AAPSK ka regjistruar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia gjatë vitit 2025, duke reflektuar një përmirësim të dukshëm të performancës krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat vjetore nga qiradhënia arritën në rreth 221.5 milionë lekë në vitin 2025, nga 159.2 milionë lekë në vitin 2024. Diferenca prej 62.3 milionë lekësh përkthehet në një rritje rreth 39% në bazë vjetore, një tregues i qartë i eficiencës më të lartë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Analiza mujore tregon se rritja nuk ka qenë sporadike, por e shpërndarë përgjatë gjithë vitit, me…
Author: tirana
Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, nenit 13, pika 5, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, si dhe duke marrë në konsideratë se në mbledhjen e parë të Këshillit, të zhvilluar më datë 19.12.2025, deputetë anëtarë të këtij këshilli kanë kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “për dhënie e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, të lidhet me marrjen dhe vlerësimin paraprak të vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se një shqyrtim i tillë synon garantimin e një procesi…
Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po përgatitet për një tjetër stuhi të ftohtë dimërore, që deri tani ka vrarë dhjetëra njerëz, la miliona amerikanë në errësirë dhe ndërpreu udhëtimet ajrore. Një valë e re të ftohti pritet të godasë vendin gjatë fundjavës, duke sjellë temperatura rekord dhe një tjetër stuhi të madhe, ndërsa amerikanët ende përpiqen të rikuperohen nga vala e parë. Dhjetëra të vdekur Të paktën 38 persona kanë vdekur për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit, aksidenteve ose nga hipotermia, sipas një bilanci të përpiluar nga AFP bazuar në informacione nga mediat dhe autoritetet lokale.…
Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 shprehin shqetësimin e tyre të thellë për paraburgimin pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një letër të përbashkët, krerët e 76 bashkive e quajnë mbajtjen në paraburgim pa afat të Imamoglusë dhe Veliajt një “trend të rrezikshëm” që kërcënon demokracinë vendore në Ballkan dhe më gjerë. Ata kërkojnë t’i jepet fund masës së paraburgimit ndaj tyre: “Thirrja jonë e qartë është t’i jepet fund paraburgimit pa afat të Kryetarit Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit Erion Veliaj, dhe…
Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë. Një në tre martesa kanë përfunduar në divorc në vitin 2024, sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Të dhënat për martesat konfirmojnë se Shqipëria nuk po përballet vetëm me një valë ndarjesh, por edhe me një tkurrje të fortë të vetë institucionit të martesës. Nga rreth 29…
Bordi i Paqes ka publikuar pranimin e Shqipërisë si një anëtare themeluese të organizatës ndërkombëtare të Paqes dhe Stabilitetit, në nivel global. Ky hap historik vjen si rezultat i angazhimit të Shqipërisë për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe integritetit territorial, duke kontribuar kështu në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Në një postim të Bordit të Paqes, në X thuhet: “Bordi i Paqes mirëpret Shqipërinë si një anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje.
Miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal Pas një seance plenare që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar paketën e ndryshimeve në Kodin Penal me 85 vota pro. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, e cilëson vendimin si një avancim të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në adresimin e problematikave që lidhen me sigurinë publike, kontrollin e territorit, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore dhe terrorizmin. Sipas Lamallarit, ndryshimet e miratuara përmbushin gjithashtu detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit europian, përmes përafrimit të 7 akteve kyçe të Acquis communautaire. Ai thekson se sfida…
Mali i Zi dhe Shqipëria janë të parët në radhë për anëtarësim në BE nga të gjitha vendet kandidate. Pranimi i këtyre vendeve është një perspektivë realiste dhe jo si rezultat i favorizimit të BE-së, analizoi këto ditë një forum i mbajtur nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike (wiiw). Pjesëmarrësit vunë në dukje se pavarësisht pozicionit të favorshëm, Shqipëria ka një përqendrim shqetësues të pushtetit dhe Presidenti i Serbisë Vuçiç mund të krijojë ende paqëndrueshmëri në Mal të Zi, ndaj një skenar i anëtarësimit të pjesshëm në BE është më i mundshëm në tre vitet e ardhshme. Sipas…
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet e shiut hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonëne Alpeve reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metra dhe në juglindje në…
Gazetari dhe ish-punonjësi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Granit Sokoli, i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ngriti shqetësime serioze mbi sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke e krahasuar vendin tonë me standardet e Bashkimit Europian dhe vendet e rajonit. Ai theksoi se, pavarësisht disa përmirësimeve, problematikat mbeten të pranishme, veçanërisht në baxhot dhe punishtet e vogla, si edhe në tregjet informale ku mungon gjurmueshmëria e produkteve. Sipas Sokolit, Shqipëria renditet pas vendeve si Mali i Zi dhe Serbia në aspektin e sigurisë ushqimore, ndërsa çmimet e larta dhe mungesa e reformave radikale mbeten pengesa serioze në rrugën…
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, foli në Kuvend sa i takon protestës kombëtare të thirrur nga opozita më 24 janar, që u shoqërua me tensione të forta. Ajo e theksoi se Policia e Shtetit nuk ka ushtruar dhunë, por është përballur me dhunë. “Dua të them dy fjalë edhe për atë që është temë dite, me protestën që u zhvillua të shtunën dhe rolin e Policisë. Një diskutim u bë këtu duke përbaltur punonjësit e Policisë dhe kam detyrim moral e politik të sqaroj se Policia e kreu detyrën më së miri dhe me përpikmëri. Nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve,…
Prokurorja Lindsey Halligan në SHBA është larguar nga Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara në Distriktin Lindor të Virxhinias. Vendimi i jep fund një përplasjeje të pazakontë, që zgjati për muaj me radhë, mes administratës Trump dhe gjykatës federale. Sipas raportimeve, prej javësh gjyqtarët kishin kërkuar shpjegime se pse prokurorja Halligan vazhdonte të paraqitej në dokumentet zyrtare gjyqësore si “prokurore e SHBA-së”, pavarësisht një vendimi të dhënë në nëntor, sipas të cilit ajo ishte emëruar në mënyrë të paligjshme.Përplasja u shtua kur gjykata vuri në pikëpyetje legjitimitetin e rolit të saj dhe kërkoi që çështja të sqarohej në mënyrë…