Një fqinje e çiftit Kosta dhe Kleoniqi Ilia që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesë, është shprehur se të moshuarit jetonin vetëm dhe s’kishin fëmijë. Ajo deklaroi për mediat se çifti ishin shumë të lumtur së bashku, ndërsa ka treguar se ka qenë një fqinje tjetër e cila i gjeti të vdekur pasi u telefonua nga Athina nga familjarë të 84-vjeçarit. “Jetonin vetëm, nuk kishin fëmijë. Fqinjën këtu e kishin telefonuar nga Athina se ka një motër atje, i thanë që shiko pak si është puna. Vajti ajo dhe i gjeti, ishin çift i lumtur, nuk i ndihej zëri. Nuk…
Author: tirana
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka shkuar në Kuvend i veshur me një bluze ku është stampuar imazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha. “Lironi Berishën”, shkruhet në bluzen që mban veshur deputeti demokrat, ku në imazhin e stampur është ish-kryeministri me simbolin e dy gishtave. Gjithashtu shkruhet: “Lironi liderin e opozitës”. Kujtojmë që ish-kryeministri ndodhet në “arrest shtëpie” prej dhjetorit 2023 për dosjen e ish-kompleksit Partizani. Të gjitha kërkesat e liderit demokrat në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për t’u rikthyer në Kuvend janë rrëzuar.
Asnjë vendi tjetër kandidat nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma se Kosovës përpara anëtarësimit në Këshillin e Europës, pohoi ligjvënësja greke Dora Bakojani, hartuesja e një raporti mjaft pozitiv për këtë përpjekje të Kosovës. Në një shkrim të publikuar në European Western Balkans, ajo thekson se “për të ardhur tek opinioni pozitiv, u deshën 300 ditë, misione në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut dhe Bruksel, një ekip i specializuar e dhjetëra takime me qeveritarë, ambasadorë, bashkiakë serbë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, organizata joqeveritare e organizata ndërkombëtare”. “Po ashtu raporti ka kërkuar nga autoritetet në Prishtinë që pas 25 vjetësh…
Mbrëmjen e djeshme në Top Story, eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço deklaroi se një prej analistëve që del çdo natë nëpër emisione, merr 17 rroga dhe tre vila. Edhe pse nuk përmendi një emër konkret, Karamuço u shpreh se ka edhe persona të tretë të lidhur me politikën që bëjnë pastrim të parave, duke lënë të nënkuptohet për analistët. “Kush të troket te dera dhe të thotë ma jep mua këtë se më duhet mua, kur gjithë populli tjetër mban radhën, çoje në prokurori. Dhe nuk kam parë ndonjë nga këta të tjerët ta përgënjeshtrojë. Se me sa duket ky…
Momente të bukura dhe gazmore ka patur mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Teksa banorët qëndronin jashtë në oborr, Vëllai i Madh u kishte vendosur muzikë dhe ata kanë nisur që të kërcenin. Ndërkohë Graciano Tagani, Meriton Mjekiqi dhe Shkëlqim Bega kanë sfiduar shiun dhe kanë shijuar pishinën. Por në një moment Graciano shkon pranë vajzave dhe merr në krah Françeska Muratin, të cilën e hedh në pishinë. Të njëjtin veprim bën edhe Çimi, i cili zgjodhi Erjola Doçin për ta hedhur në pishinë. Edhe pse Erjola bërtiste “jo” që ai mos t’a bënte atë veprim, Çimi e mori…
Një konflikt i çastit mes punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës në Kavajë bëri që njëri prej tyre të kërcënonte me thikë dy të tjerë me thikë. Lajmi bëhet i ditur ngaAgjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila në një njoftim për mediat, thotë se ka referuar në prokurori punonjësin 52-vjeçar i cili kërcënoi kolegët. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të MZSH-Kavajë, T. R., 52 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje”. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore…
Ditën e sotme, po mbahet seanca ndaj ish ministrit Fatmir Mediu, në lidhje me “Gërdecin”. Avokatët e Fatmir Mediut, kanë kërkuar që pyetja e pesë shtetasve amerikanë të bëhet përmes videokonferencës, pasi kjo do të ishte në të mirë të prpocesit dhe do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës. Amerikanët kanë ofruar si një mundësi, marrjen në pyetje të tyre nga agjentët e FBI. Avokatët kanë kërkuar autorizimin si ndërmjetës të gjeneral major Andrew Turley. GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatëve, duke vendosur që dëshmirtarët të pyeten nga agjentët e FBI. Mediu nuk është sot i pranishëm në sallë,…
Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij ai tha se Shqipëria, ndonëse e varfër, ka treguar gjithmonë zemrën e ngrohtë për shqiptarët kudo që jetojnë. “Dua t’ju falënderoj nga zemra, Kjo është Tirana e Adem Jasharit. Kjo është Tirana edhe e Zahir Pajazitit, kjo është Tiranë e Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit. Kjo nëna, Tirana, Shqipëria ka qenë e varfër, por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj. Me qindra janë dëshmorë, heronj të kombit, që…
Rregulli 30:30:30:10 mund të zbatohet si për planifikimin e të ardhurave ashtu edhe për pensionet dhe mund t’ju ndihmojë shumë për të planifikuar buxhetin tuaj, për të arritur qëllimet e daljes në pension dhe për të zvogëluar rrezikun e portofolit. Planifikimi i pensioneve ka qenë një temë kyçe në muajt e fundit, në mes të pasigurisë aktuale ekonomike që përfshin norma më të larta interesi, rritje të inflacionit dhe krizës së kostos së jetesës në shumë vende. Kjo i ka lënë disa punëtorë të pyesin nëse po kursejnë mjaftueshëm për pensionet e tyre dhe nëse jo, duke u shqetësuar se…
Nga av. Gurali Brahimllari, magjistrat, ish Gjyqtar Gjykata Europiane Drejtësisë (Dhoma e Madhe), në datën 30/04/2024, shpalli VENDIMIN për çështjen C-670/22, duke përcaktuar se transkriptet e ardhura nga autoritet gjyqësore franceze përbëjnë “përgjime të telekomunikacionit”. Ky vendim i GJED-së lidhet me kërkesën e Gjykatës së Berlinit (Gjermani), mbi disa problematika të zbatimit në vendet e ndryshme të BE, të transkripteve të përgjimeve të komunikimeve të platformës Encrochat të cilat janë kryer prej autoriteteve franceze nëpërmjet një paisje teknike që ka depërtuar në trafikun e komunikimeve të bazuara në internet. Në këtë Vendim, Gjykata edhe pse konfirmon parimin e njohjes…
Një efektiv i burgjeve në Fier është dhunuar me sende të forta. Bëhet fjalë për efektivin Nazmi Doko, i cili ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Kjo ngjarje ka ndodhur më 30 prill 2024. Sipas informacioneve, 61-vjeçari është sulmuar nga një person ende i paidentifikuar. Dyshohet se ky sulm mund të jetë bërë për shkak të detyrë, megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato bëri thirrje që SPAK të lihet të bëjë punën e vet. Gonzato tha se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë lidhur me qëndrimin e saj sa I takon mbështetjes së drejtësisë së re. Pyetje: BE ka dënuar sulmet ndaj drejtësisë ndaj kreut të SPAK. Ndërkohë Rama ka sulmuar. Pse reagoni për sulmet nga Meta dhe jo nga Rama? “Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë…