Author: tirana

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Lushnjë, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur në qytet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të operacioneve për kapjen e personave në kërkim, kanë vënë në pranga shtetasin M. S., banues në këtë qytet. Sipas Policisë, i riu ishte shpallur në kërkim që prej datës 21 mars 2026, pasi në ambientet e një lokali në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku ai qëndronte me pesë persona të tjerë, u gjet dhe u sekuestrua në xhupin e tij një armë zjarri pistoletë. Në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit,…

Read More

Është ekstraduar nga Italia 49-vjeçari Aleks Ndreka alias Aleks Deda, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’ nga Gjykata e Posaçme. 49-vjeçari siguroi kushtet për vrasjen e tre shtetasve shqiptarë, në vitin 2017, ekstradohet nga Italia, 49-vjeçari. Në vijim të koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit Aleks Ndreka alias Aleks Deda.49-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin…

Read More

Gjykata e Lartë ka nisur procedurën për rishikimin e praktikës gjyqësore për aplikimin e masës së sigurisë arrest me burg dhe kohëzgjatjen e tij. Prej orës 09:30, Kolegjet e Bashkuara janë mbledhur për ndryshimin e praktikës së njësuar të deritanishme për masat e sigurisë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur diskutimet brenda sallës. Gjykata kërkoi nga prokurori, Arqile Koça të shpjegojë arsyet për ndryshimin e praktikës. Prokurori argumentoi se masat alternative shpesh janë të pazbatueshme dhe theksoi se barra e provës duhet t’i takojë prokurorit, ndërsa gjykata duhet të shqyrtojë interesin publik dhe të drejtat e njeriut. Pjesë…

Read More

Eksperti i IT, Shahin Dokuzi, i ftuar në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, foli mbi mesazhet dhe telefonatat e rreme që mund të na vijnë me qëllim marrjen e të dhënave tona bankare. “Shitjet me AI kanë zëvendësuar shitjet tradicionale. Mund të vijë një telefonatë në shqip, mund të drejtohet edhe në emër, nuk është çudi. Mashtrohen edhe të rinjtë, kështu që edhe moshat e mëdha mund të bien pre e mashtrimit. Synimi është të na marrin të dhënat e kartës. Mund të thonë që keni një gjobë për të paguar, kështu që na…

Read More

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla propozoi që mocioni me debat për raportin e KE të zhvillohet në seancën e 14 majit. Propozimi i Ballës u miratua në Kuvend me votat e mazhorancës. “Me këtë variantin, ose pranojeni, ose nuk ka, nuk e bëjmë dot. Me 83 mandate, presione nuk hamë. Sa i përket fasadës së normalitetit, kur ju kemi përjashtuar ne? Ju keni përjashtuar veten. Nuk keni arsyetim t’i thoni popullit shqiptar pse nuk votoni ligjet për integrimin europian. Një qëndrim i deputetëve të PD është të ketë mocion me debat, por nuk kishte datë. Unë jam për…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar në seancën plenare të Kuvendit lidhur me kërkesën e opozitës për mocion me debat mbi çështjet e integrimit europian. Në fjalën e tij, ai theksoi se qeveria ka përmbushur detyrimet për raportim, duke përmendur katër raporte të paraqitura, ndërsa pranoi se afatet për zhvillimin e debatit janë tejkaluar. Balla propozoi që mocioni të zhvillohet në datat 7 ose 14 maj, duke akuzuar njëkohësisht opozitën për mungesë bashkëpunimi dhe mbështetjeje ndaj nismave ligjore, pavarësisht thirrjeve për angazhim në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. “Sa i përket çështjeve të mocionit me…

