Egla Ceno të martën u shpall lider i javës në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3” dhe me një avantazh nga Vëllai i Madh, ajo çoi në nominin kokë më kokë çiftin Romeo-Heidi, ku njëri prej tyre do të shpallet finalisti i parë. Por Romeo Veshaj dhe Heidi Baci nuk e dijnë këtë informacion. Egla dhe Romeo kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin gjatë ditës së sotme. Për shkak të kësaj, prezantuesit i ka ngelur hatri me Eglën dhe për këtë kanë pasur përplasje të shumta. Ata madje kanë kaluar edhe në ofendime kundrejt njëri-tjetrit duke përmendur gjëra banale. View…
Author: tirana
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për financimin e bashkësive fetare në vend që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave. Në buxhetin e vitit 2024 janë përcaktuar 113 000 000 (njëqind e trembëdhjetë milionë) lekë për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, prej të cilave Komuniteti Mysliman përfiton më shumë; 33 840 000 lekë, ndërsa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike dhe Kryegjyshata botërore përfitojnë në mënyrë të barabartë nga 26 400 000 lekë. Qeveria ka përcaktuar edhe ndarjen e financimit për secilin komunitet fetar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. V E N…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj ka komentuar sërish amnistinë penale, edhe pse burgjet janë hapur dhe përfituesit kanë lënë qelitë. Alibeaj thotë se nga drafti përfituan deri në 100 persona, që janë hetuar për korrupsion. “Qeveria dhe Rithemelimi thanë se nga amnistia nuk do të përfitojnë ata që janë dënuar nga SPAK. Me amnistinë e fundit përfitonin ata që ishin dënuar nga GJKKO. 80 deri në 100 persona që janë dënuar për korrupsion dhe kanë përfituar nga amnistia. Ky numër mund të rritet edhe më tej, sepse ka persona të tjerë që janë në procese gjyqësore dhe…
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka debatuar me deputeten demokrate Jorida Tabaku në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, sa i përket qëndrimit të saj për tatimin e profesioneve të lira. Tabaku tha nga foltorja e parlamentit se profesionistët e lirë po trajtohen në mënyrë të padrejtë, dhe taksimi që po ju bëhet po i detyron të mbyllin aktivitetin. “Po bëhet një cikël elektoral me taksat e profesionistëve. Pse nuk po i trajtoni këta profesionistë si biznes?’”, tha Tabaku. Kësaj akuze ju përgjigj socialisti Erion Braçe i cili pyet se pse një mjek në shtet duhet të tatohet për…
Në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull, mëngjesin e sotëm fqinjët gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup, çiftin e të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre. Pasditen e sotme u mësua se policia ka shoqëruar tre persona, dy banorë të fshatit dhe një bari të cilët dyshohen se kanë dijeni për krimin brutal. Fillimisht u mendua se ishte grabitje, por nuk ka gjetur asnjë element që mund të bindë hetuesit të cilët pas verifikimeve…
SPAK bën me dije se është përfshirë në një hetim ndërkombëtarë kundër mashtrimit nëpërmjet Call Center. Gjithçka ka nisur në dhjetor 2023, pasi policia gjermane ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës. Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë euro. Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Europë në qendrat e thirrjeve. Për këtë rast, në Tiranë janë arrestuar në…
Gjyqtari i njohur anglez, Anthony Taylor do të gjykojë edhe finalen e fazës “Final 4” të kampionatit shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit, bën me dije se është arritur akordi, që finalja në kampionatin “Abissnet Superiore” t’i besohet një prej “bilbilëve” më të vlerësuar në Europë. FSHF shton se ndihmësit e Anthony Taylor në finalen e madhe të 26 maj do të jenë të huaj dhe në ditët në vijim do të bëhen publike emrat e përzgjedhur. Arbitri 45-vjeçar i cili mban prej kohësh stemën e FIFA-s, ka një karrierë të pasur në botën e futbollit pasi drejton takime të nivelit…
Seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvend, u rikthye në kaos dhe tek tensionet. Situata erdhi pas refuzimit të interpelencës urgjente me kryeministrin, kërkuar nga opozita. Ngritja e toneve u duk se funksionoi dhe Lindita Nikolla pranoi paraqitjen e kërkesës. Teksa interpelanca me Ramën u rrëzua, ajo me Taulant Ballën për nivelin e kriminalitetit në vend ishte pranuar. Ervin Salianji u shfaq me letra në duar për të akuzuar Ministrin e Brendshëm. “Kriminel të shpallur në kërkim gjejnë njëri tjetrin, ndërkohë që policia me ligj e ngarkuar kthehet në gjahtarë e kriminelëve për llogari të bandave rivale në qytete…
Këngëtarja e Izraelit në ”Eurovision 2024”, Eden Golan i është kërkuar të qëndrojë në dhomën e saj të hotelit, përveç momentit kur performon. Si pasojë e protestave pro-palestineze dhe ngjarjeve që mund të ndodhin në Malmo, këngëtarja është këshilluar të qëndrojë jashtë vëmendjes kur nuk është në skenë. Përfaqësuesja e Izraelit për Eurovisionin e këtij viti është nën masa të rrepta sigurie, duke mbajtur një simbol në shenjë solidariteti me të burgosurit që mbahen nga Hamas. Policia suedeze është në gatishmëri të lartë dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga Danimarka dhe Norvegjia për konkursin më të madh të muzikës në…
Këtë të enjte në mbrëmje do të luhen gjysmëfinalet e kupave të tjera të Europës. Marseja do të përballet me skuadrën që eliminoi Liverpool-in nga ky kompeticion, Atalantën, ndërkohë që Roma e De Rosit që eliminoi Milanin do të luaj kundër skuadrës që u shndërruar në surprizën e Europës, Bayern Leverkusen. Gjermanët e drejtuar nga Xavi Alonso, tani janë favorit për të fituar këtë kompeticion pasi kanë anashkaluar me vështirësi West Ham-in. Leverkuseni është një skuadër mjaft e maturuar teni dhe padyshim që janë ndryshe krahasuar me përballjen e vitit të shkuar me Romën e Hoze Mourinhos. Daniele De Rossi…
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka lëshuar gojën, pasi është shprehur se protestat para bashkisë së Tiranës do të vijojnë derisa të largohet Erion Veliaj, ndërsa bëri thirrje ministrit të Brendshëm edhe Veliajt që të mos i provokojnë qytetarët. “Nuk do të tërhiqemi deri ditën kur të largohet Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për ndotjen nivelit të ajrit mbi 20 herë mbi normat e lejuara nga Organizata e Botërore Shëndetësisë që vit pas viti shkakton viktima në Tiranë. Dhe sot edhe fëmijët e porsalindur janë alergjikë pikërisht për një fajtor që quhet Erion Veliaj. Nuk do të tërhiqemi…
Presidenti Bajram Begaj vijoi edhe këtë të enjte turin në Kalabri me vizita në komunat e Kozencës, San Martino di Finita, San Benedetto Ullano dhe Cerzeto, të pavizituara më parë nga presidentët shqiptarë. Në sheshin e San Martino di Finita, në hyrje të të cilit ndodhet shqiponja dykrerëshe, Begaj u prit nga drejtuesit e komunës dhe banorët arbëreshë e shqiptarë, të cilët kanë shkuar aty pas viteve ’90. Veç historisë së ruajtur në arkitekturë, San Martino di Finita ka të arkivuar në bibliotekën e komunës edhe të gjithë të shkuarën e lashtë. Begaj vizitoi bibliotekën dhe kishën e ndërtuar nga…