Nga Eduard Zaloshnja Pasi lexova shkrimin “Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar” të Lutfi Dervishit, të botuar në disa portale, mora shtysën (mora spunton, thuhet nëpër studio televizive) të bëj një analizë sasiore rreth temës që Dervishi e kishte qendisur në mënyrë cilësore (me ironinë e tij vazhdimisht të hollë). Thelbi i shkrimit të Dervishit: Parashikimet boshe të gazetarëve/analistëve nëpër studio televizive rreth arrestimeve të pritshme të SPAK-ut. Me ndihmën e specialistit IT që realizon anën teknike të sondazheve të shpeshta që zhvilloj, analizova në internet 100 parashikime që kanë bërë gazetarë/analistë nëpër studio televizive vitet e fundit rreth arrestimeve…
Author: tirana
Dy shtetas janë arrestuar falë një operacioni nga DVP e Tiranës në drejtimin e Prokurorisë, pasi kontrabandonin medikamente mjekësore pa pullë fiskale. Operacioni ‘Medikament’ çoi në pranga Ermir Haxhiaj, 46 vjeç dhe Qazim Haka, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë. ‘Strukturat e hetimit të krimit ekonomik e financiar dhe Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, arrestuan shtetasit E. H., 46 vjeç, dhe Q. H., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.’, thuhet në njoftimin e policisë.
Një aksident ndodhi në Tiranë këtë të shtunë në afërsi të rrethit të Shkozës. Rreth orës 05:30, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Përgjigjet e Lotarisë Amerikane do të jetë publikes sot, më datë 4 Maj 2024. Departamenti i Shtetit, Programi për vizat amerikane njofton se pas mesditës, të gjithë aplikantët mund të kontrollojnë nëse janë shpallur fitues. “Aplikantët e DV-2025 mund të kontrollojnë të dhënat e tyre të konfirmimit përmes lidhjes më poshtë duke filluar nga mesdita (EDT) më 4 maj 2024”, thuhet në njoftim. Për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë hedhur Lotarinë Amerikane, mund të klikojnë në link (KLIKO KËTU) për të verifikuar statusin e tyre, nëse janë shpallur apo jo fitues të këtij programi që ju siguron mundësinë për të jetuar dhe…
Informacionet e publikuara në reportazhin e televizionit italian Rai3 dy javë më parë, kryeministri Edi Rama i konsideron fakte të paverifikuara. Në podcastin e tij të përjavshëm, ku kishte të ftuar gazetarin Blendi Fevziu, kryeministri Rama tha se një plagë e gazetarisë së sotme është mosverifikimi i fakteve. Sipas tij, reportazhi i Rai3 që godiste Shqipërinë nuk do të ishte transmetuar disa vite më parë, për shkak se do të zbatoheshin parimet e gazetarisë. Rama: Goditja tjetër që tanimë po bëhet gjithmonë e më shumë modë, rasti me Rai3 nuk do kishte ndodhur në të shkuarën që të bëhej një reportazh…
Opozitën nuk e bashkon dot as Ilir Meta dhe as Sali Berisha. Ajo që po ndodh sot në kampin e opozitar mund të shikohet si mundësi të krijimit te një force të re politike opozitare në shtator. Këtë deklaratë Platon Nesturi e ka bërë në emisionin “3D me Alban Dudushin” në RTSH. “Opozita nuk bashkohet dot as nga Ilir Meta dhe nga Sali Berisha apo që të bëhen bashke në një emër tjetër për të qenë kandidat për kryeministër”.
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se me 12 maj do të jetë në Athinë, ku do të zhvillojë një takim me shqiptarët që janë atje, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. ‘Mirëmëngjes dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë Krenar për Shqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë.’- bën me dije Rama. Dy ditë me parë mediat greke…
Prej disa kohësh po përflitet në media se çifti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë shpikur një situatë, duke u shtirur në publik sikur i kanë dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe dy fëmijë, për të shpëtuar pasurinë. Bes Kallaku i cilësoi haluçinacione këto deklarata, që sipas tij marrin vëmendje në media vetëm për klikime. “Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim…
Sipas MeteoAlb, do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente; kryesisht, gjatë orëve të paradites, por pas mesditës pritet dobësim i dukshëm i intensitetit të shirave të cilat do të zhvendosen drejt zonave malore përgjatë kufirit Lindor duke lënë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rëniet ë lehtë në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur…
Dashi Në këtë moment nuk keni kohë për të humbur me zënka apo debate aspak produktive për punën tuaj. Po afron një datë skadence e rëndësishme dhe ju duhet të jeni mjaftueshëm të përqendruar, në mënyrë që të përfundoni çdo çështje brenda kohës së caktuar. Demi Në vendin e punës duhet të tregoheni më të kujdesshëm, për shkak se do jeni të detyruar që të bashkëpunoni me persona vërtetë kokëfortë, të cilët tentojnë që t’iu shkelin me këmbë. Duhet të jeni sa më luftarak dhe të vlerësoni pozitën tuaj. Takimet janë mjaft të favorshme për këtë të shtunë. Binjakët Ky…
Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume flet për votën e Diasporës, një temë e nxehtë e politikës në vend. Kume theksoi se duhet të ishte realizuar shumë më herët, por kjo nuk është bërë vetëm për shkak se ka munguar vullneti politik. Ai u shpreh se nuk pret që të kjo të realizohet formalisht në 2025. “Të votohet edhe nga jashtë vendit, t’u jepet mundësi shtetasve që kanë të drejtë vote, por që nuk kanë vendbanimin në Shqipëri, është diçka që duhet të ishte bërë me kohë tek ne. Është një standard i parealizuar, jo sepse është vështirë që të realizohet,…
Këtë të premte, koalicioni shqiptar ”Pro Familjes” dorëzoi një kërkesë për seance dëgjimore në Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me Projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që është hedhur për konsultim publik. Përfaqësues të tij thanë se nuk ka pasur asnjë dëgjesë deri tani dhe se Shqipëria nuk është gati për surrogacinë. “Ne kemi ardhur këtu për t’i kërkuar ministrisë së Shëndetësisë dëgjesë publike për ta konsultuar ligjin që prek për opinionin tonë qenien njerëzore në çdo dimension. Ky projektligj lejon që Shqipëria të bëhet një nga vendet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe lejon trafikimin e grave, bebeve dhe foshjeve…