Author: tirana

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, me rastin e Pashkës, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë. Në urimin e saj Nikolla shkruan se Krishti, prej errësirës së thellë u ringjall për të gjithë ne. “Rrugëtimi i Krishtit është më i larti  shembull i përkushtimit. Në natën e acartë të dimrit, Jezusi lindi për të gjithë ne. Në botën e trazuar ku jetoi, u shërbeu me përdëllim të gjithëve. Nga vuajtjet e shkaktuara prej zemërimit, urrejtjes dhe lëndimeve, u kryqëzua për të gjithë ne. “Me vdekje vdekjen shkeli” dhe prej errësirës së thellë u ringjall për të gjithë ne. Gëzuar Pashkën ortodokse!”, shkruan Nikolla.

Read More

Në gjykatën e Foggia-s në Itali u mbajt seanca e dytë gjyqësore e procesit ndaj 45-vjeçarit Taulant Malaj. Ai akuzohet për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare Jessica, fqinjit italian Massimo De Santis, si dhe për plagosjen e bashkëshortes Tefta, të cilën e akuzonte për lidhje me italianin. Trupës gjykuese iu shfaqën dy videot e masakrës, së ndodhur më 6 Maj të 2023. Taulant Malaj mori pjesë në seancë vetëm për pak minuta, pasi pak çaste pas shfaqjes së njërës prej videove, të cilat të dyja bashkë zgjasin 15 minuta, ai nisi të bërtiste dhe të godiste me kokë hekurat…

Read More

Një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati në Selanik. Autorët e atentatit, dy burra dhe një grua, udhëtonin në një mjet tip Renault pa targa. Më pas, njëri prej personave qëlloi të paktën tre herë mbi 41-vjeçarin, i cili lëvizte me motor dhe sapo kishte hequr kaskën. Një nga plumbat e kapi viktimën në shpinë duke i prekur zemrën, ndërkohë që një tjetër e goditi në shpatull. Viktima zbriti nga motorri, eci për pak metra dhe më pas u rrëzua në tokë i vdekur.

Read More

Rusia ka hapur një çështje penale kundër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka futur atë në listën e persona në kërkim, njoftoi të shtunën Agjencia Shtetërore ruse e Lajmeve ‘TASS’. Ukraina e cilësoi njoftimin dëshmi të “dëshpërimit” të Moskës. Agjencia ‘TASS’ njoftoi se baza e të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse tregonte se Volodymyr Zelensky ishte në listën e personave të kërkuar, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Ministria e Jashtme e Ukrainës vuri në dukje se Presidenti rus Vladimir Putin ishte vetë subjekt arrestim bazuar në një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare. “Dëshirojmë t’u kujtojmë se ndryshe…

Read More

Tre monumente të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri; San Sofia,San Basile dhe Zangarona. Pothuajse në çdo qendër te fshatrave arbëreshe ngrihet busti i Heroit Kombëtar si simbol që mban gjallë indetitetin arbëror. Në këtë kontekst, ceremonia e sotme e inaugurimit të busteve në të tre komunat bëri bashkë me Presidentin Bajram Begaj, banorët arbëreshë, autoritetet lokale, shqiptarë të Shqipërisë të ikur pas viteve ’90 si edhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Italia. Presidenti Begaj i cili i dhuroi arbëreshëve dy buste, shprehu falenderim ndaj pjesëmarrësve duke përshëndetur…

Read More

Kryeministri Edi Rama do jetë edhe në Londër me shqiptarët, e veçanërisht me “çunat” e Kukësit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi gjatë një takimi me strukturat e PS-së në Kukës, ku pati diskutime edhe për votën e diasporës.“E gjithë diaspora e Kukësit, në Greqi, Itali, por sidomos në Angli, është e ftuar të marrë pjesë në takimet me kryeministrin. PS e ka dëshmuar tashmë që është për votën e diasporës”, tha Klosi. Gjatë takimit, ai tha se Partia Socialiste synon që Shqipëria e vitit 2030 të shndërrohet në një pikë referimi në rajon. Drejtuesit e PS-së kanë…

Read More

Sapo janë publikuar përgjigjet e programit të Lotarisë amerikane, por ka rënë sistemi. Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur fitues në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov. Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane. Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti. Ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit duke vendosur verification number i cili duhet të fillojë me 2025.

