Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Vorë ku është takuar me disa qytetarë me të cilët ka biseduar për projektet që po zbatohen në qytet. Duke përmendur rindërtimin e shtëpive të shembura nga tërmeti dhe dorëzimin e tyre tek pronarët, Rama tha se shumë prej banorëve të Vorës kishin shfaqur mosbesim në fillim por pasi përfundimit të projektit u bindën mbi punët që po kryente pushteti lokal dhe qendror. “Këtu në Vorë pasi kemi hapur dyert e Vorës së rilindur, një lagje e re si në mes të Tironës. Të gjitha shtëpitë u dhanë falas si pronë…
Author: tirana
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha para vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Beograd se Kina është partneri më i mirë i Serbisë në arritjen e qëllimeve kombëtare. Ai u shpreh se ka shpresa dhe pritshmëri të mëdha për vizitën e Xi, pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet Serbia aktualisht. Sipas tij, Kina ka qenë gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare dhe ka treguar mbështetjen për Serbinë. “Kina ka qenë gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare dhe gjithmonë e ka mbështetur Serbinë, ashtu siç ne kemi mbështetur Kinën”, ka theksuar Vuçiç.
Autori i vrasjes së tre grave, Dan Hutra është paraqitur në SPAK. Sipas informacioneve, ai është paraqitur në SPAK pas dy letrave drejtuar Prokurorisë së Posaçme. Pasi janë administruar, prokurorët e posaçëm vendosën që të kërkojnë shoqërimin e tij në SPAK. Ai është pyetur për disa orë pasi sipas tij ka dijeni për një sërë ngjarjesh kriminale. 40-vjeçari, i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen 3 të tjerave në Tiranë tentoi arratinë nga burgu i Fierit më 4 janar tw këtij vitit, ndërsa u kap flagrancë.
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 36-vjeçar pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa ka proceduar penalisht vëllain e tij. Ky i fundit ka kanosur kunatën e tij. “Seksioni për Hetimin e Krimeve i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan: arrestoi në flagrancë shtetasin H. L., 36 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 34 vjeç (vëllanë e shtetasit H. L.), pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e vëllait të tij”, njofton Policia.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratët e degës 3 në Tiranë ka shprehur sërish mbështetjen e tij për SPAK. Sipas Bashës nuk mund të jesh demokrat nëse je kundër Prokurorisë së Posaçme. Ai gjithashtu ka dhënë një mesazh për ish-liderin e PD-së, Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie prej dhjetorit 2023. Një thirrje e pati dhe për emrat e larguar nga PD drejt Berishës. Basha tha se kontributi u njihet pavarësisht cfarë u kanë bërë të tjerët, apo c’i kanë bërë vetes. “PD dhe dmokratët përcaktohen nga qëndrimi që kanë ndaj drejtësië, ndaj…
Këshilltari për çështjet ekonomike në Partine Demokratike të Rithemelimit ka sqaruar për qytetarët taksën e re sipas tij për profesionet e lira. Një debat që ka disa ditë që bëhet dhe që lidhet me 29 mijë profesione që duhet të paguajnë taksë edhe pse ishte premtuar se do të përfshiheshin në këtë regjim tatimor. Sipas Dorian Telitit kjo do të çojë në rritje çmimesh pa asnjë logjikë ekonomike. “Edi Rama dhe mazhoranca morën vendimin për një taksim të ri ndaj profesionistëve të lirë. Rama shkeli, jo për herë të parë, zotimin para shqiptarëve për taksim zero për çdo biznes të…
Sot Emmanuel Macron, në një intervistë në “The Economist” citon Bloch si një paralajmërim se elitat e Evropës janë kapur nga e njëjta vetëkënaqësi fatale. Presidenti i Francës paraqiti vizionin e tij apokaliptik teksa shpreh shqetësimin se gjithçka mund të kthehet përmbys për Europën për çështje ditësh. Kritikët e Macron e quajnë këtë deklaratë të përsëritur të Marcon si populiste, pjesë të interesit të tij politik dhe kotësisë intelektuale të një presidenti jupiterian që mendon për trashëgiminë e tij. Në fakt, mesazhi i Macron është sa bindës aq edhe alarmues sipas “The Economist”. Ai paralajmëroi se Evropa përballet me një rrezik të…
Nga rreth 216 mijë punëmarrës të inspektuar në total, rezulton se infomaliteti më i lartë konstatohet në Rajonin e Tiranës, me 643 punonjës të konstatuar në të zezë, ndjekur nga Rajoni Korçë, Shkodër, Vlorë dhe në fund renditet Rajoni Dibër me 168 punëmarrës informalë. Sa i takon punonjësve informalë të konstatuar në sektorin privat, peshën më të madhe e zë sektori i tregtisë me 965 të punësuar, ndjekur nga ndërtimi me 489 individë, dhe vendin e tretë e mbajnë ndërmarrjet prodhuese. Në sektorët e tjera informaliteti duket në nivele shumë më të ulëta. Një indikator matës për eficensën e punës…
Policia e Durrësit ka vënë në pranga 17-vjeçarin që shkaktoi aksidentin e rëndë pasditen e së premtes duke i marrë jetën një qytetari që lëvizte me biçikletë dhe duke plagosur drejtuesin e një motoçiklete. Në pamjet e publikuara në media, duket mjeti ”Mercedes Benz”, i cili lëviz me shpejtësi sketerrë dhe bën parakalim të gabuar. Për shkak të shpejtësisë, mjeti ka humbur kontrollin duke dalë në anën tjetër të karraxhatës. 17-vjeçari i mitur pa patentë tashmë është vënë në pranga. Sipas bluve, në momentet e para pas aksidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes.
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson Delegacionin Shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin që po zhvillohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New York. Ministrja Muzhaqi theksoi se në Shqipëri, përpjekjet për të përmbushur qëllimet e Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD), si pjesë e angazhimeve për të arritur Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm janë të vazhdueshme në fushën e të drejtave për barazi dhe zhvillim të kapitalit njerëzor. Më tej, ministrja Muzhaqi bëri një rezyme të plotë të kontekstit ligjor të Shqipërisë në lidhje me popullsinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. “Në…
Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit nën akuzën e mashtrimit. Në pranga ka rënë i riu, Kristjano Perndoj, banues në Lezhë. Ky i fundit, akuzohet se në 2 maj nëpërmjet mashtrimit ka arritur t’i marrë një shumë parash 56 vjeçarit me iniciale F.Rr, administrator i një biznesi në fshatin Qukës të Librazhdit. Gjatë kontrollit të keryer në banesën e 32 vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë) të cilat do të dërgohen për ekzaminim.
Drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Shabani theksoi se marrëdhënia e Metës dhe Berishës është si e bosëve të Cosa Nostras dhe Camorras, ndërkohë që lajthitja e ish-presidentit vjen pikërisht nga avancimi i punës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) sa i takon disa dosjeve që po heton, ku dyshohet se është përfshirë kreu i Partisë së Lirisë. “Si marrëdhënia e bosëve të Cosa Nostras dhe Camorras. Kapobandat e dy grupeve mafioze, që herë luftojnë, herë bashkëpunojnë, por në fund të ditës qëllimin e kanë që të fuqizojnë…