Author: tirana

Policia greke ka arritur të zbardhë dy raste të vendosjes së eksplozivit në Athinë dhe ka identifikuar autorët, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale të gjobvënies. Ngjarja e parë e zbuluar është vendosja e eksplozivit pranë një karburanti në orët e para të mëngjesit të 8 marsit të këtij viti në Pire. Shpërthimi i fortë që u dëgjua kilometra larg, shkaktoi dëme të shumta në karburant dhe në automjete të parkuara. Për ngjarjen policia identifikoi dhe arrestoi shtetasin Geni Çato, 37 vjeç nga Përmeti dhe shtetasin tjetër shqiptar, i cili përdor emrat Evis, Ervis, Kostas, Kostantinos, Kristo…

Read More

Gjykata e Shkallës së Parë, ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e Këshillit Kombëtar të PD, për ta çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i Partisë Demokratike. Kjo për shkak të Këshilli Kombëtar, i thirrur nga Gazment Bardhi në korrik të vitit 2023, nuk legjitimohet. Gjyqtari Gentjan Marku, vendosi kështu mos të legjitimojë Këshillin e thirrur nga Bardhi, kërkesë që u bë nga 6 deputetë të PD. Gazment Bardhi, mblodhi online në 27 korrik 2023 Këshillin Kombëtar të PD, mbledhje të cilën ai e drejtoi nga Kryesia e Kuvendit. Bardhi njoftoi atëherë se në mbledhje morën pjesë 245 anëtarë. Partia…

Read More

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama është ngjitur në destinacionin turistik të Thethit për të diskutuar për turizmin. Ai shoqërohej nga ministrja Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci. Rama ka publikuar një video nga Buni i Bajraktarit teksa shkëmben batuta me ministren Spiropali dhe kryebashkiakun Beci. “Përshëndetje nga Buni i Bajraktarit, siç thotë Mamica ‘ballkoni i Perëndisë’”, shprehet Rama, i cili më pas kalon kameran nga ministarja. Spiropali: Përshëndetje. Rama: Ja ku e kam këtu edhe Vrana Kontin. Beci: 1700 m lart jemi këtu. Rama: Kemi ardhur dhe po ngjitemi drejt Thethit ku do diskutojmë atje me…

Read More

Pas miratimit të Statutit, Partia e Lirisë do të votëbesojë Kryesinë si dhe në listë do të shtohen dhe emra të rinj, që do të hidhen në votim. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbuluar emrat e rinj dhe propozimet për 4 zëvëndës sekretarë të përgjithshëm. “Në zbatim të statutit të miratuar në Konventën Kombëtare, qenka të bëjë me disa ndryshime statutore, ripërtëritjen, votëbesimin e Kryesisë dhe të gjitha angazhimet e tjera që e kthejnë PL në një fuqi të jashtëzakonshme transformuese. Kryesia e PL propozim që përveç votëbesimin të të gjithë anëtarëve, të hedh në votim dhe…

Read More

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë. Çifti kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të cilën e kanë quajtur Luna Marí Ejlli. Moderatorja ka mirëpritur në jetë vogëlushen pak orë më parë dje ka publikuar një foto në Instagram teksa së bashku me Luiz Ejlli mbajnë dorën e vajzës. Kiara Tito dhe vogëlushja mësohet se janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Read More

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Mbrostarit” në hyrje të Fierit. Dy automjete tip “Nisan” dhe “Volkswagen“ janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja drejtuesja femër e mjetit “Volkswagen” ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku mori ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Read More

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka deklaruar se SPAK duhet të hetojë rastet e zyrtarëve të korruptuar të cilët tentojnë t’i shmangen arrestimit apo burgimit, duke sajuar sëmundje të rënda më raporte të falsifikuara. Beci thekson se praktikat mjekësore duhet të jenë pjesë e hetimit, në këtë mënyrë edhe mjeket të tregohen të përgjegjshëm për mos t’u dhënë alibi të korruptuarve. “Këto praktika mjekësore ndonjëherë duhet të bëhen objekt i hetimeve të SPAK që të mos abuzohet me to e mjekët të jenë më të përgjegjshëm. Por, praktika gjyqësore edhe e Gjykatës së Lartë e ka zgjidhur këtë…

Read More

Moderatorja Kiara Tito ka shkuar mbrëmjen e djeshme me urgjencë në spital për shkak se nuk është ndjerë mirë. Prezantuesja ka ndarë vetë lajmin me ndjekësit së bashku me partnerin e saj, Luiz Ejlli. Kiara Tito, e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë, ka shfaqur shqetësime dhe për shkak të frikës për foshnjën e tyre, çifti kanë shkuar me urgjencë në spital. Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij një video në Instagram, ku ka treguar se Kiara e foshnja janë shumë mirë dhe ishte vetëm një gjendje viroze. “Këmbë njeriu s’ka, jemi vetëm unë dhe Kiarita.…

Read More

Prokuroria e Tiranë ka sekuestruar pasuritë e shtetases polake, Anna Morgenstern dhe Stephan në Shqipëri. Shtetasja akuzohet për veprën penale “ Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshorti i polakes së bashku me disa persona të tjerë me anë të një skemi piramidale dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28 milion euro, para këto që janë investuar për të blerë prona edhe në Shqipëri. Njoftimi: Në akuzë për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, Porkuroria Tiranë sekueston pasuritë e shtetases Polake në Shqipëri Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…

Read More

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka ndërmarr masa administrative për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës së thirrur para Bashkisë Tiranë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Protesta është planifikuar të nisë pasditen e sotme rreth orës 16:30, gjatë orarit kur do të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak. Uniformat blu kanë raportuar se prej orës 16:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Ndaj sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.…

Read More

“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë si dhe të dhënat historike për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo përllogaritje përfshin sasinë e depozitave në sektorin bankar sipas 8 qarqeve kryesore të cilat pasqyrohen në statistikat e institucionit, ndërkohë që 4 qarqe të tjera përmblidhen si “të tjera”. Depozitat sipas qarqeve i referohen totalit të depozitave, pra, individëve dhe bizneseve, dhe periudha e marrë në shqyrtim është ajo e tremujorit të parë të vitit aktual. Sipas të dhënave zyrtare, totali i depozitave në sektorin bankar ka prekur nivelin e rreth 1.6 trilionë lekëve,…

Read More

Gazeta zvicerane në shqip, Le Canton, disa ditë më parë publikoi një investigim. Sipas gazetës, në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit. “Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta”, thuhet në shkrim. Por për gazetarin Sokol Bregu, ky shkrim nuk bazohet në investigim dhe është thjesht një thashethem. I ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, Bregu tha se për shqiptarët janë krijuar steriotipe. Në studio u bashkua edhe sociologu Gëzim Tushi përmes një lidhjeje në Skype. Sociologu tha se…

Read More