Read More

Ministrja Elisa Spiropali ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pashkëve. Spiropali thekson se “me ngjalljen e Tij, zgjohet shpresa e të vuajturve, të shtypurve, të vetmuarve, të sëmurëve, të izoluarve, ngushëllimi i të gjithëve që vjen nga besimi se drita e mposht errësirën, dashuria e mposht urrejtjen dhe e mira e mposht të ligën”. Postimi i ministres Spiropali Krishti u ngjall! Nga e premtja e zezë e sakrificës në të dielën e madhe të Pashkës, me ngjalljen e Tij, zgjohet shpresa e të vuajturve, të shtypurve, të vetmuarve, të sëmurëve, të izoluarve, ngushëllimi i të gjithëve që vjen…

Read More

Vllaznia, Partizani, Laçi dhe Teuta triumfojnë, ndërkohë u mbyll në barazim 3-3 Erzeni-Kukësi. Skuadra shkodrane fitoi 1-0 përballë Dinamo Cityt, duel që u vendos nga goli në shtesë i 18-vjeçarit Kevin Dodaj. Ndërkohë, “Demat” iu falën golit të vonë të Alfred Mensah për të thyer me të njëjtin rezultat Skënderbeun. Tri pikët edhe për Teutën, që triumfoi po 1-0 përballë Egnatias kryesuese. Artan Jazxhi realizoi golin e fitores për skuadrën durrsake. Feston edhe Laçi, që mposhti 1-0 Tiranën. Indrit Prodani realizoi golin e fitores për bardhezinjtë e Armando Cungut. Barazim 3-3 mes Erzenit dhe Kukësit, me ekipin nga Shijaku që…

Read More

Kanë ngelur vetëm 3 javë nga finalja e madhe e “Big Brother Albania Vip 3”, dhe “lufta” për të qëndruar në shtëpi deri më 25 maj mes banorëve është ashpërsuar. Miqësia që dukej se po i rezistonte lojës, mes Julit, Erjolës dhe Rozës është “thyer”. A janë ata tashmë “armiq”? “Ethet” i kanë kapur të gjithë, teksa çdo situatë prek banorët. Ashtu ndodhi dhe mes Gracianos, Heidit dhe Romeo, ku të qeshurat shkaktuan furtnë. Kush mes tyre e teproi? Përveç debateve, gjatë spektaklit të sotëm, priten edhe shumë emocione, teksa Romeo do të bëjë një rrëfim rrëqethës dhe Heidi do…

Read More

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Shipkovica i ka cilësuar zgjedhjet e 8 Majit jo një proces formal, por referendum historik mbi të ardhmen përparimtare të Maqedonisë së Veriut. “Pavarësisht se kush fiton në krahun tjetër, ne vijat e kuqe i kemi”. Ndërsa bëri të ditur se pas 9 Majit do të vendosë si kusht që të votohet ligji për vetingun politik, i mbajtur pengur nga LSDM dhe VRMO-DPME. Për herë të parë lideri i socialdemokratëve, i partisë në pushtet LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka pranuar se votat e raundit të parë për presidentin treguan një pakënaqësi të…

Read More

Ilnisa Agolli është duke i shijuar pushimet jashtë Shqipërisë. Ilnisa shihet duke ecur rrugëve të njërit prej qyteteve italiane, e më pas duke u ndaluar nga dy të rinj. “A je e famshme”, ishte pyetja e cila iu bë Ilnisës, së cilës ajo nuk ngurroi t’i përgjigjet. Ilnisa: Tani po sepse i kam 30 mijë ndjekës të vërtetë. Djali: Do të na bësh reklamë? Ilnisa: Patjetër, si e ke Instagramin ti?

Read More