Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka veçuar një foto nga ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” të Tiranën për kreun e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. “Kujtim nga një ditë e shënuar, me familjen e Qytetarit të Nderit të Tiranës, Ali Ahmeti”, shkruan Rama në rrjetet sociale teksa ndau një foto me familjen e Ali Ahmetit. Bashkia e Tiranës nderoi sot në një ceremoni të posaçme kreun e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, të cilit i dha titullin “Qytetar Nderi”, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij…

Read More

Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend, se rruga e Partisë Socialiste me atë të opozitës është e ndarë sa i përket reformës në drejtësi. Spiropali tha se opozita e mallkon drejtësinë si organizatë kriminale. ”Armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen menjëherë. A kemi rënë dakord që duhet të kemi një sistem drejtësie ndryshe që nuk është i kapur dhe bën drejtësi, me standarde dhe proces ligjor, për të gjithë njësoj nga ai me cigare me hashash e deri te ai që ka qenë…

Read More

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, thotë se Greqia vijon të mbajë peng ligjin e luftës. Duke folur për të ashtuquajturin inskenimi i komplotit çam, Idrizi shtoi se viktimat e regjimit komunist nuk janë të pakta, duke shtuar se dhjetëra shqiptarë të Çamërisë u përndoqën vazhdimisht nga regjimi. “Duhej që popullsia e shqiptarëve të Çamërisë të ishte popullsi e dorës së dytë, që duhet të heshte për të drejtat e saj, që të mos i krijonte probleme me Greqinë. Kjo që të mos bënte atë që të mos bëjmë ne sot, që të ngrihemi për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë,…

Read More

Astrologia e njohur Meri Shehu, pjesë e ”Big Brother Albania Vip 3”, ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ndër të tjera ka folur më shumë për konkurrentët e këtij reality show. Ajo ka treguar se fitoren ia uron Julian Dedës sepse ai është banori i saj i preferuar brenda shtëpisë, për shkak të qetësisë dhe balancës që aktori ka në shtëpi. Përsa i përket Meriton Mjekiqit, Merit tha se dashuria për Ilnisa Agollin e ka bërë atë shumë të dobët. Blendi: Kujt ia uron fitoren? Meri: Për ata që kanë ngelur nuk është se…

Read More

Deputeti i PD-së Bujar Leskaj, sot ka qenë në humor në Kuvend, pasi pas fjalës që deputeti Erion Braçe mbajti në seancë, tha se ai ministri më i ndershëm i kësaj qeverie. Pas kësaj deklarate, deputeti i PS-së ka shpërthyer së qeshuri. Përveç postit të zv/kryeministrit, Erion Braçe nuk ka mbajtur ndonjë post ministror. “I dashur Erion, kjo qeveria juaj dhe të gjithë ju të tjerët të qeverisë e ka të shkruar në ballë, keqqeverisje, demagogji dhe korrupsion. Çfarëdo të thoni ju dhe të bëni dhe ministri më i suksesshëm në këtë qeveri, më i ndershmi i të gjithë kohorëve…

Read More

Pas ceremonisë për nderimin e Ali Ahmetit si “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka bërë një ndalesë edhe në zyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj, së bashku me Zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Ishte ky i fundit që ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet krah Ramës dhe Veliajt në zyrën e kryebashkiakut. “Një selfie ikonike në një ditë speciale. Mikpritje vëllazërore Edi Rama dhe Erion Veliaj, dhe ngjarje që do të mbahet mend në nderim të Ali Ahmetit dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar ai krahas fotos. Ali Ahmeti u…

Read More

Pak ditë pasi u shkarkua nga detyra e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kritikuar kryetarin e ri, Ragmi Mustafa. Ai thekson se Beogradi ka ndaluar projektin e Tiranës. Për të Ragmi Mustafa sapo ka marrë postin, ka ndaluar një projekt të financuar nga Shqipëria për ndërtimin e një shkolle në një fshat të komunës së Preshevës. Postimi i plotë Beogradi ndalon projektin e Tiranës Kryetari i zarfit të Vuçiqit, në detyrën e parë që nga marrja e postit dhunshëm në mesnatë, ndal projektin e financuar nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht mbështetur nga Kryeministra e Shqipërisë; punimet e…

