Ulsi Manja, ministri i Drejtësisë, ka prezantuar këtë të premte rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë e Përgjithshme. Ministri ka propozuar rritje të pavarësisë së prokurorit gjatë ushtrimit të ndjekjes penale, forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, garantimin e të drejtave të njeriut, si dhe bashkëpunim me institucionet e tjera. “Këto rekomandime të përkthehen në një planë pune të detajuar për t’u përmbushur nga organi i prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm, por edhe nga Prokuroria e Posaçme. Kryefjalë e rekomandimeve edhe për këtë vit vazhdon të mbetet përpjekja jonë e përbashkët e të gjitha institucioneve për forcimin e…
Author: tirana
Karamuço i ftuar mbrëmjen e djeshme tek “Top Story” me Grida Dumën tregoi se së fundmi janë kontrolluar nga SPAK banesat e dy personazheve të ekranit, ku i janë sekuestruar telefona dhe pajisje të tjera komunikimi. Sipas Karamuços, disa politikanë të lartë janë nën hetim për transaksionet dhe pasuritë që ata zotërojnë. Karamuço: Meqë jemi tek korrupsioni, aktualisht është duke u zhvilluar një kontroll i madh në disa banesa në Tiranë nga ana e SPAK-ut. Dy prej tyre i përkasin njerëzve që ne i njohim në ekranet tona. Njërit prej tyre dje në njërën prej shtëpive i janë bllokuar celularë dhe…
DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve Guzman Gil Raibel Joisquel, 29 vjeç, dhe Daniele De Carli 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në…
Festa e Pashkës ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës. Shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë zgjedhur të kthehen në vendlindje për të festuar Pashkën ortodokse. Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi janë regjistruar një numër i madh në hyrje prej 6258 shtetas dhe një numër më i vogël në dalje prej 2480 shtetas Sipas informacioneve do të punohet me sportele të alternuara në varësi të fluksit për të shmangur radhët dhe pritjet.
Prokuroria e Tiranës vlerëson se guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duhet të hetohet për “shpërdorim detyre” nga SPAK, pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe të papërshtatshme për të frenuar skemën e dyshuar të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA. Në vitin 2016, Kristo Puleshi nuk e mori seriozisht kërkesën e zyrës Albanian Debt Collection Agency, ADCA, për të paguar një detyrim prej 58 mijë lekësh. Në shkresën që zyra ligjore i nisi për llogari të institucionit Micro Credit Albania, MCA, ai njoftohej se rezultonte dorëzanës i një kredie të marrë nga shoku i tij i fëmijërisë me…
Kryesocialsiti Edi Rama mbledh sot në selinë rozë drejtuesit e qarqeve. Në fokus të këtij takimi do të jetë procesi i rienergjizimit të Partisë Socialiste. Drejtuesit politikë të qarqeve do të bëjnë një analizë të punës në terren, si edhe do të raportojnë mbi objektivat e vendosura nga Rama për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e qershorit. Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje. Ky takim vjen ndërsa PS do t’i nënshtrohet një procesi për zgjedhjen e krerëve të degëve, ndërsa më 12…
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë këtë të premte gjatë orëve të mëngjesit. Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit. Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë.Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Shkozës, ku mësohet se një automjet i Policisë Rrugore ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në lumin e Lanës.Teksa mësohet se nga aksidenti i frikshëm nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale, nga pamjet e siguruara nga “Ora News” pak minuta pas aksidentit shihet qartë automjeti i Rrugores ka çarë gardhin e hekurave mbrojtës në trotuarin duke përfunduar në Lanë.Ndërkaq kolegët e dy efektivëve që ndodheshin në makinën e aksidentuar të shërbimit kanë mbërritur…
Mbrëmja e djeshme u shoqërua me shumë emocione në shtëpinë e BBV, pasi të gjithë banorët kanë ndjekur natën e parë të spektaklit, kur ata hynë një nga një në shtëpinë e edicionit të tretë të reality show-t.Një prej konkurrentëve që përjetoi emocione më të forta ishte Juli, i cili ndërsa pa klipin e prezantimit të tij, para i doli edhe i ati.
Gazment Bardhi ishte krahu i djathtë i Lulzim Bashës kur ky i fundit drejtonte Partinë Demokratike. Ai qëndroi në krah të tij edhe kur nisi përçarja e madhe mes demokratëve. Por më pas u largua nga Basha dhe sot nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, teksa Bardhi është bashkuar me grupimin Berisha dhe drejton grupin parlamentar të Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Gazment Bardhi ka treguar përse ndodhi çarja mes tij dhe Lulzim Bashës. “Unë kam menduar një rrugë tjetër të mënyrës si do duhet të zgjidhej çështja e PD, kam luftuar gjithmonë për bashkimin e PD.…
DASHI Muaji prill solli stres, në disa raste edhe problem fizik. Është koha për t’u rikuperuar. Do të ishte e rëndësishme të kuptoni se çfarë është bërë në të kaluarën, nëse një problem apo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet. Kjo fundjavë do të jetë një fundjavë e madhe me Hënën që do të prekë shenjën. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 3 maj 2024), atmosfera është padyshim më pak e rëndë se ajo e ditëve të fundit. Një përmirësim i përgjithshëm i situatës është në rrugë e sipër. Me Venusin në shenjën tuaj, dashuria mund të përjetohet ndryshe nga…
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranëisra dhe prej mesdite intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë meteorologjike do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit më pas gradualisht reshjet e shiut do të mbeten prezente por me intensitet të ulët. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpjetësi deri në 10m/sek, valëzimi…