kuadër të ktij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. V., 59 vjeç, banues…
Shqipëria shënon sot 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO, një moment historik që shënoi konsolidimin e kursit euro-atlantik dhe forcimin e sigurisë kombëtare. Në një postim në rrjetin social X, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vlerësoi këtë përvjetor si një hap vendimtar drejt së ardhmes së vendit, duke theksuar se që prej anëtarësimit, Shqipëria ka dëshmuar se është një aleate e përkushtuar dhe e besueshme. Sipas Hoxhës, vendi ka kontribuar në mënyrë aktive në misionet dhe operacionet e NATO-s, ndërsa ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë mbështetjen e vazhdueshme…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si një arritje historike që ka forcuar sigurinë, sovranitetin dhe rolin e saj në aleancën Euroatlantike. Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Shqipërisë si një aleate e denjë në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të vendit në misionet dhe operacionet e Aleancës. Në këtë kontekst, Presidenti Begaj shprehu krenarinë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilat kanë kontribuar me dinjitet krah aleatëve kudo sa herë dhe ku…
Nuk e dimë nëse ju kanë gënjyer apo keni gënjyer sot, por e dini si lindi 1 Prilli-Dita e Gënjeshtrave? Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit” dhe nëpër botë njihet si “Dita e Budallenjve” (April Fool’s Day). Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Perandori e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave. Ky shpjegim u…
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në verilindje-lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metërv në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Banka e Shqipërisë ka thyer përsëri rekordin e blerjes së valutës gjatë vitit 2025, duke blerë 1 miliard e 27 milionë euro, me qëllim rritjen e rezervës valutore dhe frenimin e forcimit të kursit të lekut. Sipas të dhënave të publikuar nga Banka e Shqipërisë mbi ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor, rezulton se, kjo shifër shënon një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë. Nga kjo shumë, 297,9 milionë euro përbëjnë blerjet e planifikuara për rritjen e rezervës valutore, ndërsa 729,1 milionë euro janë blerje direkte në treg për të penguar rënien e mëtejshme të kursit euro-lek,…