Lisha Dachor, 19-vjeçarja nga Nigeria është në përpjekje për të thyer rekordin botëror. Ajo thotë se ka lyer më shumë se 4 mijë thonj në 72 orë. Me një furçë manikyre, Dachor ngjyrosi me blu, rozë, lejla si dhe me ngjyrat e tokës thonjtë e zonjave dhe zonjushave në Nigerinë veriore. Maratona treditore përfundoi të mërkurën. Sipas rregullave të Rekordit Botëror Guinnes, Dachor duhej të lyente 60 thonj në orë. 19-vjeçarja është në pritje që Guinnes të shqyrtojë kërkesën e saj pasi të dorëzojë provat për pretendimin e saj. Ajo ka pothuajse tre vjet që punon në këtë fushë dhe…
Author: tirana
Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari, thotë se kërcënimi i Ulsi Manjës ndaj deputetit Agron Shehaj, është akt i radhës i çmendinës qeveritare që drejtohet nga Edi Rama. Ai shprehet se Parlamenti i kthyer në ”fermë kafshësh” lejon gjuhën barbare të ministrit që i thotë deputetit ”do të pres veshin”. “Manja i dosjes së zezë të vjedhjes së zgjedhjeve, 184, i tha deputetit Shehaj se do t’i lëshonte qentë e pushtetit, pra do ti çonte kontrollet në bizneset private. Nuk është hera e parë që ndodh kjo kundër deputetit opozitar. Ky është një cenim i drejtpërdrejtë, jo vetëm i…
Ylli shqiptar, Granit Xhaka ka nisur kursin e trajnerit për t’u pajisur me licencën “UEFA A”. Përveç një sezoni të shkëlqyer me Bayer Leverkusen, kapiteni shqiptar i Zvicrës e ka të qartë të ardhmen dhe kjo është bota e trajningut. 31-vjeçari la verën e kaluar Arsenalin dhe rikthimi në Bundesligë me Leverkusen për shumëkënd mund të ishte një lëvizje e gabuar, por mesfushori tregoi se ishte pika fikse e mesit të fushë. Xabi Alonso në stol dhe Granit Xhaka në mesfushë i dhanë titullin e parë kampion Leverkusenit në histori dhe skuadra është në finalen e Kupës dhe një hap…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato përuruan sot shkollën 9-vjeçare “Xhezmi Delli”, një tjetër shkollë me mjedise moderne që i shtohet kryeqytetit. Manastirliu theksoi rëndësinë e investimit në arsim në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimit të burimeve njerëzore. Godina e rikonstruktuar me mbështetjen e Bashkimit Europian si pjesë e programit “EU4Schools” dhe zbatuar nga UNDP, është transformuar në një hapësirë bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse me 10 klasa të reja, dy laboratorë të avancuar për IT dhe Kimi/Fizikë, një palestër të rinovuar, një fushë sporti në ambient të hapur, një sallë…
Ekipi kuqezi ndodhet në një grup “ferri” në Europianin e Gjermanisë ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Trajneri me stafin teknik kanë analizuar përballjet e fundit që Italia, Spanja dhe Kroaci kanë luajtur sepse në kohët e sotme, teknologjia ta mundëson më së miri një gjë të tillë dhe informacioni për kundërshtarin është tepër i zgjeruar, madje deri në detaje, pavarësisht se strategjia kur përballesh me ta mund të jetë ndryshe. Zbulohen edhe sesi janë ndarë detyrat në stafin teknik në analizën e rivalëve. Braziliani Silvinjo është marrë me videot e ndeshjeve të Italisë, ndihmës trajneri Doriva…
Gjykata Themelore e Prishtinës, këtë të premte ka shpallur aktgjykimin ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për shtytje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, vrasje në vitin 2007. Gjykata ka vendosur që Sekiraqa të dënohet me 25 vjet burgim. Sekiraqa kishte mohuar të ketë pasur ndonjë konflikt me të ndjerin, Triumf Riza. Vlen të theksohet se Enver Sekiraqa ishte shpallur fajtor dy herë nga shkalla e parë, por çështja ishte kthyer në rigjykim. Triumf Riza ka qenë edhe i dashuri i këngëtares Adelina Ismajli, për të cilin edhe ajo i dedikoi një këngë pas vrasjes.
