Doris Andoni, konsulente strehimi ka folur për kreditë e buta. Cilat janë kategoritë që përfitojnë, çfarë kriteresh duhen plotësuar, a është prezente meritokracia? Të gjitha këtyre pikëpyetjeve i dha përgjigje zonja Andoni në studion e Vizion Plus. Andoni: Skema e kredive të buta ka filluar që në vitin 2009. Filimisht ishte e vështirë të vihej në lëvizje, por kur u kuptua si funksiononte pati një interes shumë të madh nga qytetarët. Në vitet 2012-2013 pati një bllokim sepse u krijua një borxh shumë i madh për bankat dhe nuk pati prurje të reja, skema u mbyll. Në 2019 duke parë që…
Author: tirana
Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ka goditur Kroacinë. Sipas Shërbimit Sizmologjik në Kroaci, epiqendra e tërmetit ishte rreth 15 kilometra në jug të Slunjit. Ndërsa thellësia është regjistruar rreth 10 kilometra. Tërmeti është ndjerë thuajse në të gjithë Kroacinë, raporton Index.hr. Gjithashtu ka raportime se lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ngrënia e më shumë ushqimeve të përpunuara dhe më pak drithëra integrale po kontribuon në raste të reja të diabetit të tipit 2 në mbarë botën, sipas një studimi të ri. Një tjetër faktor kryesor në bumin e diabetit: konsumimi i shpeshtë i mishit të kuq dhe të përpunuar, si proshuta, salsiçet dhe sallami. Sipas një studimi të publikuar në Nature Medicine, këta tre faktorë, ngrënia e shumë drithërave të plota, shumë drithëra të rafinuara dhe shumë mish, ishin kontribuuesit kryesorë në më shumë se 14 milionë raste të reja të diabetit të tipit 2 në 2018. Në të vërtetë,…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor A.LL., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi. Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga “Zini Sako” ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet proceduriale ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit…
Gjykata Civile e Tiranës rrezoi kërkesën e Gazment Bardhit dhe disa deputetëve të tjerë për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike zyrtare. I ftuar në “Repolitix” në Report Tv avokati Përparim Çaça e konsideroi lëvizje për konsum politik, duke theksuar se i rëndësishëm është vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD. “Procesi kryesor është ai në apel që i vë vulën vulës. Të gjithë akrobacitë qoftë edhe gjyqësore për konsum politik nuk shërbejnë për asgjë. Derisa të kemi një vendim përfundimtar në regjistër të partive politike është ai zotëria”, tha Çaca. Një skenar të ri…
1 Maji, i quajtur edhe Dita e Punëtorëve ose Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, është dita që përkujton betejat dhe arritjet e bëra nga punëtorët dhe lëvizja punëtore. Ajo festohet në shumë vende më 1 maj, ndërsa në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, një festë e ngjashme, e njohur si Dita e Punës, kremtohet të hënën e parë të shtatorit. Dita e Punës i ka rrënjët në një periudhë demonstratash të fuqishme për të drejtat e punëtorëve të fabrikave gjatë Revolucionit Industrial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Shoqata e Urdhrit të Kalorësve Amerikanë të Punës (Knights of…
Dashi Kjo mund të jetë një periudhë delikate për shëndetin, ndaj tregohuni të kujdesshëm. Situata në familje mund të mos jetë aq normale apo e qëndrueshme sa mendoni, pasi nuk përjashtohet mundësia e një debati. Në këtë rast, përpiquni të jepni ndikim stabilizues. Demi Shoqëria e këndshme do të jetë një përvojë rinovuese. Shpërblimet financiare të sotme mund të mos jenë në përputhje me pritshmëritë tuaja. Problemet që lidhen me familjen duhet t’i jepet prioriteti më i lartë. Binjakët Sot do të keni mundësi të kurseni një shumë të moderuar parash. Miqtë ose bashkëshorti/bashkëshortja do të gjallërojnë një ditë të…
Ilnisa është futur këtë mbrëmje në shtëpi për t’i bërë një surprizë të dashurit të saj, Meritonit. Pasi janë takuar ata kanë shpërthyer në lot nga emocionet. “Ky rrugëtim na dha dhuratën më të bukur, na dha njëri-tjetrin. Por ky udhëtim do të të kthejë si fitues. Mos më hajde në shtëpi pa fitore”, i tha ajo.
Më shumë se 50,000 minorenë të pashoqëruar, janë zhdukur pasi kanë ardhur ilegalisht në Evropë dy vitet e fundit, sipas sondazhit të grupit të gazetarëve evropianë. Aktivistët shtonin se shifrat mund të jenë më të larta prej mungeses së informacioneve, pasi shumë vende evropiane nuk mbajnë të dhëna minorenët e pashoqëruar të zhdukur. “Këto shifra shokuese tregojnë se sa serioze është çështja”, thuhej në raport.
Pas 3 orësh, protesta e opozitës para bashkisë së Tiranë u mbyll, për tia lënë protestës së rradhës skenarit me përleshje, molotov. Ekspertët e kriminalistikës kanë nisur këqyrjen e vendngjarjes para bashkisë së Tiranës. Protesta u shoqërua me fjalime nga përfaqësues të opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, por nuk munguan as përplasjet fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Protestuesit kanë hedhur edhe sot molotov drejt godinës së bashkisë, ashtu si në protestat e fundit, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të martë në stadiumin “Air Albania” eventin e rëndësishëm të lançimit të Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit”. Një strategji që paraqet planin e FSHF-së për të adresuar zgjidhjen e sfidave komplekse që mund të arrihen vetëm përmes bashkëpunimit me të gjithë aktorët në fushën e futbollit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni u shpreh se strategjia “Ndërtimi i Urave Lidhëse Përmes Futbollit” është shumë i rëndësishëm për të sensibilizuar çdokënd që t’i bashkohet iniciativave të FSHF-së për të ndikuar më…
Pas tre orësh, opozita ka mbyllur protestën para bashkisë së Tiranës. Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, tha nga protesta se Erion Veliaj i quan kolegë prokurorët në vjedhje dhe korrupsion, pasi nuk ka një formim juridik apo eksperiencë në fushën e drejtësisë. ”Unë pyes qytetarët se a është lajm i mirë kur kryebashkiaku del nga prokuroria dhe thotë dola nga zyra e kolegëve. I ka kolegë në vlerësimin tonë si opozitarë në vjedhje apo si? Ai nuk është jurist, nuk ka formim juridik, qartazi ai ka kolegë në sferat e tij të ekspertizës siç janë korrupsioni dhe…