Princesha e Uellsit Kate Middleton ka kaluar në popullaritet Princin William. Një sondazh nga agjencia e sondazheve Savante të kryer për Independent, tregon që Kate e cila aktualisht po trajtohet për një formë të paspecifikuar të kancerit, mbështetet nga 62 për qind e të anketuarve, ndërsa Princi i Uellsit favorizohet nga 61 për qind e të anketuarve britanikë. Princi Andrew pasi u shoqërua me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein, u zgjodh si anëtari më pak i preferuar i familjes mbretërore – ai mbështetet nga vetëm 14 për qind e të anketuarve. Çifti Princi Harry dhe Meghan Markle po përballen me…
Author: tirana
Studentët e mjekësisë së përgjithshme, nuk përjashtojnë mundësinë e rikthimit të protestave dhe ankimimin në gjykata ndërkombëtare të projektligjit që i detyron të punojnë në vend pas diplomimit. Ata kundërshtojnë draftin e ndryshuar nga qeveria ”Rama 3” pas vendimit të Kushtetueses dhe thonë se nuk dolën në rrugë për të reduktuar vitet e qëndrimit në atdhe, por filozofinë e ligjit në tërësi. “Ne tashmë jemi në bisedime e sipër me avokatët tanë, dhe jemi drejt përfundimit të një drafti ligjor për ta çuar çështjen dhe në gjykata ndërkombëtare. Çdo përpjekje për të na injoruar në vazhdim do të ketë përgjigje…
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në prag të Pashkëve. Ngjallja e Krishtit kulmon këtë vit në mesnatën mes 4 dhe 5 majit për besimtarët ortodoksë që gjenden në javën e Madhe dhe të Shenjtë. Në përkujtimin e vuajtjeve të Jisu Krishtit dhe kryqëzimin e më pas Ngjalljen, Kryepiskopi Anastas vë theksin te konfliktet në Ukrainë, Gaza apo edhe në Sudan e Haiti. Kryepiskopi flet edhe për më shumë dashuri në vendin tonë, ‘të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme.…
Një aksident me pasoja ka ndodhur këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit. Një automjet i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt. Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh. Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze. Në…
Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul, ka pushtuar mediat në vendlindje. Në një postim rrjetin social Instagram, ai pozon para një grumbulli rrënojash dhe rrëfen se ka blerë dhe më pas shkatërruar shkollën e tij të fëmijërisë. Ertugrul thotë se për veprimin e tij motiv ishte hakmarrja për “drurin që kishte ngrënë” nga mësuesit në fëmijëri. Ertuğrul ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e aktorit turk u ndanë mes atyre që e mbështetën aktin e tij dhe atyre që shprehen se po i dërgon mesazh të gabuar fëmijëve të vegjël. View this post on Instagram A post…
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte në Berlin, në një fabrikë të kompanisë industriale Diehl Metat. Gazeta gjermane ”Bild”, shkruan se katastrofa mobilizoi të paktën 170 zjarrfikës në një zonë industriale të vendosur në perëndim të kryeqytetit gjerman. Në një video të postuar nga kryeredaktori i Berliner Zeitung, Tomasz Kurianowicz, shihet ndërtesa e përfshirë nga flakët dhe tymi i zi në ajër. Zjarrfikësit e Berlinit postuan një hartë në Twitter ku tregon zonën në të cilën ky tym ka të ngjarë të përhapet, shoqëruar me udhëzime sigurie drejtuar popullatës. Sipas televizionit gjerman RBB, zjarri ka rënë në një…
Policia e Shtetit duhet të forcojë përpjekjet e të rrisë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin e publikut. Ky ishte apeli i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, në ceremoninë e rivarrimit të 5 Dëshmorëve të Atdheut, ish-punonjës të Policisë të rënë në detyrë vite më parë. “Jemi në vitin mbarëkombëtar të 80-Vjetorit të Çlirimit, ku Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, organizojnë këtë ceremoni rivarrimi në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, ku kanë rënë heorikisht në krye të detyrës e janë sot në altarin e kombit, duke përmbushur njëherësh, një detyrim ligjor që…
Shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 3”, vijon që të prodhojë vetëm debate në çdo moment mes konkurentëve. Graciano Tagani, u përfshi në një debat me çiftin e vetëm në shtëpi, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci. Teksa Heidi dhe Romeo ishin në kuzhinë, Graciano e quan Romeon “kallam Veshaj”. Për këtë Heidi reagon menjëherë në mbrojtje të Romeos, duke e befasuar Gracianon. Debati: Graciano: Kallam Veshaj. Romeo: Çfarë ishte kjo? Graciano: Kallam Veshaj, ky i pafytyrë je. Romeo: Kallam Veshaj? Heidi: Ti ke bërë një nam për emrin tënd dhe tani po bën këtë! Graciano: Çfarë ke moj Heidi? Çfarë…
Këtë të premte, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorët e huaj që janë në Tiranë janë takuar dhe përsëritën mbështetjen për lirinë e medias. Thirrja e tyre është që gazetarët të hetojnë dhe raportojnë në mënyrë objektive, pa frikë dhe pa u intimiduar. ”Ne përsëritëm mbështetjen tonë për Shqipërinë që të vazhdojë të zhvillojë një mjedis mediatik, ku gazetarët profesionistë dhe etikë mund të hetojnë dhe raportojnë në mënyrë objektive, pa frikë dhe pa u intimiduar. Një media e pavarur është thelbësore për një demokraci funksionale”,-thuhet në deklaratën e shpërndarë. Deklarata e plotë Ambasadorët dhe ambasadat në Shqipëri,…
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës këtë të premte ishte e pranishme në tryezën e diskutimit me përfaqësuesit e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Balluku theksoi se në pikat që u diskutuan në tryezë, duhet të ketë një zbatim të praktikave më të mira të Bashkimit Europian. “Për ne është e rëndësishme që të gjitha hapat që do të hedhim në të ardhmen të kenë një bazë të mbështetur mbi praktikat më të mira. Nuk pritet nga ne që të shpikim rrotën, nuk do të bëjmë asnjë hap që nuk është bërë nga vendet e BE-së apo rajoni. Është…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka një dilemë, dhe kjo është për macen e tij, Koçoli. Ai pyet sesi macja mund të kapë minjtë pa energji. Nuk dihet për kë e ka Meta këtë krahasim. ”Do të ketë qenë ëmbëlsira e “paligjshme” ndërsa veprimi i Koçolit më duket shumë legjitim. Si mund t’i kapë minjtë Koçoli pa energji? Shëndet t’i bëhet i dashur Andon! Të mos e harrojmë edhe porosinë e Ten Hsiao Pinit: “Nuk ka rëndësi nëse macja është e bardhë apo e zezë, e rëndësishme është që ajo të kapë miun””,-shkruan Meta.
Në fillim blenë apartamente e tani po biznes me to. Kryesisht në Durrës e Vlorë, rusë e ukrainas i janë futur tregut të shitblerjes së pronave. “Kanë hapur me dhjetëra, për të mos thënë me qindra faqe “online”. Kanë hapur rreth 50 zyra. Mendojnë se janë në Shqipëri dhe askush nuk i ngacmon. Tregu ka dyshime se ata po kryejnë shitje dhe blerje jo në konform me rregullat”, thotë Gjin Gjoka, sipërmarrës në tregun e pasurive të patundshme. Për aktorë nga tregu i pasurive të patundshme, dyndja e shtetasve nga Rusia e Ukraina lidhet me luftën mes dy shteteve e…