“1 maji” nuk ka qenë vetëm një ditë pushimi zyrtar. Si rrallë herë sindikatat e profesioneve të ndryshme janë bërë bashkë duke rikthyer simbolikën e vërtetë të Ditës së Punëtorëve, protestat për kushte dhe paga më të mira. Mësuesit ishin të parët që u bënë bashkë në marshimin drejt ministrisë që i përfaqëson. Kishin ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, por me të njëjtat kërkesa dhe shqetësime. Mësuesit tregojnë se sa të pavlerësuar ndihen sot nga shteti dhe qeveria. Pagat e tyre i cilësojnë qesharake aq sa jo pak herë ato bëhen objekt humori nga nxënësit e tyre. Mësuesia…
Author: tirana
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se sot është më i vendosur dhe më energjik se kurrë për ta çuar Tiranën përpara. Nga Liqeni i Farkës, Veliaj nënvizoi se kush mendon se duke goditur kryetarin për të kapur ndonjë vilë apo zarf, gabon. “Çdo punë e kemi bërë me sherr: sherri i parë ishte për këndin e lodrave te Liqeni, kur vinte Presidenti i Republikës dhe deputeti me pistoletë, të njëjtët njerëz që shtyhen aty përditë. Ne themi na lini të punojmë. Kur ne shqiptarët punojmë, bëjmë gjëra të mrekullueshme. Kur i themi punës plaç, atëherë ngelemi…
Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një 15-vjeçare e cila ishte në ekskursion me shkollën, u godit nga një motor elektrik, teksa ishte duke shëtitur me monopatinë. E mitura u dërgua menjëherë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia është në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Me finalet e EURO 2024, që do të nisë në më pak se 50 ditë, UEFA do të nxjerrë në shitje një sasi biletash të fundit në orën 11:00, të enjten më 2 maj, të disponueshme për t’u blerë në EURO2024.com/tickets. Biletat që janë në dispozicion do të përfshijnë biletat e ofruara për rishitje përmes platformës zyrtare të rishitjes në mars/prill, bileta të vëna në dispozicion pas finalizimit të konfigurimeve të stadiumeve dhe një numër të konsiderueshëm biletash me pamje të kufizuar me çmime më të ulëta. Shitjet e minutës së fundit do të zhvillohen në bazë të prioritetit të aplikimit,…
Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit është hapur sot për qarkullimin e mjeteve. Plot tre javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re. Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen…
Ditën e djeshme, Luizi dhe Kiara, u bënë prindër për herë të parë. Nëpërmjet një postimi në Instagram dyshja ndau lajmin e mrekullueshëm duke bërë me dije gjithashtu dhe emrin e vogëlushes, Luna Mari Ejlli. Pas urimeve të përzemërta të marra ditën e sotme, Luizi ka bërë reagimin e parë. Nëpërmjet një postimi në Instastory, mes emocionesh ai falenderon për urimet e ardhura prej të gjithëve dhe shprehet: “Më keni bërë njeriun më të lumtur në botë! Kam menduar se lumturia ka qenë kur më ka thënë Kiara ‘po’, por më vjen keq t’i them Kiarës që lumturia më e…
Puna në rradhë të parë fisnikëron njeriun, i jep atij dinjitetin dhe i sjell familjes dhe individit të ardhurat për një jetesë të dinjitetshme. Ajo nuk mund të jetë vetëm një mjet fitimi i punëdhënësit, por mbi të gjitha një instrument që e bën më të mirë shoqërinë. Nderim dhe respekt për të gjithë ata që punojnë e fitojnë me djersë dhe me mund duke u garantuar familjeve të tyre dinjitetin e një jete të qetë. Po ashtu edhe për ata punëdhënës që respektojnë dinjitetin e punëtorëve e punëtoreve të tyre, duke i paguar sipas standardeve dhe duke u krijuar…
