Author: tirana

Qindra hektarë tokë bujqësore vazhdon të jenë të përmbytura nga lumi Seman në territorin e bashkisë Lushnjë. Prej 4 ditësh uji është prezent në fshatrat Zhelizhan, Imsht, Mazhaj, Murriz, Çukas, Mëhallëz dhe aktualisht nuk po largohet. Dëmet në bujqësi janë të mëdha dhe sipas banorëve gjithçka e mbjellë në fushë apo në sera është kalbëzyer. Në Tokat brenda argjinaturës së lumit Seman niveli i ujit nuk ka rënie. Banorët nuk kanë mundësi të largojnë ujin, ndërsa akuzojnë bashkinë se ka lënë prej vitesh pa pastruar asnjë kanal. Ne oborre dhe banesa nuk ka prezencë uji në territorin e bashkisë Lushnje.…

Read More

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka publikuar këtë të hënë, 12 janar, datat e provimeve të Maturës 2026. Kështu, me datë 2 qershor 2026, do të mbahet provimi i gjuhës së huaj, më 9 qershor ajo e gjuhës shqipe dhe letërsi, më 16 qershor matematika dhe më 23 qershor provimi me zgjedhje. Lëndët me zgjedhje do të jenë kimi, fizikë, biologji, histori, gjeografi, qytetari dhe psikologji, filozofi dhe sociologji, ekonomi, histori arti, histori muzike dhe histori baleti. Gjithashtu është publikuar dhe rregullorja e Matyrës Shtetërore 2026, duke theksuar se provimet do të nisin në orën 10:00, e kohëzgjatja do të…

Read More

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se portofoli energjetik i vendit ka nisur tashmë të diverisifikohet, ndërsa objektivi është që deri në fund të kësaj dekade, 30% e prodhimit të jetë nga era dhe dielli. Gjatë prezantimit të projektit për parkun eolik të Tropojës, Rama u shpreh se nëse arrihet ky objektiv deri në vitin 2030, Shqipëria do ta ketë plotësisht të garantuar një sistem elektroenergjetik të vetëmjaftueshëm. Ndërkohë, Rama tha se “çdo gjë që do të prodhojmë përtej nevojave do ta eksportojmë”. “Nuk do të kemi më para të hedhura jashtë vendit për të blerë energji, por do të…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, në një konferencë për mediat sot në 12 janar, foli për drejtësinë në Shqipëri dhe rritjen e cilësisë së saj. Gonzato tha se ai e di që është e vështirë, që të rritet cilësia e drejtësisë në vend, pa rritur personelin. Sipas tij, Shqipërisë i duhen më shumë gjyqtarë, prokurorë dhe asistentë ligjorë, për drejtësi më efikase. Ai kërkoi edhe harmonizimin e ligjeve me ato të BE-së. “Viti që kemi përpara ëshë një vit i rëndësishëm për drejtësinë. Drejtësia është shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ne do mbështesim gjithmonë…

Read More

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, ndërsa bëhet me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale E.M., 37-vjeç është shoqëruar në Komisariat. “Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin…

Read More

Në një konferencë për mediat, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, u fokusua te cilësia e drejtësisë në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Sadushi u shpreh se shpejtësia pa koherencë dhe pa arsyetim të qëndrueshëm përbën rrezik për sigurinë juridike dhe besimin e publikut. “Drejtësia nuk mund të matet vetëm me numra; prova kryesore mbetet vendimi i arsyetuar, i kuptueshëm dhe i zbatueshëm”, deklaroi ai. Në qendër të fjalës së tij, Kryetari i Gjykatës së Lartë vendosi rolin e jurisprudencës së unifikuar, veçanërisht të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Sipas Sadushit, mungesa e koherencës në praktikën gjyqësore sjell vendime…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër–Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.D., me detyrë shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas AMP-së, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, I.D., duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Milot–Morinë, është përfshirë në një aksident rrugor, si pasojë e të cilit janë dëmtuar pasagjerët e një automjeti tjetër, shtetasja XH.H. dhe dy fëmijë të mitur, shtetasit Z.B. dhe S.B. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhen…

Read More

Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore të vendit, pavarësisht temperaturave shumë të ulëta të shënuara gjatë natës. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se temperaturat minimale kanë zbritur deri në -18°C në Valbonë, -15°C në Kukës dhe Qafë Thanë, si dhe -10°C në Dibër. Ndërkohë nuk janë regjistruar reshje shiu apo dëbore. Sipas ARRSH-së, kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, me mjete dhe punëtorë të shtuar, duke kryer pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të respektojnë…

Read More

Bashkia e Shkodrës njoftoi sot se situata hidrologjike paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat kritike dhe pa banesa me prezencë uji në brendësi të tyre. Sipas bashkisë Shkodër, sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 945 hektarë, e shpërndarë sipas njësive administrative Dajç rreth 120 hektarë, Velipojë rreth 195 hektarë, Ana e Malit rreth 600 hektarë dhe Bërdicë 30 hektarë. Sipas bashkisë, prania e ujit është e kufizuar në sipërfaqe të hapura bujqësore. Në Obot, uji është prezent vetëm në oborre, pa depërtim në banesa; qarkullimi është i garantuar dhe…

Read More

Edhe qarku i Dibrës është i përfshirë nga temperatura të ulëta, ku në disa zona regjistrohet vlera -15 gradë Celsius. Në Bashkinë Dibër, rruga rurale Peshkopi–Lurë është e pakalueshme nga bora, ndërsa Peshkopi–Selishtë kalohet me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë. Vijojnë të jenë të bllokuara disa rrugë të brendshme në njësitë Selishtë, Lurë, Kala e Dodës, Zall Dardh, Tomin dhe Lurë. Në Bashkinë Bulqizë, rruga që lidh Qytetin e Vjetër me Qytetin e Ri pranë terminalit mbetet e bllokuar nga uji dhe akulli, ndërsa janë të pakalueshme edhe rrugët në njësitë Trebisht, Ostren, Martanesh dhe pjesërisht Zerqan e Fushë Bulqizë. Në Bashkinë Klos,…

Read More

6 familje janë evakuuar mbrëmjen e kaluar në zonën e Katundit të Ri në Durrës. Sipas burimeve nga emergjencat civile këto familje kanë qenë të përmbytura, por nuk kishin pranuar më parë të linin banesat. Me rritjen e prurjeve në lumin Erzen ato janë evakuuar si masë sigurie. Situata raportohet në përmirësim në lagjet periferike të Durrësit, ndërsa prani uji vazhdon të ketë në zona të Katundit të Ri e Sukthit, si dhe në rrugën Kthesa e Perlatit Sukth- Hammallaj

Read More