Read More

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në inaugurimin e murales që evokon epokën e artë të Skënderbeut dhe inauguroi ndërtesën e bashkisë së re të komunës së Cerzeto-s. “Kur hyra në këtë bashki të re, pikturat me rrugët e ngushta dhe kalldrëme më kujtuan direkt Krujën. Është shumë bukur të shohësh se si lidhja shpirtërore e arbëreshëve me atdheun është shprehur edhe nëpërmjet arkitekturës. E gjithë kjo, së bashku me ruajtjen e ritit, kulturës, gjuhës arbëreshe, veshjes, është unikale”, tha Begaj. “Ju faleminderit juve dhe paraardhësve tuaj për këtë akt patriotik të jashtëzakonshëm! Vijoni ta trashëgoni te fëmijët dashurinë tuaj për…

Read More

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi konsiderimin për t’i shpallur fajtorë dy oficerë policie të cilët ishin të pranishëm gjatë arrestimit të Ilir Xhakjas i cili qëlloi për vdekje shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, më 13 shtator 2012. Kolegji penal thotë se dy oficerët F. H dhe K.SH shpërdoruan detyrën dhe nuk kryen asnjë veprim në momentin që u vra shefi i policisë duke mos reaguar për neutralizuar ngjarjen dhe autorin, duke lejuar që ai më pas të largohej nga vendngjarja. Kolegji ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë, i ka gjetur fajtor të gjykuarit K.…

Read More

Aerodromi i Gjirokastrës është kthyer tashmë në qendër të turizmit sportiv. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga fluturimet mbi këtë aerodrom. Vendosja në funksionim e këtij aerodromi, ka ndikim të rëndësishëm në jetën social-ekonomike, të rajonit të Gjirokastrës. Rijetësimi i aerodromit të Gjirokastrës i vjen në ndihmë zhvillimit të biznesit prodhues, tregtar, etj që operon aktualisht në këtë zonë si dhe shkëmbimeve në fusha të ndryshme. Aerodromi i Gjirokastrës ka një histori gati njëshekullore. Fluturimet e rregullta në të kanë nisur zyrtarisht në vitin 1929 me linjën ajrore Tiranë-Gjirokastër-Tiranë. Në funksion të vetë zhvillimeve historike, politike, sociale, ekonomike, etj…

Read More

Ikona e filmit, aktorja e madhe Meryl Streep do të marrë Palmën e Artë të nderit në Festivalin e Filmit në Kanë në Grand Theatre Lumiere në ceremoninë e hapjes më 14 maj. Streep e cila mban tre çmime Oscar dhe nëntë Golden Globe, është një nga interpretueset më të mëdha në historinë e kinemasë. Aktorja e madhe kthehet në Croisette për herë të parë që kur fitoi çmimin për aktoren më të mirë në 1989 për filmin “A Cry in the Dark” me regji të Fred Schepisi.

Read More

Amnistia Penale, edhe pse të dënuarit përfitues kanë lënë qetë, u bë temë debati sot në seancë plenare në Kuvend. Debati kishte mes deputetit Arben Shehaj dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja ludhur me amnistinë penale. Shehaj: Ministri e qeveria kanë gënjyer në mënyrë më të pamoralshme opinionin publik. Tre javë më parë deklaroi se nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar, më pas thotë SPAK thotë kanë përfituar. Ti Manja mos e vrit mendjen se nuk e pret njeri dorëheqjen. Unë jam hajdut?! Ti liron të korruptuarit?! Do të thuash që nuk është e vërtetë? Je burrë, jep dorëheqjen.…

Read More