Author: tirana

Nga Vlora, ministri i Brendshëm Taulant Balla shpalosi qëllimin e sezonit veror. “Në vitin 2023 i kemi dhënë një goditje të fortë kultivimit të bimëve narkotike. Por në këtë vit duhet që përfundimisht të heqim vendin nga halli i kultivimit të bimëve narkotike kanabis”, tha Balla. Në një takim në Horë-Vranisht të Himarës, ku të pranishëm ishin kryetarët e bashkisë së qarkut Vlorë, drejtues të policisë e më gjerë, Balla foli për përdorim të dronëve në monitorim nga ajri, së bashku me Guardia di Finanza. “Gjatë këtij viti dhe shumë shpejt do të nis monitorimi nga ajri edhe me dronët…

Read More

Arsenali mori një fitore 3-0 ndaj Bournemouth, dhe mbetet në krye të renditjes. Në fundin e pjesës së parë portieri Travers shkaktoi një 11-metërsh ndaj Kai Havertz. Nga pika e bardhë, Bukayo Saka nuk gaboi dhe i dhuroi avantazhin skuadrës së tij. Bournemouth tentoi diçka më shumë dhe rrezikoi në disa raste portën e Rayas. Megjithatë, në të 70-tën, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta realizoi edhe golin e dytë me anë të Leandro Trossard. Në kohën shtesë, Arsenal shënoi edhe të tretin me Declan Rice për të thelluar edhe më shumë rezultatin. Kështu, Arsenal mori tre pikë të arta…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në nisje të vizitës së tij dy ditore në Paris, takoi homologen e tij, kryetaren e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo. Veliaj vlerësoi punën e bërë nga kryetarja e Bashkisë Hidalgo për mbarëvajtjen e Lojrave Olimpike, të cilat këtë vit do të zhvillohen në Paris. Përgjatë takimit me kryetaren Hidalgo, kryebashkiaku Veliaj gjeti rastin të ndajë edhe lajmin e mirë të restaurimit të sheshit “Skënderbej” në kryeqytetin francez, si një shenjë e lidhjeve të forta që ekzistojnë mes dy popujve tanë, në momentin kur Shqipëria synon integrimin në Bashkimin Evropian. “Parisi është gati…

Read More

Eksperti për Çështjet e Sigurisë, Hajrulla Tërnava flet për vrasjen e Liridona Ademaj, ku mes të arrestuarve është edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli. Tom Dodaj personi që i shiti armën vrasësit, është liruar nga qelia. Akuza që rëndon ndaj tij është ajo e trafikut të armëve dhe jo vrasja e Liridonës. “Personat në fjalë janë të burgosur, hetimet janë në vijim e sipër. Gjatë këtyre ditëve është liruar njëri prej atyre që u ka shitur armë. Është konstatuar se ai ka shitur armë për qëllimin e vetë por jo për vrasjen e Liridonës. Por tani ai ngarkohet për veprën…

Read More

Një fluks i lartë lëvizjesh është paraqitur këtë fundjavë në hyrje dhe dalje të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Vetëm paraditen e sotme kanë dalë drejt vendit fqinj më shumë se 3000 persona ndërkohë që një ditë më parë nga kjo pikë kufitare nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 7 mijë persona dhe kanë dalë 3 mijë 274 persona. Numri në rritje gjatë dy ditëve të fundit në dalje sipas autoriteteve tona doganore ka ardhur për shkak se shqiptarët do të festojnë Pashkën në Greqi. Për të përballuar fluksin në rritje policia kufitare e Kapshticës ka shtuar…

Read More

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli”. Operacioni u zhvillua nga Antidroga e Tiranës më 2 maj. Të arrestuarit janë Rei Ramushi, Emiljano Birja, Abdullah Zyberi, Albjo Shkira, Kevin Nazari, Amarildo Jashari, Florjan Çepa, Ibez Zebi, Florjan Miha, Erol Bardhoshi, Andrin Bajraktari, Emiljano Maksutaj, Hamza Firi, Albi Bulku, Maringlen Kolaj, Armando Disha, Klodjan Lena, Altmir Mustafaraj, Gentjan Agaj, Flori Lime. Grupi merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis. Hetimet kanë nisur që në muajin janar. I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani. Sulejmani, i cili u…