Read More

Shëtitorja “Taulantia” në Durrës shumë shpejt do të ketë një pamje të re. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako inspektoi sot kantierin e shëtitores “Taulantia” ku puna po vijon me ritme të larta. Kryeministri bëri të ditur se brenda muajit qershor, kjo shëtitore e rilindur do të jetë gati për të mikpritur turistët e shumtë. Në këtë shëtitore ka nisur tashmë edhe montimi i strukturave hijezuese të konceptuara nga studioja prestigjioze e arkitekturës europiane, spanjollja “Bofill Taller de Arquitectura”. Ricardo Bofill është një arkitekt spanjoll i njohur për dizajnet e tij të guximshme dhe…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në aksin rrugor Vlorë-Kuç. Në vendin e quajtur “Ura e Laskos”, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Katër persona mbetën të plagosur nga ky aksident, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në njoftimin e policisë thuhet: Sot në datë 09.04.2026 në aksin rrugore Vlorë -Kuç në vendin e quajtur “Ura e Laskos” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë mjeti tip Suzuki me targë AA912YO me drejtues S Z dhe mjeti tip Nissan me targe AB753TO me drejtues I Gj i cili u transportua me autoambulancë në drejtim…

Read More

Me afrimin e festës së Pashkës, një nga traditat më të rëndësishme që ruhet në familjet shqiptare është lyerja e vezëve të kuqe, një ritual me simbolikë të thellë fetare dhe kulturore. Sipas traditës, vezët lyhen në dy momente kryesore. Në të “Enjten e Madhe”, familjet ngjyrosin një pjesë të vezëve, duke i dedikuar nga një për çdo anëtar të familjes, për persona të afërt, si dhe një vezë për shtëpinë, e cila ruhet për një vit të plotë deri në Pashkën tjetër. Ndërsa në të “Shtunën e Madhe”, lyhen sërish vezë, këtë herë në sasi më të madhe për…

Read More

Rreth 550 kulla të identifikuara në zona të ndryshme të vendit do t’i nënshtrohen procesit të formalizimit, duke u pajisur me tituj pronësie për të garantuar siguri juridike për qytetarët dhe për të nxitur ruajtjen e kësaj pasurie të vyer kulturore. Agjencia Shtetërore e Kadastrës bëri të ditur se, procesi synon zgjidhjen përfundimtare të problematikave të pronësisë për këto objekte karakteristike, të cilat prej vitesh kanë funksionuar në kushte informaliteti, duke penguar investimet dhe restaurimin e tyre. Pajisja me dokumentacion të rregullt ligjor pritet të krijojë mundësi të reja për zhvillim, veçanërisht në fushën e turizmit kulturor dhe agroturizmit. Kullat,…

Read More

Shkolla “Bido Sejko” në Konispol është transformuar plotësisht në kuadër të programit të investimeve publike 2025–2026, që synojnë përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin pedagogjik. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo shkollë, ku është investuar në ambientet mësimore por edhe për krijimin e infrastrukturës sportive, duke përfshirë ndërtimin ose rikonstruksionin e terreneve për aktivitete fizike. Falë këtij investimi shkolla është pajisur po ashtu edhe me sistemi modern ngrohjeje, ndërsa janë bërë ndërhyrje edhe për rritjen e eficiencës energjetike të godinës. Investimi ka krijuar një mjedis më të përshtatshëm për procesin mësimor, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit, duke…

Read More

Globalisht, çmimet e naftës u rritën në tregjet aziatike të enjten pasi investitorët monitoruan zhvillimet mbi armëpushimin e brishtë mes SHBA-ve dhe Iranit. Armëpushimi dy-javor i kushtëzuar tashmë është vënë në provë pas një vale sulmesh ajrore të Izraelit mbi Libanin, që shkaktuan paralajmërime nga Teherani për një “përgjigje vdekjeprurëse”, nëse sulmet vazhdojnë. Çmimet e naftës kishin rënë të mërkurën pas njoftimit për armëpushimin, i cili përfshinte edhe rihapjen e Ngushticës kyçe të Hormuzit, një rrugë kyçe detare për transportin global të energjisë. Megjithatë, shqetësimet mbi qëndrueshmërinë e marrëveshjes dhe kontrollet iraniane mbi lundrimin po mbajnë tregjet në tension. Sipas…

Read More