Në qarkun e Gjirokastrës situata pas reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjeve po vijon të përmirësohet gradualisht, me gjithë problemet e vazhdueshme në terren. Moti sot në 12 janar është kryesisht i kthjellët dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm, megjithëse reshjet e dobëta dhe rreziku për rrëshqitje dherash mbeten të mundshme në disa zona, sipas parashikimeve meteorologjike për vendin. Në bashkinë Gjirokastër, rruga e Qafës së Çajupit vazhdon të jetë e bllokuar, ku dhe ditën e sotme do të punohet nga kontraktori dhe ekipet e emergjencës për hapjen e saj. Bashkia po vijon gjithashtu punimet për largimin e mbetjeve dhe…
Author: tirana
Qarku i Elbasanit vijon të jetë i përfshirë nga moti i ftohtë, me temperatura shumë të ulëta, të cilat në zonat malore kanë zbritur nën -10°C. Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë janë regjistruar reshje dëbore, ndërsa temperaturat kanë arritur deri në -15°C. Rruga është pastruar dhe trajtuar me kripë dhe qarkullimi vijon normalisht. Në akset Elbasan–Gjinar dhe Elbasan–Tiranë (aksi i vjetër nga Krraba) nuk ka prezencë dëbore, ndërsa kriposja ka vijuar në pikat problematike. Prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës janë ulur dhe aktualisht nuk paraqesin rrezikshmëri. Që prej mesditës së djeshme vijojnë shkarkimet nga HEC Banjë në…
Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e degëve vendore, ku disa drejtues të lartë janë emëruar ose rikthyer në detyrë, në vijim të lëvizjeve të fundit të komandës qendrore të forcës policore. Këto ndryshime synojnë forcimin e punës operative dhe të koordinimit në terren në qytete kryesore të vendit. Në Qarkun e Korçës, Drejtuesi Vilson Bala është emëruar në detyrë si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë. Bala ka një karrierë të gjatë në struktura të policisë vendore dhe pritet të marrë drejtimin e punës policore në zonë. Po ashtu, Drejtuesi Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor…
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar pamje nga Kolonja. Ai ka publikuar pamje nga zonat pyjore të Kolonjës, të mbushura me dëborë. “Mirëmëngjes. Me Kolonjën magjike dhe ftesën për ta vizituar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. Rënia e dëborës në vend, ka bërë që shumë persona të preferojnë të udhëtojnë në zona malore.
Sot priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin e vendit. Reshje të dobëta shiu do të përfshijnë qarqet Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të pakta deri lokalisht të dobëta. Në zonat e Veriut, Lindjes dhe Juglindjes, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke sjellë kushte tipike dimërore, veçanërisht në zonat malore. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 0 deri në 5 gradë Celsius. Në zonat e ulëta pritet që temperaturat të zbresin deri në…
Ervin Salianji ka ironizuar organizimin e protestave dhe takimeve të fundit të PD-së, duke deklaruar se partia sot po mbledh më pak njerëz para Kryeministrisë sesa Shoqata e Gjuetarëve të Korçës mblodhi në vitin 2021. Duke folur në një takim me demokratët, Salianji solli si shembull një protestë të zhvilluar tre vite më parë, kur ai kërkoi mbështetjen e shoqatës së gjuetisë në Korçë për kundërshtimin e moratoriumit. “Në 2021 kërkoj takim me shoqatën e gjuetisë Korçë, kishin shqetësim moratoriumin. Thanë nuk duam ndihmë nga ju si parti, por duam të heqim në Parlament moratoriumin dhe do ta shihni sa…
Nga Vladimir Muçaj Në një shtet të së drejtës, funksionimi i drejtësisë nuk mund dhe nuk duhet të kushtëzohet nga perceptimet mediatike, aq më pak nga debatet emocionale të paneleve televizive që shpesh e zëvendësojnë analizën juridike me retorikë politike. Rasti i znj. Belinda Balluku ka nxjerrë në pah një fenomen shqetësues: zhvendosjen e “gjykimit” nga sallat e gjykatave në studio televizive, ku disa gazetarë kanë marrë rolin e prokurorit, gjyqtarit dhe ekzekutuesit, pa asnjë përgjegjësi ligjore. Është paradoksale dhe në të njëjtën kohë absurde mënyra se si një proces hetimor, ende i papërfunduar dhe pa një vendimmarrje gjyqësore përfundimtare,…
Djali i inxhinierit të shquar Egon Gjadri, Ervini, tregoi se pas shitjes së dy hidrocentraleve të Bistricës, Ulzës dhe atij të Shkopetit, u bënë përpjekje për të shitur edhe Kaskadën e Drinit në vitet kur Sali Berisha ishte Kryeministër. Gjadri tha se privatizimi i Kaskadës së Drinit do të ishte fundit i energjetikës shqiptare. “Babai u skandalizua kur e mori vesh. Në këto kushte që jemi sot për shkak të luftës në Ukrainë, nuk mund të imagjinohet si do të ishte situata nëse Kaskada e Drinit do të privatizohej. Do të ishte katastrofë, fundi i energjetikë shqiptare” – tha Ervin…
Kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar datën se kur do të mbahet protesta e dytë kombëtare. Mësohet se është zgjedhur data 24 janar, ndërsa ora nuk është vendosur ende. Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së që u mbajt ditën e sotme në ambientet e selisë.
Policia e Tiranës ka arrestuar 43-vjeçaren Alma Bime, drejtuese e sektorit të Emigracionit në Ministrinë e Brendshme, nën dyshimet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj. Sipas njoftimit zyrtar, veprimet janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të cilët kanë ndërhyrë pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëjetuesi i saj. Ngjarja vjen disa muaj pasi Bime ishte shoqëruar nga policia, në dhjetor, për akuza që lidhen me kanosje dhe dëmtim prone. Burime mediatike bëjnë me dije se konflikti mes saj dhe…
Një person humbi jetën nga moti i keq në Durrës. Astrit Hysenaj u gjet i mbytur në një kanal. Ai banonte në fshatin Arapaj teksa ishte edhe punonjës i Ndërmarrjes së Komunales. Familjarët e tij shprehen se Hysenaj humbi jetën në krye të detyrës. Sipas tyre, ai ishte duke pastruar autostradën pranë kanalit, kur u rrëmbye nga rrjedha e fortë e ujit. Familjarët kërkojnë që ngjarja të njihet zyrtarisht si humbje jete në krye të detyrës dhe të faktohet se, në momentin kur u rrëmbye nga uji, ai ishte në punë. “Familjarët kërkojnë që ky ka rënë në krye të…
Bashkia e Durrësit informoi sot se të gjitha grupet janë duke punuar në terren për menaxhimin dhe përballimin e situatës, ndërkohë që janë evakuuar 851 qytetarë, të cilët janë sistemuar në strukturat akomoduese dhe asistuar sipas nevojave. Në një njoftim për mediet bashkia e Durrësit theksoi se po ndjek nga afër situatën duke i qëndruar pranë qytetarëve dhe duke i mbështetur ata kudo ku ka problematika. Sipas bashkisë, në zonat e prekura nga përmbytjet janë shpërndarë 1190 pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore dhe fondacione të ndryshme. Në njësitë administrative Sukth dhe Katund te Ri janë 2000 ha tokë…