Author: tirana

Gazetari Artan Hoxha u paraqit këtë të hënë në SPAK. Raportohet se ai është paraqitur pranë Prokurorisë, për të dorëzuar audio-përgjimin origjinal të 21 Janarit, protestën ku u vranë katër persona. Pasi doli nga SPAK, Artan Hoxha dha një prononcim për mediat ku u shpreh se materiali i dorëzuar sot është kaseta origjinale e regjistruar në audio ku dëgjohen qartësisht urdhrat që janë dhënë nga komandanti i Gardës, para gjatë dhe pas momentit kur ndodhën vrasjet në 21 janar. Më tej ai shton se sipas audio regjistrimit, ‘vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia por me urdhër’. “Ka qenë një deklarim…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se ligji “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme” ka hyrë në fuqi më 22 janar. Gjatë një konference për shtyp, Malaj sqaroi se udhëzimet përkatëse do të miratohen brenda gjysmës së parë të muajit shkurt, për të mundësuar nisjen e procesit të rivlerësimit në mënyrë të qartë. “Ligji u miratua me Paketën Fiskale. Udhëzimet përkatëse pritet të miratohen shumë shpejt, brenda gjysmës së parë të muajit shkurt, në mënyrë që të vijohet me procesin e rivlerësimit”, tha ai. Deri më 31 dhjetor 2026 të gjithë individët që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme…

Read More

India planifikon të ulë tarifat për makinat e importuara nga Bashkimi Evropian në 40% nga nivelet aktuale deri në 110%, thanë njerëz të njohur me bisedimet. Ky veprim është më i madhi deri më tani për të hapur tregun e madh të automobilave të Indisë, ndërsa Nju Delhi dhe Brukseli i afrohen njoftimit të një marrëveshjeje të gjerë të tregtisë së lirë që mund të finalizohet që të martën. Qeveria e kryeministrit Narendra Modi ka rënë dakord të ulë menjëherë tarifat e importit për një numër të kufizuar makinash nga BE-ja me 27 anëtarë, me një çmim importi prej më…

Read More

Dy të dërguar të RAI-it në Minneapolis të SHBA-së, janë kërcënuar nga agjentë të ICE. Gazetarët e emisionit “In Mezz’ora”, Laura Cappon dhe Daniele Babbo ishin në makinë, kur një agjent i emigracionit i afrohet dhe i urdhëron të ulin xhamin e dritares. “Ule xhamin”, dëgjohet të ketë thënë ICE. “Jo nuk e ul, s`po bëjmë asgjë të keqe. Jemi gazetarë italianë.”, thotë gazetarja. “Ule se ndryshe do ta thyejmë. Ky është paralajmërimi i vetëm. Nëse vazhdoni të na filmoni, nëse vazhdoni të na ndiqni, do të thyejmë xhamin dhe do t’ju tërheqim zvarrë jashtë makinës”, thotë ICE. Gazetarët ishin…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se procesi i hartimit të projektligjit për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet ka përfunduar fazën e konsultimeve dhe pritet që shumë shpejt të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e Administratës Tatimore, Ilir Binaj, ministri Malaj bëri të ditur se projektligji është konsultuar me palët e interesuara, me palët e treta, si dhe brenda kabinetit qeveritar. Pas miratimit në Këshillin e Ministrave, ai do të ndjekë procedurat e mëtejshme në komisionet parlamentare dhe në Kuvend. Sa i përket primit të sigurimit, Malaj theksoi se…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot, më 26 janar, se Shqipëria po ndërton strategjinë e saj mbrojtëse dhe po fokusohet në forcimin e Forcave të Armatosura dhe strukturave të Emergjencave Civile. Sipas tij, modernizimi dhe investimi në personel dhe pajisje është një prioritet strategjik për vendin. “Ministria e Mbrojtjes do të rrisë pagat, që deri në vitin 2029 të arrijmë mesataren e pagave të NATO-s. Synojmë të kemi 30 përqind forca aktive dhe profesionale, dhe po rrisim numrin e të rekrutuarve, që tregon se Forcat e Armatosura shihen si një punë e rëndësishme nga të rinjtë shqiptarë”,deklaroi Vengu. Ministri…

Read More

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë pune në Jeruzalem në Izrael, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në kuadër të kësaj vizite, kryeministri Rama do t’i drejtohet sot me një fjalë seancës plenare në Knesset. Në këtë vizitë, kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe delegacioni zyrtar. Gjatë ditës së djeshme kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama u ndalën në memorialin e viktimave të Festivalit Nova, një monument që përkujton viktimat e masakrës së festivalit muzikor Nova gjatë…

Read More

Shoqëria civile ka marrë në dorë bashkimin e opozitës, pasi Partia Demokratike nuk arriti në asnjë moment pas zgjedhjeve të ulet bashkë në një tryezë me të vegjlit. Një grup i shoqërisë civile, me qëndrim opozitar, ka vendosur të nisë takimet me forcat e djathta për të negociuar organizimin e një tryeze politike për arritjen e një marrëveshje. Nisma Duke konstatuar me shqetësim degradimin e qeverisjes dhe përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e saj, rritjen e pushtetit të krimit të organizuar dhe narkotrafikut në vendimmarrjen publike dhe vetëdijshëm për vështirësitë që ka opozita në ndërtimin e alternativave të…

Read More

Banorët e qytetit të Fushë-Krujës, paraditen e kësaj të hëne, kanë bllokuar aksin rrugor të quajtur Unaza e Qytetit. Kjo protestë ka për qëllim apelimin ndaj institucioneve për rikonstruksionin e saj. Me dhjetëra banorë janë të vendosur në kërkesën e tyre drejtuar institucioneve për marrjen e masave dhe rehabilitimin e kësaj unaze të qytetit. Me dhjetëra automjete përshkojnë këtë aks, madje edhe ato të tonazhit të rëndë janë shkak i dëmtimit masiv të këtij aksi. Sipas banorëve, protestat do të vijojnë nëse institucionet nuk reagojnë, duke e konsideruar këtë rrugë si një ndër arteriet kryesore të Krujës, e cila shërben…

Read More

Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe borë në zonat malore, sipas sinoptikanëve. “Parashikohet që dita e martë të sjellë një ndërprerje krejt të përkohshme të reshjeve, duke i zhvendosur në zonat malore. Dhe sërish, në pjesën e dytë të mërkurës, gjatë natës dhe mëngjesi i së enjtes do të fuqizojë vransirat, duke sjellë reshje. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe ulët”, tha sinoptikania Lajda Porja. Temperaturat maksimale do të jenë në kufijtë e 15 gradëve në zonat e ulëta dhe bregdetare. “Sa i përket vlerave termike gjatë kësaj jave, pritet që…

Read More