Kryeministri Edi Rama, në rolin e kryesocialistit do të nisë më 12 Maj turin në diasporë, dhe e nis nga Athina. Në orën 11:00 janë thirrur të marrin pjesë shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi mohon që ky tur të ketë qëllime elektorale e aq më shumë të jetë i lidhur me zgjedhjet europiane të 9 Qershorit. “Presim një prezencë shumë të madhe të të gjithë komunitetit shqiptar. Nuk është një takim partiak. Turi është qartazi jo i veshur me lëvizje të tjera politike, por vetëm sa i përket kontaktit me emigracionin…
Shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 3” u trondit nga një përplasje e ashpër mes dy banorëve, Egla dhe Roza, e cila për pak sa sa nuk degradoi në përleshje fizike. Duhet thënë se Roza ditët e fundit po bën debate si me Julin dhe me Eglën, pasi ka qenë në heshtje për shumë kohë. Tensionet mes dyshes, të cilat nuk janë të reja, morën një kthese të re kur ofendimet e rënda filluan të bartin hijen e dhunës. Egla në prani të banorëve të tjerë e ofendoi Rozën në mënyrë të rëndë. Si përgjigje, Roza u përpjek të largojë…
Vijon aksioni i Policisë kundër grupeve narkotike në vend. Tre taksistë mes 25 të arrestuarve ranë në prangat e policisë përgjatë operacionit tempulli 3, ndërsa policia zbuloi dhe skemën se si shpërndahej droga në zona të ndryshme të kryeqytetit. Grupi hetimor ka arritur të përcaktojë se si droga porositej nga klientët, ndërsa pika e furnizimit shërbente një apartament në zonën e Laprakës, e cila funksiononte si Call Center me një linjë shërbimi 24 orëshe. Tre persona punonin si operatorë në apartamentin në Laprakë ku përmes numrave celularë merrnin porositë për kokainën. Taksistët shërbenin si transportues të mallit tek klientët ndërsa…
Kryesocialisti Edi Rama mblodhi drejtuesit politik në selinë rozë për më shumë se 60 minuta për të diskutuar për punët e partisë. Në takim është diskutuar për zgjedhjet e brendshme në parti si dhe turin e diasporës. Socialistët me 10-11 maj do të zgjedhin delegatët e Kongresit, ndërsa një ditë më pas kupola e PS me në krye Ramën do të udhëtojë drejt Athinës për të zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi. Vetë mediat greke shkruajnë se kryeministri grek Mitsotakis është i shqetësuar për prezencën e homologut shqiptar në Athinë më 12 maj, pasi mund të ndikojë…
Partizani dhe Skënderbeu luajnë nesër (e shtunë) në orën 16:00 në “Arenën e Demave” në kryeqytet. Korçarët kanë një bilanc pozitiv kundër “Demave”, me këta të fundit që në tre duelet e para të këtij sezoni nuk kanë mundur të fitojnë. Dy suksese për Skënderbeun dhe një barazim, që për Orges Shehin duhet të ndryshojnë. Trajneri i të kuqve në konferencën për mediet, Orges Shehi tha se gjendja është e vështirë pas derbit, për shkak të mbingarkesës dhe tre mungesave të Taipit, Carës dhe Hadrojit. Objektivi? Fitorja e trofeut në finalen e “Final 4” më 26 maj në “Air Albania”.…
Përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin europian, ”Eurovision 2024”, Besa Kokëdhima është ngjitur në skenën e madhe në Malmo të Suedisë për provat gjeneralëe të këngës ”Titan”. Besa ka pranë saj dy vokalistë dhe tre kërcimtarë. Në provën e parë, pamë Besën dhe kërcimtarët e saj të performonin pothuajse në mënyrë perfekte. Besa në provën e dytë u pa e veshur në ngjyrat e argjendta me refleks shumëngjyrësh. Ndryshe janë edhe flokët e saj, pasi në provën e parë kanë qenë të kapura bisht ndërsa dje ajo i kishte kapur flokët në gjysëm. Valltarët e saj të sinkronizuar në mënyrë perfekte…