Author: tirana

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, në një konferencë për shtyp ditën e premte, deklaroi se në lidhje me çështjen e detit me Greqinë, është krijuar një ekip që do të paraqesë argumentet në një gjykatë ndërkombëtare. “E dimë çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur, gjykata ka vendosur… Sot gjendemi në situatën më pozitive në marrëdhëniet tona me Greqinë. Ka një dëshirë të dyanshme për të ecur përpara. Nëse u hapën kapitujt, kemi edhe dakordësinë e Greqisë sepse procesi nuk do të vazhdonte ndryshe. Kjo reflekton edhe frymën e marrëdhënieve me Greqinë. Në diskutimin që kam pasur me ministrin grek kam…

Read More

Rreth 1500 nxënës dhe 150 të vegjël do të përfitojnë nga kompleksi i ri arsimor që po ndërtohet në zonën e Yzberishtit, në rrugën “3 Dëshmorët”, ku po ngrihet një shkollë 9-vjeçare, një shkollë e mesme dhe një kopsht i integruar me hyrje të veçantë. Projekti pritet të përfundojë në shtator të vitit 2027 dhe synon t’i japë zgjidhje mungesës së infrastrukturës arsimore në një nga zonat me rritjen më të shpejtë në kryeqytet. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, u shpreh se ky investim plotëson një kërkesë të hershme të banorëve. “Jemi…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot se po punohet që brenda vitit 2026 të formalizohet një qasje më e strukturuar për sa i përket zgjidhjes së problemit të transportit publik. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo theksoi se ka një qasje të re nga qeveria për të ndërtuar një program kombëtar, sidomos për zonat turistike. “Synohet të ofrohet një transport urban më cilësor dhe patjetër për të garantuar në të njëjtën kohë lëvizshmëri më të lehtë për turistët”, tha ai. Demo solli në vëmendje nismën e qeverisë për sa i përket mbështetjes së…

Read More

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu mori pjesë sot në konferencën shkencore juridike të organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, me temë “Parimi Ne Bis in Idem në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar”. Në fjalën e tij, Ministri Gogu theksoi se ky parim përfaqëson një nga garancitë themelore të shtetit të së drejtës, duke siguruar që askush të mos ndiqet apo ndëshkohet dy herë për të njëjtin fakt. “Ne bis in idem nuk është vetëm një formulë juridike, por një garanci konkrete për qytetarin, që shteti nuk e përdor forcën e tij dy herë për të njëjtin…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar sot me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese në të cilën kërkon shfuqizimin e vendimit nr. 29, datë 09.02.2026, të GJKKO-së (vendim i gjyqtarit te seancës paraprake znj. Etleva Deda), si dhe për pavlefshmërinë e të gjitha veprimeve të kryera mbi bazën e këtij vendimi. Në një deklaratë për median, avokati Plarent Ndreca shprehet se krahas kësaj, kërkesa përfshin edhe shpalljen si antikushtetuese të dy dispozitave ligjore që kanë kontribuar drejtpërdrejt në cenimin e të drejtave kushtetuese të kryebashkiakut Veliaj, si dhe të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, që ndodhet në…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot se reforma administrativo-territoriale duhet të përqendrohet te rritja e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe jo te numri i bashkive. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo theksoi se ministria luan një rol partneriteti me komisionin në këtë proces. “Kjo është një reformë që të dyja palët duhet ta shtyjnë para. Ministria, cilido që të jetë produkti i komisionit, do të duhet ta implementojë atë në territor”, tha Demo. Demo tha se nuk ka qëndrim për sa i përket formës që duhet të marri reforma. “Puna po…

Read More

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan katër akte që lidhen me Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat përfshijnë pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionet ushtarake ndërkombëtare dhe zhvillimin e industrisë ushtarake në vend. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, gjatë një deklarate për mediet theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura në misionet ndërkombëtare. Ai tha se kjo pjesëmarrje kthehet në një pasuri për Shqipërinë, duke sjellë njohuritë dhe eksperiencën nga operacionet komplekse ndërkombëtare. “Dy prej akteve që miratuan lidhen me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionet ushtarake ndërkombëtare. Pjesëmarrja e personelit tonë atje tregon…

Read More

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për qarkun e Shkodrës. Në komunikimin me gazetarët, pas përfundimit të mbledhjes, Karakaçi tha se projekti quhet “Porta e Alpeve” dhe është i financuar në vlerën 50 milionë euro me Bankën Evropiane të Investimeve dhe 50 milionë euro nga buxheti i shtetit. “Pra, kemi një vlerë totale prej 100 milionë euro për projektin ‘Porta e Alpeve’ në Shkodër, për projekte infrastrukturore të natyrave të veçanta. Programi dhe marrëveshja kanë disa komponentë. I pari ka të bëjë me rehabilitimin…

Read More

Këtë të premte, më 10 prill, u zhvillua mbledhja e kabinetit qeveritar. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj ka dalë në një konferencë për mediat, ku po zbulon vendimet e marra sot në këtë mbledhje. “Ne kemi bërë një rregullim ligjor që parashikon që për të gjithë ata persona të verbër do të kemi një përjashtim tatimor dhe do të përfitojnë nga lehtësirat fiskale që legjislacioni ynë ka.”, tha Ibrahimaj. Pasojat e luftës do të kenë ndikim minimal në ekonominë shqiptare dhe më konkretisht në shtresat që nuk mund të përballojnë më rritje të çmimeve. Gjatë fjalës së saj,…

Read More

Në seancën plenare, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbrojti aktivitetin e portit të kompanisë MBM në Porto Romano, duke kundërshtuar kritikat e opozitës për mungesë kapacitetesh dhe problematika në sektorin portual. Gjatë debatit në Kuvend, Balla kritikoi tonet e opozitës, duke i krahasuar me diskursin e viteve të “luftës së klasave”. “Vjen këtu dhe na flet si dikur në këtë sallë. Flisnin për luftën e klasave, jo ik ti, jo i atij”, u shpreh ai duke iu drejtuar deputetit Redi Muçi të Lëvizjes Bashkë. Ai theksoi se sulmet ndaj biznesit janë të pajustifikuara dhe se kompanitë…

Read More

Postimi i avokatit të Beqajt: Në cilësinë e përfaqësuesit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike: Asnjë vendim unifikues i Gjykatës së Lartë nuk lidhet me ndryshimin e masës sime të sigurisë. Të enjten, më 09.04.2026, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë diskutuan çështjen e paraburgimit. Po atë mbrëmje, në emisione televizive prime time, u trajtua e njëjta temë. Në pothuajse të gjitha studiot, për ilustrim, u përdor edhe fotografia ime. Sipas drejtuesve të këtyre emisioneve, vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë po merret edhe për të më liruar mua nga…

Read More

Tensioni midis Kolumbisë dhe Ekuadorit është përhapur edhe në tregti, teksa ky i fundit po kërcënon të rrisë tarifat doganore për produktet e importuara nga Bogotá nga 50% në 100% muajin e ardhshëm. Presidenti kolumbian Gustavo Petro e përshkroi kërcënimin si “monstruoz” dhe tha se në shenjë hakmarrjeje, vendi i tij do të largohej nga Komuniteti Ekonomik i Andeve, i cili përfshin Ekuadorin, Bolivinë dhe Perunë. “Ky është thjesht një monstruozitet” që “sinjalizon fundin e Pacto Andino për Kolumbinë, ne nuk kemi më vend atje”, theksoi presidenti social demokrat nëpërmjet X. Vendimi i Ekuadorit për të rritur tarifat nga maji…

Read More