Author: tirana

Personi që shihni në foto është emigranti i parë i paligjshëm i ndaluar me qëllimin për ta deportuar për në Ruandë nga policia e Britanisë së Madhe. Policia britanike shkon në banesa, arreston emigrantët e paligjshëm duke iu vendosur pranga në duar, i fusin ata në furgonë dhe i vendosin në burgje përpara deportimit për në shtetin afrikan. Largimet pritet të nisin gjatë korrikut. Përtej kundërshtimeve nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat humanitare, kryeministri Rishi Sunak, mbrojti planin e tij gjatë një debati në parlament. Kryeministri britanik firmosi marrëveshje me Francën dhe Shqipërinë vitin e kaluar, si përpjekje për të…

Read More

Reforma zgjedhore është shndërruar në temën kryesore për jetën politike. Partitë e vogla kanë bërë lëvizjen e parë, pasi duan që të sigurojnë vende në zgjedhjet parlamentare të 2025, në një kohë që PS është kundër koalicioneve. Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane dhe PBDNJ kanë dorëzuar në Kuvend një projektligj ku kërkojnë disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Në projektligjin e depozituar në Kuvend nga Agron Duka, Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule, kërkohet rikthimi i koalicionet parazgjedhore në modelin që është aplikuar në 3 palë zgjedhje të përgjithshme, para se të ndryshohej në korrik 2020. Ato kërkojnë votim me lista të…

Read More

Pranvera është stina që na bën të ndiejmë dëshirën për shëtitje në natyrë, por edhe stina kur shfaqen alergjitë e shumta. Arrat Arrat janë super të shëndetshme dhe janë një nga ushqimet më të mira si për mesditë ashtu edhe për pasdite. Magnezi dhe vitamina E forcojnë sistemin tuaj imunitar dhe ju mbrojnë nga radikalet e lira që shkaktojnë dëmtim të inflamacionit. Mollët Mollët janë të pasura me lëndë ushqyese dhe kanë veti anti-inflamatore. Preferoni t’i hani me lëkurën e tyre pasi është plot me antioksidantë që pengojnë çdo dëmtim qelizor. Në të njëjtën kohë, sipas hulumtimeve, sa më shumë…

Read More

Një plagosje me thikë ka ndodhur pas një sherri ne doganën e Kapshticës. Dy drejtues kampionësh janë zënë për radhën në skaner dhe njëri prej tyre ka plagosur me thikë tjetrin. Dy shoferët nga Tirana janë konfliktuar mes tyre ndërsa njëri prej shoferëve me iniciale A.A ka qëlluar me thikë në bark shoferin tjeter me iniciale J.T. I dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa autori u shoqërua në komisariat. Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Read More

Fushatës së mbjelljeve të Bashkisë së Tiranës i janë bashkuar edhe shumë ambasada në vendin tonë, të cilat kanë dhënë një kontribut të çmuar për shtimin e gjelbërimit. Nisur nga ky solidaritet, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje edhe disa analistëve, që në vend të sulmeve për çdo punë, të japin edhe ata kontribut për qytetin ku jetojnë. “Shoh ndonjëherë këta analistët në darkë dhe them: Po mirë, vjen ambasadori i Ukraines nga dy mijë kilometra larg, nje vend qe është në luftë, dhe merr lopatën te mbjelle nje peme. Ky park quhet Parku Helen sepse pemet i ka sjellë…

Read More

Sofia u rrit në Shtëpinë e Fëmijës, ku në moshën 12-vjeçare u përdhunua nga roja e institucionit, ndërsa tetë vite më vonë ra pre e trafikimit. Historia e trishtë u transmetua në “Shqipëria live”, ku Sofia (për arsye mos identifikimi, nuk është përdorur emri i vërtetë), që sot është 30 vjeçe, rrëfeu traumat e jetës së saj. E reja tregoi se u abuzua nga roja për tri vite me radhë, ndërsa kur ishte 20-vjeçe njohu një djalë që i premtoi se do ta ndihmonte të largohej që aty dhe do të krijonin familje së bashku, por e gjitha kishte qenë…

