Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 janë publikuar. Ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur fitues në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov. Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane. Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti. Ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit duke vendosur verification number i cili duhet të fillojë me 2025.
Author: tirana
Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta është e papranueshme një qeveri që nuk do të përfshijë partinë fituese të komunitetit shqiptar. Bujar Osmani tha se VMRO mund ta ftojë VLEN të jetë pjesë e koalicionit të kësaj partie, por jo të qeverisë. “Zotëri Mickoski, VLEN mund ta ftojë në kafe, në qytet, në shpi, ose në koalicionin Maqedonia përsëri e jotja dhe nëse VLEN thotë do të jemi në qeverisje si pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së me partnerët e tyre, se ata kanë 20 parti, nëse e kanë edhe VLEN, jemi në rregull ne,…
Borussia Dortmund mori një fitore të thellë 5-1 ndaj Augsburgut. Verdhezinjtë shënuan katër gola brenda pjesës së parë teksa hapën llogaritë që në minutën e katërt me anë të Moukoko ndërsa më pas serinë e golave e vazhdoi Malen dhe sërish Moukoko. Miqtë realizuan me anë të Vargas, por Reus shënoi edhe të katërtin në shtesë. Në pjesën e dytë, Nmecha shënoi edhe golin e pestë për Dortmund. Pas kësaj ndeshje, Dortmund ngjitet në kuotën e 60 pikëve në vend të pestë duke qenë edhe më shumë e sigurt për pjesëmarrjen në Champions pasi Gjermania në sezonin e ardhshëm do…
Kavaja dhe rrethinat kanë një ndërtesë të re për Shërbimin Zjarrfikës të qytetit, si edhe mjete e pajisje të tjera për shpëtimin. Kjo falë mbështetjes nga Shoqata Austriake për Ndërtimin dhe Mbështetjen e Zjarrfikësve Vullnetar në Shqipëri. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla garantoi në emër të qeverisë se po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit, me donatorë, Bankën Botërore etj., për të përmbushur deficitet në infrastrukturë, kryesisht mjete e pajisje. “Jemi në një faze të re të transformimit të këtij shërbimi dhe po ashtu i garantoj burrat, djemtë, por edhe vajzat që kemi në Shërbimin Zjarrfikës, për…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncoi që në pikën kufitare në Kapshticë është e rëndë me radhë kilometrike. Një njoftim i tillë është përgënjeshtruar nga autoritetet në pikën doganore, të cilat deklarojnë se situata në pikën kufitare të Kapshticës paraqitet normale. Autoritetet raportojnë se ka pak radhë në dalje pasi pala greke ushtron kontrolle në hyrje. Ndërkohë pala shqiptare po punon me katër sportele.
Tregtarët dolën këtë të shtunë në protestë, duke kundërshtuar spostimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit. Policia bashkiake mban të bllokuar me blloqe betoni rrugën ku shisnin tregtarët deri para një jave. Kjo solli përplasje mes tyre. Në mbështetje të tregtarëve dhe kundër bashkisë doli dhe këshilltarja e PD-së së Bashës, Nertila Uruçi. Ajo tha se në vendimi i këshillit bashkiak parashikon spostimin e tregut për gjënë e gjallë dhe frutat perimet, jo për produktet industriale.
Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje me grupin parlamentar dhe ministrat. Kjo mbledhje do të transmetohet Live, pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama ka kërkuar të mos mungoje asnjë deputet. Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Ramës, por mund të lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut.
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi është konstatuar se shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të qytetit. Pas kontrollit i janë sekuestruar 90 doza kokainë, 2 celularë dhe një automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. “DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të Vlorës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohen 90 doza të lëndës narkotike kokainë, si dhe 2 celularë dhe 1 automjet të të arrestuarit. Specialistët e Seksionit për…
Banorët e ‘BBV3’ i kanë kapur “ethet” e finales, e cila pak nga pak po afrohet. Teksa qëndronte me Romeon dhe Çimin në living, Meritoni ka biseduar me Romeon ku i tregon banorit se shumë shpejt në shtëpi do të shpërthejë keq. “Unë jam pajtuar me gjithçka në këtë shtëpi tani, por javën tjetër do të shpërthejë keq! Javën tjetër do e shohësh Sandokanin ti. Nga e mërkura e mbrapa do e shikosh çfarë do kërcasë, si hiena“.
Inter rikthehet në fushë me Asllanin titullar. Media italiane bën të ditur se mesfushori i kombëtares do të jetë mes 11-shes fillestare në fushë këtë të shtunë në transfertën me Sasuolon, duke regjistruar prezencën e tij të pestë si titullar në këtë sezon të Serie A. Inzaghi do të aplikojë një rotacion në këtë takim, i vetëdijshëm për ngarkesën e madhe të titullarëve fiks, çka rrit edhe më tepër përgjegjësinë për Asllanin. Trajneri i Interit kërkon të shfrytëzojë takimet e mbetura për të sinkronizuar lojtarët që kanë luajtur më pak me mekanizmat e skuadrës në këndvështrim të sezonit të ardhshëm,…
Televizioni “Rai 3” në Itali u përfshi në një skandal për të cilin prokuroria nisi hetimet nën dyshimin e prerjes së faturave fiktive për transmetimin e emisionit “Report”. Nën hetim u vu Sigfrido Ranucci, zëvendës drejtor i RAI3 dhe njëkohësisht drejtues i emisionit “Report” që transmetoi ditë më parë një reportazh kundër Shqipërisë ku fliste edhe për marrëveshjen me Italinë për migrantët, duke sjellë më pas edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama. Mediat italiane shkruajnë se bëhej fjalë për faturime fiktive për të cilat Ranucci flet në një video të regjistruar pa dijeninë e tij në vitin 2014 teksa ndodhet…
404 apartamente të reja janë gati të hapin dyert në qendër të Vorës, për banorët të cilët u prekën nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Apartamentet e reja janë falas për çdo familje që iu shkatërrua shtëpia dhe mbi të gjitha janë më të mira, më të forta e më të bukura se ato që humbën. Për të parë cilësinë e blloqeve të banimit, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Belinda Balluku dhe nga kryebashkiaku i Vorës, Blerim Shera, inspektuan nëqendër të Vorës apartamentet të cilat qytetarët do të marrin në dorëzim shumëshpejt. “Janë shpërndarë momentalisht 130 apartamente, pjesa tjetër,…