Author: tirana

FIFA ka vendosur të nxjerrë në shitje më shumë bileta për ndeshjet e Kupës së Botës, pas kritikave të shumta nga tifozët lidhur me rritjen e çmimeve dhe krijimin e kategorive të reja më të shtrenjta. Sipas njoftimit të FIFA-s, të mërkurën në orën 11:00 (EDT), do të hapet një raund i ri shitjesh për 104 ndeshjet e turneut, duke përfshirë biletat në kategoritë 1, 2 dhe 3, si dhe një kategori të re më të shtrenjtë “front category”. Kjo kategori e re ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët, të cilët kanë deklaruar në rrjete sociale se besonin që kishin blerë…

Read More

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme në veri e qendër.Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut do të vijojnë të jenë prezente me intensitet të ulët, ndërsa në qendër dhe lokalisht në jug reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar të martën me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023. Në fjalët përfundimtare në gjyqin ndaj tyre, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për ta, duke pretenduar se vrasja e 30-vjeçares, bashkëshorte e Murselit, ishte kryer në mënyrë të planifikuar. Duke kundërshtuar akuzat e Prokurorisë, avokatët e të akuzuarve thanë se nuk ka prova të drejtpërdrejta se Murseli, Plava dhe Kokalla kanë kryer veprat penale. Vëllai i Ademajt ka kërkuar burgim të përjetshëm për…

Read More

Rama: Na duhet modernizimi i rrjetit të laboratorëve dhe veterinarëve. Nuk janë detyra, por zgjedhje të pashmangshme për të nesërmen tonë. Në fund ligji i shkruar nuyk e bën punën. Punën e bëjnë njerëzit që zbatojnë ligjin, që duan të luftojnë informalitetitn. Kjo nuk është një ccështje ekonomike ose cilësie por është pjesë e luftës së shtetit të së drejtës. Detyrat janë shumë të qarta: Nga njëra anë zhvillimi i mëtejshëm i dijeve dhe trajnimi i mëtejshëm me përgjegjësitë dhe barrën qytetarë të detyrës dhe ndërtimi i një kulture kontrollesh zyrtare në bazë risku të monitoruara nga qendra për ti dhënë…

Read More

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, u shpreh sot se Shqipëria ndodhet në moment historik të rrugëtimit drejt familjes evropiane dhe në fazë vendimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimi Evropian. Në takimin e mbajtur në Tiranë për sigurinë ushqimore, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, drejtuesja e AKU-së, Blerina Gjylameti, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato dhe kryeinspektori Dashnor Sula, Dhuka tha se gjatë vitit 2025 Shqipëria ka çelur negociatat për të gjitha fushat, duke përfshirë 33 kapituj dhe tashmë ka hyrë në fazën më intensive, atë të përgatitjes teknike…

Read More

Rama: Ky proces lidhet me sfidën më të vështirë dhe më komplekse të të gjithë proceseve të anëtarësimit, sfida e sigurisë ushqimore. Dua të përsëris rëndësinë madhore që ka për ne dhe vendin tonë dhe të ardhemen e fëmijëve procesi i integrimit në BE. Dikush e kupton si një proces që lidhet me detyra që ne duhet ti plotësojmë sepse nga i kërkojnë të tjetër. Në fakt, ky proces lidhet me një bagazh dijeje që ne duhet ta importojmë nga BE në Shqipëri për të ndërtuar shtetin europian të shqiptarëve. Pa BE, pa gjithë këtë bagazh dijesh që vjen në këtë…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Europian në BE Silvio Gonzato po merr pjesë në takimin e kryeministrit Edi Rama me operatorët ushqimorë. Duke folur për sigurinë ushqimore, Gonzato tha: “Siguria ushqimore nuk është një kërkesë teknike por një e mirë themelore. Siguria ushqimore mbron qytetarët dhe bizneset mund të konkurrojnë në mënyrë të drejtë. Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të negociatave. Arritjet maten me sistemet që funksionojnë. Pasojnë tek laboratorët e certifikuar. Autoritetet mund të përdorin burimet e kufizuara dhe ti bazojnë në kontrolle që në bazë kanë rrezikut. Mishi dhe qumështi, hendeku me BE është i madh. Përmirësimi i…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot  prill një takim me operatorë të biznesit ushqimor. Fjalën e para e mori drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Blerina Gjylameti. Ajo tha se thertoret duhet të jenë të standardeve evropiane. “Duhet që të kemi thertore që kanë standarde evropiane. Kjo eliminon kontaminimin e ushqimeve. Sektori i qumështit po ashtu është një problem më vete. Do zbatojmë një strategji, duke mbështetur fermerët, me një qasje me standarde evropiane. Do të ngremë laboratorë dhe do të rrisim infrastrukturën për shpërndarjen e produkteve. Duam të ndërtojmë një sistem të matshëm dhe transparent. Siguria ushqimore…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha theksoi sot se, diplomacia ekonomike është një prioritet i politikës sonë të jashtme. Hoxha zhvilloi një takim me drejtorin Ekzekutiv të Luxair, Gilles Feith, dhe ekipin e tij, ku u diskutuan mundësitë për vendosjen e lidhjeve ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Luksemburgut. “Diplomacia ekonomike është një prioritet i politikës sonë të jashtme,” shkroi Hoxha, në një postim në rrjetet sociale duke shtuar se nuk bëhet fjalë për slogan. Hoxha nënvizoi se, me një sektor turizmi në rritje të shpejtë në Shqipëri dhe me infrastrukturën ajrore në zgjerim, potenciali për linja të reja…

Read More

Është një ditë shumë e rëndësishme në Islamabad. Në Pakistan takohen sot delegacionet e Amerikës dhe të Iranit, në tryezën që mund të vendosë fatin e paqes apo rinisjen e luftës. Sot është dhe dita e fundit e armëpushimit që skadon të mërkurën. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se një zgjatje e tij është “shumë e pamundur”, shkruan A2. Kryetari i Parlamentit të Iranit nga ana tjetër, njofton se Teherani po përgatit “karta të reja në fushën e betejës” nëse luftimet me SHBA-në rifillojnë. Një tjetër zyrtar, Gholamhossein Mohseni Ejei, kreu i gjyqësorit të Iranit, tha se Teherani duhet…

Read More

Një operacion i gjerë antidroge është ndërmarrë këtë të martë nga policia e Tiranës.Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije Prokuroria janë lëshuar më shumë se 30 urdhër-arreste për persona që dyshohet se janë të përfshirë në trafik droge. Deri më tani janë ekzekutuar disa nga këto urdhra, ndërsa operacioni është në vijim.

Read More

U përurua sot hapja e Kampusit Ndërkombëtar të Tiranës (ICCT), fryt i bashkëpunimit mes Univesitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe Universitetit të Teknologjisë së Compiègne në Francë (UTC). Ministrja e Arsmit Mirela Kumbaro, në ceremoninë e përurimit e vlerësoi këtë moment si një arritje në përpjekje për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë. “Nuk është një bashkëpunim i ri, pasi fillesat i ka pasur shumë herët, por si një marrëveshje bilaterale mes dy universiteteve, ndërsa sot kemi programet e përbashkëta në inxhinieri kompjuterike dhe në inxhinierinë e sistemeve elektronike, nën ICCT dhe përgëzoj gjithë stafin akademik dhe studentët që i kanë…

Read More