Read More

Mbrëmë në Prime e ”Big Brother Albania Vip 3”, Meritoni u suprizua nga një takim shumë emocional nga e dashura e tij, Ilnisa Agolli, po ashtu ish-konkurente në këtë edicion. Shumë puthje dhe lot mes çiftit. Ky takim është komentuar edhe në emisionin ”Shqipëria Live”, ku gazetarja Neda Balluku foli për një shtatzani të dyshuar të Ilnisës. ”Vetëm mua mu duk Ilnisa si shtatzënë? Vetëm mua më dha një ndjesi sikur është shtatzënë”,-tha Balluku. Edhe Olta Sheta, e cila ka qenë në Big Brother vite më parë, tha të njëjtën gjë, që Ilnisa i dha ndjesinë sikur është shtatzënë. ”Mbeti…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kalabri u ndal në komunat e Acquaformosës dhe Lungros në provincën e Kozencës. Në Acquaformosa është hera e parë që një Presidenti i Shqipërisë zhvillon një vizitë dhe, për këtë arsye, drejtuesit vendor dhe komuniteti e konsideruan ardhjen e Presidentit Begaj një nderim të veçantë. Kreu i Shtetit shprehu falënderime për mikpritjen arbëreshe dhe përpjekjet e bëra ndër shekuj për të ruajtur si pasuri të paprekshme trashëgiminë, ndërsa përcolli mesazhin e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kalabrisë dhe Italisë. “Unë jam këtu për të ofruar mbështetjen time si President i…

Read More

Anëtarja e Kryesisë së PD, Marinela Ziu gjatë një konference për shtyp nga selia blu, tha se Ministria e Financave nuk publikon transaksionet e thesarit. Sipas saj, qytetarët e kanë të pamundur të monitorojnë shpenzimet e qeverisë. Ziu shtoi se prej datës 19 mars qeveria nuk bën transparente shpenzimet e saj, ndërsa ngriti dyshime se kemi të bëjmë me fshehje të pagesave ose me mungesën e parave në buxhetin e shtetit. Deklarata e plotë Prej datës 19 mars, qytetarët më të varfër dhe më të vjedhur të Europës, faktuar kjo nga çdo raport nderkombetar, e kanë të pamundur të monitorojnë…

Read More

Partia e Lirisë është rithemeluar siç Ilir Meta dëshiron. Tashmë zëdhënëse e PL-së është 21-vjeçaja Dea Nako. Ajo është studente e Fakultetit të Drejtësisë, ndërsa lajmin për caktimin e saj si zëdhënëse e bën me dije Erisa Xhixho në një postim në Facebook. “Pas shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjes të Kryesisë Politike të Partisë së Lirisë, kam kënaqësinë që në prag të mbledhjes të parë të Kryesisë së re të njoftoj vendimin e marrë nga Presidenti i Partisë të Lirisë, Ilir Meta, që zëdhënëse e Partisë të Lirisë do të jetë nga sot, Dea Nako, 21 vjeç, studente për…

Read More

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një takim me përfitues të ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar. Koçiu theksoi angazhimin e saj dhe të MSHMS për të mbështetur kategoritë në nevojë nëpërmjet politikave sociale që synojnë integrimin në shoqëri dhe punësimin e tyre. Në fjalën e saj, ministrja u ndal te strategji e ndërmarrë nga qeveria shqiptare dhe MSHMS, jo vetëm për mbështetjen ekonomike ndaj familjeve në nevojë, por edhe për sfidën e madhe, atë të aftësimit profesional të tyre. “Programet e ndihmës ekonomike kanë një qasje të qartë dhe janë të…

Read More

Në muajin mars, numri i aksidenteve u rrit krahasuar me marsin e vitit 2023. Në muajin mars u regjistruan 107 aksidente rrugore, ndërsa numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 147 persona. Eksperti rrugor, Fadil Likaj thotë se të rinjtë janë grupmosha që përfshihen më shumë në aksidente. Ndërkohë, shpejtësia dhe mosdhënia e përparësisë janë shkeljet më të shpeshta nga drejtuesit e mjeteve. “Numrin më të madh të aksidenteve e zënë gruposhat e reja. Shkeljet që prevalojnë më shumë, janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosdhënia e përparësisë në zonat urbane dhe ndërprerja e rrugës në mënyrë…

Read More