Më 10 prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit, ndodhi një aksident tragjik dhe sot janë publikuar pamjet, duke shfaqur momentet e fundit të dy personave që mbetën të vrarë pas incidentit. Siç duket edhe në video, zetori me të cilin udhëtonin 60-vjeçari Ismajl Ismaili dhe 21-vjeçari Gjin Muhaj, të dy banues në Mirditë, përmbyset dhe bie në kanal. Të dy ishin nisur për të punuar tokën e 60-vjeçarit, i cili kishte punësuar të riun, por të dy humbën jetën pasi nuk kanë arritur të shpëtojnë pasi zetori i ka zënë poshtë.
Author: tirana
Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vijojnë që të jenë në krye të lajmeve dhe të audiencës, edhe pse u bë 1 vit nga ”Big Brother Albania Vip 2”. Sot nga spitali privat ku Kiara bëri lindjen e vajzës, ata prezantuan edhe Lunën e vogël, që erdhi në jetë dje më 30 prill. Luizi u fut live në Instagram, me një audiencë prej 42 mijë njerëzish që ndiqnin live çiftin dhe të voglën e tyre, Luna Mari Ejlli, ku urimet e panumërta nuk munguan. Si fillim Luna vjen pasi ky emër i pëlqente shumë Kiarës ndërsa Mari vjen pasi dy…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeaj thotë se rreth 110 deputetë të Kuvendit bashkuan votat për të amnistuar edhe të dënuarit nga SPAK-GJKKO, duke iu referuar një prononcimi të SPAK për median sipas të cilit janë amnistuar 100 të dënuar nga GJKKO. “Sot, mediat kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, se mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të dënuarve për korrupsion”,…
Për deputetin e Rithemelimit, Dashnor Sula, ish-kryeministri Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë figura të konsumuara që i japin një tjetër mandat Edi Ramës. Për të opozita është në kushtet aktuale që nuk fiton. “Berisha, Basha, Meta janë figura të konsumuara. Problemi i opozitës është i madh. E kam thënë Berisha, Basha dhe Meta janë figura të konsumuara. Nëse vazhdojmë kështu Rama është fitues”, shtoi ai. Shqetësuese për të është fakti që deputetët opozitarë e bëjnë luftën për karrige. “Lëpihen për të marrë një mandat, kjo është e rëndë dhe kjo më shqetëson mua”, tha Sula. Deputeti i…
Hartuesja e raportit pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetja greke, Dora Bakoyannis thotë se asnjë kandidati nuk i janë kërkuar më shumë reforma se Kosovës para diskutimit për anëtarësim në këtë organizatë. ”Raporti ka kërkuar nga autoritetet në Prishtinë që pas 25 vjetësh të rivendosin pronën e manastirit më të rëndësishëm serb në rajon, që të tërhiqnin një projektligj për shpronësimin e pronave serbe dhe të nënshkruanin një listë marrëveshjesh për të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha, ta vendosin komunitetin serb nën mbrojtje ndërkombëtare”,-ka thënë Bakoyannis në një tekst autorial për European Western Balkans.…
Pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa nene të projektligjit që detyronte studentët e mjekësisë që për 5 vite pas diplomimit të mos largohen për të punuar jashtë vendit, qeveria ka reflektuar disa ndryshime në projektligj. Pas argumentit të Gjykatës Kushtetuese që afati 5 vjetor është jo-proporcional, qeveria propozuar që ky afat për studentët e mjekësisë të ulet në 3 vite. Ligji parashikonte 5 vite punësim të detyruar për studentët e mjekësisë të vitit të parë, që tashmë me rishikimin ulet në 3 vite, ndërsa për studentët e vitit të dytë deri në vitin e katërt detyrimi për të dhënë kontributin ulet…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot në finalen e konkursit të Gjuhës Shqipe për shkollat 9-vjeçare, se gjuha shqipe është ajo që na bashkon, është identiteti ynë kombëtar, një thesar i paçmuar për të cilën duhet të kontribuojmë akoma më shumë. Në finalen e konkursit marrin pjesë shkolla “Jeronim De Rada” në Tiranë dhe “Rilindja” në Kavajë. “Ky aktivitet ka pasur mbështetje të madhe edhe donatorët si UNICEF, Save the Children, Këshillin e Evropës dhe Këshillin britanik. Është një iniciativë që do duam ta zhvillojmë vit pas viti që të bëjmë të mundur që gjuha që është…
Çifti Kiara dhe Luiz Ejlli, dje u bekuan me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Luna Mari Ejlli. Në një kohë që janë kryefjalë e shypit rozë, fansat dhe ndjekësit e çiftit duan të shohin gjithçka, edhe pse çifti ka nisur që të postojë momentet e para të lindjes. Këtë herë është Kiara ajo që ka postuar një foto, ku e vogla nuk duket, por ka një mesazh për të. ”Mos u shqetëso mama, do bëhet më mirë”. Kur se dje, këngëtari dhe fenomeni i ”BBVA2” Luiz Ejlli ndau emocionet e para përmes një video. ”Mendova që lumturia e…
Bashkia e Tiranës është dakordësuar me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe shumë shpejt do të nisë puna për krijimin e një parku linear, që do të lidhë Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës me Parkun e Liqenit të Farkës. Lajmin e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë aktivitetit përmbyllës të fushatës së mbjelljes së pemëve për këtë sezon. “Sapo kemi dakordësuar me Fondin Shqiptaro-Amerikan që të bëjmë një tjetër park, por kësaj here një park linear që e lidh Parkun e Liqenit të Tiranës me Parkun e Liqenit të Farkës, për të gjithë ata që…
Sivasspor do të ketë një duel delikat ndaj Galatasaray, të vlefshme për javën e 35-të. Uygun Bulent, trajneri i Sivasspor ka marrë sot lajmin e mirë, teksa Rey Manaj është rikthyer në stërvitje, pas problemeve të vogla të shfaqura së fundmi. Bulent e sheh sulmuesin shqiptar si titullar ndaj pretendentëve të Gallatasaray, me shpresën se ai do mund të bëjë diferencën. Manaj ka realizuar deri më tani 18 gola në kampionat, duke fituar kështu zemrën e tifozëve të Sivasspor.
Shqiptarët punojnë 6 orë më shumë në një javë krahasuar me erupianët, ose 1 ditë pune më tepër sesa në vendet e BE-së. Erion Muça, ekspert për punësimin thotë: Bazuar në këtë raport shqiptarët punojnë rreth 43.7 orë në një javë. Më pas renditet Serbia dhe në vend të tretë një vend i BE-së, që është Greqia. Ende sot një shqiptar punon shumë dhe puna e tij shikohet puna e tij orët e gjata si e vetmja mënyrë për të prodhuar rezultate, apo që biznesi apo ndërmarrja të arrijnë një sukses të caktuar. Me përjashtim të rasteve që këtë mesatare…
Aktorja Egla Ceno, është një nga banoret më të komentuara dhe më lojtare në këtë ”Big Brother Albania Vip 3”. Por një njoftim nga Vëllai i Madh ka tronditur shtëpinë dhe rrjetet sociale. Në njoftimin që e lexoi Juli, thuhet se Egla nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe siç shihet, ndodhet në dhomën e gjumit nën kujdesin e mjekëve duke marrë mjekim. Po ashtu Vëllai i Madh bën me dije se pritet një njoftim i dytë për rrugëtimin e aktores, ku finalja e madhe është më 25 Maj. Situata jo e mirë erdhi që pas Prime të së…