Qeveria italiane ka refuzuar autorizimin për uljen e disa bombarduesve amerikanë në bazën ushtarake të Sigonellës, një vendim ky i ministrit të Mbrojtjes, Guido Crosetto, i marrë disa ditë më parë, por është mbajtur fillimisht konfidenciale. Vendimi erdhi pasi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes, Luciano Portolano, u informua nga Shtabi i Forcave Ajrore italiane se disa avionë bombardues amerikanë kishin planifikuar të uleshin në Sigonella përpara se të vijonin drejt Lindjes së Mesme. Sipas burimeve për Corriere della Serra, autoritetet amerikane nuk kishin kërkuar asnjë autorizim paraprak dhe nuk kishin konsultuar strukturat ushtarake italiane, ndërsa plani i fluturimit…
Author: tirana
U ekzekutua nga policia vendimi i gjykatës së Durrësit për shtetasin turk Harun Sarica, 42 vjeç, me pozicion drejtor i prodhimit të çelikut në kompaninë Kurum. Ai është nën hetim për menaxhim të mbetjeve dhe gjykata ka kërkuar arrest në burg për të në lidhje me hetimin për 2800 ton mbetjet toksike që u tentua të eksportohen në Tajlandë në 2024-n. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata pati caktuar paraprakisht 33 masa sigurie për këtë çështje, por një pjesë e tyre nuk u ekzekutuan në kohë pasi nuk u gjetën personat.
Sërish në ‘skenë’ grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”. Në një njoftim të bërë në Telegram, pretendohet se është sulmuar infrastruktura teknologjike e disa institucioneve gjyqësore. “Këtë herë drejtësia përballë sistemit të korruptuar gjyqësor shqiptar. Rrjetet kibernetike të sistemit gjyqësor të korruptuar shqiptar janë hakeruar. Të dhënat dhe dokumentet e kësaj strukture korruptive janë në duart e atdhetarëve të Drejtësisë së Atdheut. Ju duhet të paguani çmimin për bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj terroristëve Muxhahedin. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri të Drejtësisë së Atdheut…”, thuhet në postimin e tyre. Megjithatë, përmes një reagimi zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme sqaron…
Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është drejtuar këtë të martë, 31 mars, Gjykatës së Lartë, me kërkesë lirimin e tij. Në rekursin e tij, të regjistruar sot, Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Kujtojmë se më 24 mars, ai ofroi një garanci prej 50 mijë eurosh në kërkim të lirimit të tij, por Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e rrëzoi këtë kërkesë të ish-kreut të shtetit, duke e lënë në burg. Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit…
NASA filloi numërimin mbrapsht të hënën për nisjen e parë të njerëzimit drejt Hënës në 53 vjet. Raketa 32-katëshe e Sistemit të Nisjes Hapësinore është gati të niset të mërkurën në mbrëmje me katër astronautë. Pas një dite në orbitë rreth Tokës, kapsula e tyre Orion do t’i çojë ata rreth Hënës. Nuk ka ndalesa – vetëm një kthesë e shpejtë rreth satelitit të Tokës. Fluturimi gati 10-ditor do të përfundojë me një ulje në Paqësor. Menaxherët thanë se raketa po ecën mirë pas raundit të fundit të riparimeve. Parashikuesit e motit thanë se koha duhet të jetë e mirë…
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, në konferencë për shtyp këtë të martë, 31 mars, ku po prezanton prioritetet, arritjet dhe nismat e fundit në sektorin arsimor. Fillimisht u fokusua tek progresi në përmbushjen e kapitujve 25 dhe 26 të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Nënvizoi se kapitulli 26, që lidhet me arsimin dhe kulturën, është pothuajse i përmbushur. “Është krijuar Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar, me vendim të Këshillit të Ministrave, është miratuar Plani i Veprimit për Arsimin Digjital 2025-2030, i cili synon modernizimin e mësimdhënies dhe përdorimin e teknologjisë në procesin arsimor. Është lançuar Baza Shtetërore e të…
“Një komb, një zemër, një e ardhme.” Me këtë mesazh, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi mbajtjen e Samitit IV të Diasporës në Tiranë, në datat 13-14-15 prill. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha shkroi se “përmes rrënjëve lartësohemi dhe të bashkuar forcohemi”, duke iu referuar kështu sloganit zyrtar të samitit të këtij viti. Ministri i Jashtëm publikoi ftesën zyrtare, drejtuar bashkëkombësave përtej kufijve, ftesë që mban firmën e Kryeministrit Edi Rama. Në mesazhin e dërguar nga Rama përmes kësaj ftese, shkruhet se “samiti i prillit është hapësira ku do të diskutojmë se si…
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi sot se skema e naftës mbështet uljen e kostos së fermerëve. Në një konferencë për shtyp me gazetarët sot, Salla tha se ndër vite skema e mbështetjes së fermerëve, ka qenë nga dhënia e naftës drejtpërdrejtë, te mbështetja me fonde. “Ne kemi kaluar në mbështetje me pagesë për uljen e kostove, sipas standardeve të BE-së. Ne do ta mbulojmë edhe në vitin 2026 dhe është një nga skemat që është diskutuar me shumë edhe nga mediat. Skema e naftës është një skemë mbështetëse për uljen e kostos dhe ne kemi menduar…
Komiteti parlamentar iranian miraton planin për vendosjen e tarifave në ngushticën e Hormuzit. Mediat shtetërore iraniane raportuan se një komitet parlamentar iranian kishte miratuar një propozim për të mbledhur tarifa mbi anijet që udhëtojnë nëpër ngushticën e Hormuzit. Sipas një postimi në Telegram nga agjencia e lajmeve Fars, ngushtica do të mbyllet për anijet nga SHBA-të, Izraeli dhe vendet që kanë marrë pjesë në sanksionet ndaj Iranit, dhe Irani do të ketë një rol “sovran” në zbatimin e sistemit të ri. Propozimi, i miratuar nga komiteti i sigurisë i parlamentit iranian, thuhet se do të kërkojë dakordësinë e vendeve të…
Dhjetë vite më parë, Kosova nuk kishte luajtur kurrë një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, tani është vetëm 90 minuta larg kualifikimit për fazën finale të kësaj vere. Shteti ballkanik, i cili shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe u njoh zyrtarisht nga FIFA dhe UEFA në vitin 2016, pret Turqinë në ndeshjen play-off të së martës. Nëse fiton, Kosova, e renditur e 78-ta në botë, do të sigurojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës me 48 skuadra që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Ndeshja do të luhet në stadiumin e mbushur plot “Fadil…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se autoveturat All-Electric përbëjnë 51,6% të regjistrimeve me km 0 gjatë muajve Janar–Shkurt 2026. Sipas DPSHTRR, kjo shifër është +50% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. DPSHTRR bën me dije se “flota Euro 5 e sipër përbën 80,6% të mjeteve të reja të regjistruara gjatë kësaj periudhe, duke shënuar një rritje prej 13% krahasuar me vitin 2025”. Kjo qasje pozitive tregon një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve për përfitimet që ofron përdorimi këtyre automjeteve. Përveç kostove të ulëta të mirëmbajtjes, ato ndihmojnë në uljen…
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në konferencë për shtyp këtë të martë, 31 mars, ku po flet për miratimin e Skemës Kombëtare Mbështetëse për Fermerët. “Është një skemë që ne e kemi konsoliduar së bashku me fermerët në të gjithë territorin, në një dëgjesë me ta, që do ta prezantojmë sot”, u shpreh ai, duke theksuar se qeveria ka akorduar një buxhet prej 5.2 milionë lekë për këtë nismë. “Do të mbështesim të gjitha aplikimet apo projektet, që janë investimet në sera, pemë frutore, vreshta, stalla, mekanikë bujqësore, agroturizëm…Do të hapim investime për thirrje të reja,…