Read More

Teksa të gjithë kanë qenë të ulur në tavolinë, në oborrin e shtëpinë, duke shijuar mëngjesin, Erjola ka nisur të debatojë fillimisht me Julin, ku më pas ka ndërhyrë Egla. Egla dhe Erjola kanë filluar ofendimet ndaj njëra-tjetrës, ku kjo e fundit e quan aktoren, sekretaren e Julit, ndërsa Egla i thotë se është diva e plehrave. Pjesë nga debati në oborr: Juli: Sikur keni ardhur me zor, ikni more në shtëpi dhe flini rehat. Erjola: Nuk na tregon ti se çfarë duhet të bëjmë. Harroje. Juli: Do ju lë pa gjumë. Erjola: Kurseni fjalët pra, kur mua më dhemb koka dhe marr ilaçe.…

Read More

Dëmtimët janë kthyer në një problem te Franca. Në prag të kampionatit europian Gjermani 2024, trajneri Didie Deshamps do të thërrasë emra të rinj në përfaqësuese. E sigurt është që tekniku nuk do të ketë në dispozicion Lukas Hernandez. Lojtari ka këputur ligamentin e gjurit të majtë në takimin Dortmund-PSG dhe do të duhet që të qëndrojë jashtë për disa muaj që të mund të rikthehet në gjendjen e mëparshme. Kjo është një goditje e rëndë për Deshamps, i cili kishte në plan për eventin më të rëndësishëm të kontinetit që të përfshinte në listën e tij me 26 lojtarë…

Read More

Në fillim blenë apartamente e tani po bëjnë biznes me to. Kryesisht në Durrës e Vlorë, rusë e ukrainas i janë futur tregut të shitblerjes së pronave. “Kanë hapur me dhjetëra, për të mos thënë me qindra faqe “online”. Kanë hapur rreth 50 zyra. Mendojnë se janë në Shqipëri dhe askush nuk i ngacmon. Tregu ka dyshime se ata po kryejnë shitje dhe blerje jo në konform me rregullat”, thotë Gjin Gjoka, sipërmarrës në tregun e pasurive të patundshme. Për aktorë nga tregu i pasurive të patundshme, dyndja e shtetasve nga Rusia e Ukraina lidhet me luftën mes dy shteteve…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Vorë ku është takuar me disa qytetarë me të cilët ka biseduar për projektet që po zbatohen në qytet. Duke përmendur rindërtimin e shtëpive të shembura nga tërmeti dhe dorëzimin e tyre tek pronarët, Rama tha se shumë prej banorëve të Vorës kishin shfaqur mosbesim në fillim por pasi përfundimit të projektit u bindën mbi punët që po kryente pushteti lokal dhe qendror. “Këtu në Vorë pasi kemi hapur dyert e Vorës së rilindur, një lagje e re si në mes të Tironës. Të gjitha shtëpitë u dhanë falas si pronë…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha para vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Beograd se Kina është partneri më i mirë i Serbisë në arritjen e qëllimeve kombëtare. Ai u shpreh se ka shpresa dhe pritshmëri të mëdha për vizitën e Xi, pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet Serbia aktualisht. Sipas tij, Kina ka qenë gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare dhe ka treguar mbështetjen për Serbinë. “Kina ka qenë gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare dhe gjithmonë e ka mbështetur Serbinë, ashtu siç ne kemi mbështetur Kinën”, ka theksuar Vuçiç.

Read More

Autori i vrasjes së tre grave, Dan Hutra është paraqitur në SPAK. Sipas informacioneve, ai është paraqitur në SPAK pas dy letrave drejtuar Prokurorisë së Posaçme. Pasi janë administruar, prokurorët e posaçëm vendosën që të kërkojnë shoqërimin e tij në SPAK. Ai është pyetur për disa orë pasi sipas tij ka dijeni për një sërë ngjarjesh kriminale. 40-vjeçari, i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen 3 të tjerave në Tiranë tentoi arratinë nga burgu i Fierit më 4 janar tw këtij vitit, ndërsa u kap flagrancë.

Read More