Kryeministri Edi Rama nga Elbasani, ku ka inspektuar industrinë e Ferrokromit të AlbChrome në qytetin e Elbasanit, deklaroi se punonjësi është e rëndësishme që të jetë i motivuar dhe gjithashtu i respektuar. Rama vuri theksin tek rëndësia e kushteve të punës, ndërsa u shpreh se tashmë vendi është në një fazë të re suksesi dhe se të gjitha kompanitë duhet të angazhohen në respektimin, mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit. “Paga mesatare e kompanisë, 1 mijë euro. Kompania është e njohur për përgjegjshmërinë e saj. Jemi në një fazë të re dhe këtë do ta kuptojnë të gjitha kompanitë…
Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka 34 shërbime që mundësohen online. Dhe njofton se duke nisur nga dita e sotme qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit eAlbania edhe për 5 shërbime të tjera, duke e çuar në 39 numrin e shërbimeve online. Shërbimet në fjalë janë si më poshtë: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15089/DPD_15089_n4_s3_web.aspx https://app.e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15089/DPD_15089_n4_s3_app.aspx Kërkesë për miratim të Autorizimit për përdorimin proçedurës së deklarimit të thjeshtëzuarhttps://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15090/DPD_15090_n4_s3_web.aspx https://app.e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15090/DPD_15090_n4_s3_app.aspx Kërkesë për shtesa/ndryshime në Autorizimin e Magazinimit të Përkohshëmhttps://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15092/DPD_15092_n4_s3_web.aspx https://app.e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15092/DPD_15092_n4_s3_app.aspx Kërkesë për transferim Agjenti doganor nga një Agjenci Doganore në një tjetërhttps://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15094/DPD_15094_n4_s3_web.aspx https://app.e-albania.al/eAlbaniaServices/DPD/15094/DPD_15094_n4_s3_app.aspx Kërkesë për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga…
Një zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të martën mbi rrezikun e infektimit të lopëve përtej Shteteve të Bashkuara me virusin H5N1, i pranishëm në shumë zogj shtegtarë. Zyrtarët amerikanë po përpiqen të verifikojnë sigurinë e qumështit dhe mishit pas konfirmimit të virusit të gripit të shpendëve në disa ferma lopësh në nëntë shtete që nga fundi i marsit dhe një individi në Teksas. “Ndërsa zogjtë shtegtarë që mbarin virusin vazhdojnë ritualin e tyre në mbarë botën, ekziston rreziku i infektimit të lopëve në vendet e tjera”, tha në një konferencë shtypi në Gjenevë Wenqing Zhang, e cila drejton…
Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët psikiatër e lidhin fenomenin, me përdorimin më të shtuar të pijeve alkoolike deri në abuzim, duke rënduar kryesisht gjendjen e personave që vuajnë nga shëndeti mendor. “Po është e vërtet që në këtë periudhë rriten abuzimet me alkoolin apo dhe me lëndët narkotike, me ardhjen e stinës së verës edhe abuzimet shtohen”, mjeku psikiatër Stiliano Lepuri. Ajo çfarë vërehet me pozitivitet nga mjeku psikiatër është ndërgjegjësimi dhe qasja që njerëzit kanë për të trajtuar problemet mendore. “Është ulur pak stigma dhe paragjykimet që njerëzit për problemet…
Oficerët e policisë në Britani zbuluan një fabrikë kanabisi në Grimsby gjatë bastisjes së një prone. ‘Kopshtarin’ e gjetën të fshehur në një dollap, gjatë kohës që kërkonin në dhomat në katin e sipërm. Bëhej fjalë për një 28-vjeçar shqiptar, i cili pranoi para gjykatës akuzën e prodhimit të kanabisit mes Janarit dhe Marsit të këtij viti. Prokurori Michael Forrest tha se policia e ndërmori operacionin në banesën në fjalë gjatë orëve të natës, më 19 Mars. Ata zbuluan 2 dhoma të përshtatura për të kultivuar kanabisin. Në to u gjetën rreth 50 bimë kanabis. E teksa kërkonin për shenja…