Author: tirana

Deputeti socialist Petro Koçi në një lidhje për “Breaking” në Top News shpjegoi se përse propozoi nismën që personat të cilët përdhosin simbolet kombëtare të mos kandidojnë apo të mos emërohen në funksione publike. Koçi tha se ky propozim erdhi nga rasti “Beleri”, sepse ai po kandidonte kur pretendohej se ishte dënuar për poshtërim dhe përdhosje të simboleve të republikës. “Pavarësisht se është një rast që thuajse është mbyllur, sepse ankimimet që janë bërë në Gjykatën e Lartë kanë marrë përgjigje negative për të bërë betimin. Publiku ngarkonte institucionet që kishin bërë të mundur, sipas tyre, që Beleri të kandidonte,…

Read More

Futbollisti italian Sandro Tonali është gjobitur për shkelje të rregullave të basteve në disa ndeshje. Tonali ka vënë bast 40 ose 50 herë, duke përfshirë katër herë për Newcastle, nga të cilat tre herë ka vënë bast në ndeshjet ku ka luajtur vetë. Ai duhet të kthehet në fushë më 27 gusht 2024 dhe do të duhet të paguajë një gjobë prej 20 mijë eurosh, pasi dënimi i është shtuar edhe për dy muaj. “Me kusht që të mos i shkelë rregullat e basteve të FA përsëri gjatë periudhës së pezullimit, Sandro do të kthehet në futboll në gusht 2024”,…

Read More

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypi, kryeministri Edi Rama thotë se qeveria shqiptare do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të forcuar të drejtat e gazetarëve dhe luftuar dezinformimin. Në një reagim në platformën ‘X’, Rama i referohet edhe raportit të Reporterëve pa Kufij, duke thënë se do t analizojnë me kujdes të gjitha shqetësimet e ngritura. “Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot dhe dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre depërtues. Ne do ta analizojmë atë me kujdes, do të konsultohemi me të…

Read More

Kjo është një pullë fiskale dhe çdo produkt i tatueshëm me akcizë në Republikën e Shqipërisë, duhet të jetë i pajisur me një pullë të tillë, ndryshe konsiderohet si ilegal. Përpos produkteve të duhanit, pulla e akcizës aplikohet edhe tek birra, vera, dhe pijet alkoolike. Aplikimi i Pullave te Fiskale tek Produktet ka qëllim të numërimin e Produkteve, duke lehtësuar kështu mbledhjen e taksave si dhe gjurmimin e tyre, në mënyrë që të identifikojë origjinën dhe ligjshmërinë e dhe të eliminojë prodhimet ilegale, sikurse prodhimin dhe shitjen e produkteve te falsifikuara. Deri më tani ky shërbim ofrohej nga kompania koncesionare…

Read More

Apeli GJJKO ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, duke i lënë në “arrest shtëpie”. GJJKO ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, duke i lënë në “arrest shtëpie”. Vendimi: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 03.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 96 akti, datë 25.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të…

Read More

Policia e Gjirokastrës ka bindjen se çifti i të moshuarve në Dropull është vrarë me sende të forta nga persona që kanë hyrë në banesën e tyre. Policia ka në rrethin e të dyshuarve 3 persona për të cilët pritet përgjigjja e policisë shkencore që do të zbulojë nëse janë të implikuar. Paralelisht po hetohet edhe për motivet pasi pista e grabitjes është rrëzuar. Shtëpia është gjetur e rregullt dhe nuk ka shenja kontrollesh si dhe janë gjetur sasi parash që i përkisnin çiftit të të moshuarve. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri…

Read More

Në një deklaratë për shtyp ditën e sotme, Lulzim Basha pati një përgjigje edhe për Ilir Metën. Ky i fundit ka treguar pak ditë më parë se kryetari i PD i është shtrirë në tokë duke iu lutur për të ndryshuar datën e zgjedhjeve 2019. “Nuk merrem më me Metën apo mashën e tij, ne punë e kemi me Ramën, me Veliaj. Mbështes çdo protestë që organizohet kundër korrupsionit qeveritar, dhe nuk dua që të futem të relativizma të tjera se s’i shërbejnë opozitarizmit në Shqipëri” – tha sot Basha.

Read More

Një tjetër aksident është regjistruar këtë të premte në Tiranë. Në aksident është përfshirë një furgon. Shoferi i mjetit ka humbur kontrollin, e për rrjedhojë furgoni ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Aksidenti ka ndodhur afrë Farkës në Unazën e Madhe. Raportohet për dy persona te lënduar.

Read More

Ditën e djeshme ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pati një debat me deputetin demokrat Agron Shehaj. Agron Shehaj u përplas ashpër me Ministrin e Drejtësisë, në senacën plenare në Kuvend, duke e akuzuar këtë të fundit se mashtroi qytetarët me ligjin për Amnistinë, pasi nga ai ligj janë liruar edhe persona të dënuar nga GJKKO për korrupsion. Pas akuzave të Shehajt, ministri Manja nga vendi i bëri me dorë se do t’i shkul veshët. Nga ana e tij Shehaj iu përgjigj: Do më shkulësh veshët mua ti, ministër i Drejtësisë që liron të korruptuarit. Gënjen e nuk ka çfarë thotë. Sakaq…

Read More

Johnson & Johnson, propozon të paguajë 6.5 mld USD për të mbyllur çështjet ligjore mbi kancerin e provokuar nga pudra. Kolosi farmaceutik dhe i produkteve të bukurisë, në plan parashikon një periudhë 3 mujore që do shërbejë si informues dhe do të konvalidohet nëse 75% e çështjeve civile do e pranojë, e kështu do të ketë një zgjidhje konsensuale mes palëve. Ndaj pudrës për bebe pati akuza se përmban amiant dhe provokon kancer në vezore, gjë që kompania nuk e pranoi asnjëherë, pavarësisht se produkti u tërhoq nga tregu plotësisht në Amerikën Veriore. Në vitin 2020 u publikua një studim…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë nga Antidroga e Tiranës. Sipas burimeve, mësohet se ky grup kriminal për të kryer veprimtarinë për shpërndarjen e lëndës narkotike, përdornin një numër celulari që shërbente për të kryer porosi njëlloj si në një call center, i cili shërbente në një dhomë në Laprakë. Kjo dhomë funksiononte 24 orë me të paktën 3 persona që shërbenin si operatorë. Pas porosisë malli mbërrinte te konsumatori përmes shoferëve të taksive, të cilët i shfrytëzonin ato jo vetëm për transport udhëtarësh, por edhe drogë. Kokat e…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato përuruan sot shkollën 9-vjeçare “Xhezmi Delli”, një tjetër shkollë me mjedise moderne që i shtohet kryeqytetit. Në fjalën e saj, ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e investimit në arsim në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimit të burimeve njerëzore. Godina e rikonstruktuar me mbështetjen e Bashkimit Europian si pjesë e programit “EU4Schools” dhe zbatuar nga UNDP, është transformuar në një hapësirë bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse me 10 klasa të reja, dy laboratorë të avancuar për IT dhe Kimi/Fizikë, një palestër të rinovuar, një fushë sporti në…

Read More