Author: tirana

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës. Benet Beci si dhe nga ministrja Elisa Spiropali, ishin në parkun kombëtar të Thethit, ku eksploruan edhe Zip Line nga ku vëzhgon edhe Luginën e Thethit. Ministrja Spiropali dhe kryebashkiku Beci vendosën që të provonin eksperiencën e Zip Line për të parë nga ajri hartën e atraksioneve të Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. Banori: Problem kemi disa gjoba marramendëse për ndërtimet pa leje. Rama: Gjobat për ndërtim pa leje, në këtë zonë do t’i fshijmë të gjitha. Ju keni ndërtuar pa leje sepse nuk keni pasur mundësi të…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga ambientet e SPAK-ut pasi qëndroi aty brenda për afro 8 orë. Nga ana tjetër, opozita po mban protestën para Bashkisë së Tiranës. Kjo është hera e parë që Veliaj shkon në godinën e SPAK. Ai ka marrë një fletëthirrje nga prokurori Dritan Premçi, për t’u pyetur si një njeri që ka dijeni për rrethanat e çështjes. ”Pak këtij takimi SPAK ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për së mbari. Isha me dy kolegë hetues profesionistë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është ti forcojmë institucionet mos…

Read More

Këtë të martë, protestuesit para bashkisë së Tiranës janë parë që të vijnë me arka të mbushura me fruta dhe perime. Kjo si një simbolike e protestës, pasi një prej drejtorëve të bashkisë që ndodhet prapa hekurave ka mbiemrin Molla. Kjo është protesta e pestë radhazi që zhvillohet para bashkisë së Tiranës, ku opozita kërkon dorëheqjen e Erion Veliajt. Protestat zhvillohen publikimit të dosjes 5D, ku janë të përfshirë në abuzime dhe korrupsion disa drejtorë të bashkisë.

Read More

Partia Socialiste nuk pranon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore që kërkohet nga demokratët e Rithemelimit. Kryetarja e komisionit të ligjeve, deputete e PS-së Klotilda Bushka e bëri të qartë për A2CNN që heqja e koalicioneve parazgjedhore në 2020 me votat e deputetëve të asaj që në atë kohë quhej opozita parlamentare, nuk bie ndesh me standardet. “Nuk mund të ndryshohet sistemi një vit para zgjedhjeve. As sistemimet e tjera që kemi patur nuk e garantonin barazinë e votës”, tha ajo. Mungon edhe vullneti politik për të formatuar KQZ, siç propozon Rithemelimi. “Formati që është tani është funksional”, shtoi Bushka. Deputetja është…

Read More

Këshilltarët e opozitës ishin nisur për në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por gjetën derën e mbyllur. Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti foli përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, ku pritet të nis edhe protesta nga opozita. Ai theksoi se mbajtja e mbledhjes online nga këshilltarët bashkiakë është e palejueshme. Sipas tij, fjalën e lirë dhe shpirtin opozitar nuk e ndal askush. ”Anulimi i mbledhjes të Këshillit Bashkiak është e palejueshme. Fjalën e lirë dhe shpirtin opozitar nuk e ndal askush. Veliaj dhe kur nuk ndodhet në zyrë, por në SPAK, jep urdhra që mbledhja e…

Read More

Modernizimi i infrastrukturës në zonat turistike malore, është pjesë e rëndësishme e transformimit rrënjësor të tyre, në funksion të zhvillimit të turizmit, duke mundësuar rigjallërimin social dhe ekonomik të gjithë fshatrave përreth, duke i bërë ato më të aksesueshme nga vizitorët e shumtë, por edhe lehtësisht të komunikueshme për komunitetet që jetojnë pranë tyre. Rruga e Dukagjinit ku përfshihen disa fshatra, mes tyre Kir, Nicaj-Shosh, Pepaj, Lotaj, Ndërlysaj, etj, është një nga rrugët ku ndërhyrjet në infrastrukturë kanë qenë të domosdoshme për lehtësimin e përditshmërisë së banorëve vendas dhe jo vetëm. Kryeministri Edi Rama vizitoi sot zonën e Dukagjinit në…

Read More

Këtë të martë çifti Kiara-Luiz ndanë lajmin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Luna Mari Ejlli. Pas postimit të fotos, këngëtari dhe fenomeni fitues i ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli ka ndarë emocionet përmes një video. Ai thotë se nesër në orën 18:00 do të jetë në një video live me Kiarën, për të falënderuar të gjithë njerëzit që i kanë uruar për këtë bekim që ka ardhur në jetë. ”Mendova që lumturia e kishte pikun kur Kiara më tha PO, por më vjen me i thënë Kiarës që lumturia më e madhe qenka kjo tjetra”.

Read More

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci sqaron për medien se një lojë e pisët luhet nga disa mjekë që mashtrojnë me raportet që lëshojnë për të ndikuar te gjykata e cila liron të arrestuarit ose iu zbut masen e dënimit. Ai pohon se SPAK duhet të hetojë rastet e zyrtarëve të korruptuar të cilët tentojnë t’i shmangen arrestimit apo burgimit, duke sajuar sëmundje të rënda më raporte të falsifikuara. Beci thekson edhe se praktikat mjekësore duhet të jenë pjesë e hetimit, në këtë mënyrë mjekët të tregohen të përgjegjshëm për mos t’u dhënë alibi të korruptuarve. ”Këto praktika mjekësore…

Read More

Thirrja e kreut të SPAK-ut Altin Dumani në Komision Parlamentar të Sigurisë, për PS-në është një cenim i pavarësisë së drejtësisë. Por opozita e cila edhe e ka kërkuar, thotë se deklarata e Dumanit për policët e korruptuar, është një alarm i kuq për sigurinë e vendit. Ferdinand Xhaferraj: Ne e kemi gjetur dakordësinë. Kreu i SPAK thotë që policia pengon hetime. Mbas një deklarate të tillë, mos të thërritej për të dëshmuar, ju mund të vendosni si të doni. Plarent Ndreca: Kërkesa është cenim i pavarësisë së drejtësisë. Nuk e kuptoj arsyen pse duhet dëshmuar në këtë komision për…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në aktivitetin me temë “Dhuna psikologjike dhe digjitale kundër grave dhe vajzave”, ku theksoi rëndësinë e forcimit dhe zgjerim të mekanizmave të trajtimit të dhunës në sferën kibernetike. Aktiviteti u organizua nga reporterja e përgjithshme për dhunën ndaj grave të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me Aleancën e Grave Deputete në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe UN Women. Koçiu u shpreh se MSHMS është e gatshme për të propozuar ndryshime të tjera ligjore lidhur edhe me këtë fenomen të dhunës. “Si…

Read More