Author: tirana

Një 27-vjeçar i cili prezantohej si efektiv policie dhe zhvaste shuma parash nga punonjëse seksi në kryeqytet, ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit. I arrestuari linte takime me vajza të njohura si eskorta përmes rrjeteve sociale dhe pasi kryente marrëdhënie seksuale me to u thoshte se ishte polic dhe se kishte për qëllim t’i arrestonte. Më pas për të mos i arrestuar, përmes kërcënimit ai kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që varionin deri në 2 mijë euro. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së përdorur nga i riu i arrestuar.

Read More

Deputeti i Rithemelimit në PD, Saimir Korreshi ka komentuar thirrje e kreut të Bashkisë së Tiranës në SPAK dhe “përplasjen” me anëtarët e Rithemelimit që ishin jashtë godinës. Për të më në fund ka ardhur koha që të pyeten persona në pozitat e Veliajt, ndërsa nuk kursyer edhe ironitë. “Kolegët e mi nuk duhet t’i thonin hajdut, por zoti hajdut sepse nuk e kanë atë konfidencë. Më në fund erdhi radha që të gjithë të shkojnë në dhomën e rrëfimit. Por aty nuk falen kollaj gjynahet”, tha ai. Sa i përket dosjes 5D ai tha se nuk ka asnjë mundësi…

Read More

5 vite më parë, deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti humbi vëllanë e saj në një aksident tragjik në tunelin Tiranë-Elbasan. Deputetja ka folur për herë të parë në “Rrugëtimi im” për dhimbjen që kjo humbje e madhe i ka lënë, disa muaj pas humbjes së motrës nga një sëmundje e rëndë. Mesazhi i saj i fortë është për kohën, për të cilën shrpehet se koha nuk fitohet dhe asnjëherë nuk duhet të lëmë familjen për diçka tjetër. ”Mua më kishte zënë puna, shumë shumë kohë më parë. Kur kujtohem sot, telefonatat e tim vëllai që ‘ku je, pimë ndonjë kafe’.…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit,këtë të martë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro. Sipas SPAK, Goro në cilësinë e kryetarit të bashkisë Himarë pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

Read More

Çifti më i dashur dhe i komentuar i shobizzit, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito sot ndanë lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së tyre, të cilën e kanë quajtur Luna Mari Ejlli. Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi të përbashkët në Instagram dhe nuk kanë munguar urimet e shumta nga adhuruesit dhe nga figurat e shumta publike. Ajo që ra në sy ishte se postimi i tyre për lindjen e vajzës mori afro 160 mijë pëlqime për së paku 1 orë, duke korrur një rekord të jashtëzakonshëm. Në postimin e tyre ata publikuan një foto me…

Read More

Ngjarja e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar mes Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive Eri Koshaj dhe Andri Ibrahimajt, bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj ka përplasur anëtarët e Komisionit të Sigurisë. Deputeti i Rithemelimit në PD, Ervin Salianji kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe futjen e rritjes së kriminaklitetit në vendin tonë. Xhaferraj: Kryeministri do të hapë një pavion me thika. Naço: Katër herë ju mundi edhe një herë do ju mundi, merru me ministrin. Salianji: Po flasim edhe për një ngjarje tjetër, por do ta ngre sërish. Ligji në këtë vend nuk është i barabartë…

Read More

“Hapja e flamurit bullgar në godinën e re të bashkisë Pustec është provokim” – kështu është shprehur Eftim Mitrevski nënkryetari i partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian në lidhje me donacionin e radhës të Bullgarisë në këtë bashki. Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Pustec, Pali Kolefski ka mirëpritur donacionin e fondacionit” Kujtesa Bullgare”, duke shtuar se çdo mbështetje në ndihmë të këtij komuniteti është i mirëpritur në qoftë se nuk ka prapavijë politike. Ambasadori bullgar në Shqipëri, Ivajllo Kirov, gjatë fjalës përshëndetëse ka përmendur mbështetjet e vazhdueshme të Bullgarisë në këtë zonë, duke e cilësuar atë shtetin investitor me…

Read More

Historia e dashurisë e Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi ka avancuar me hapa të mëdha. Pasi u mësuan se çifti kanë nisur bashkëjetesën, dyshja shfaqet hapur në rrugët e kryeqytetit krah njëri-tjetrit. Por së fundmi, Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë parë në një nga restorantet e kryeqytetit duke darkuar bashkë me vajzën e Princit, Geraldinën. Duket se Geraldina është prezantuar me partneren e re të babait dhe Blerta tregon një kujdes të veçantë për 3-vjeçaren.

Read More

Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy është një ndër reperët më të preferuar. Çdo javë ai është në një shtet të ri për koncerte, dhe këtë gjë e shohim mjaft qartë nga rrjetet sociale të tij. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme, ai ka dhënë një lajm të shumëpritur nga ndjekësat e tij, ku tregon se albumi i tij më i ri, i titulluar “ICON” është gati dhe paralajmëron një verë të mbushur plot me hite dhe bashkëpunime. View this post on Instagram A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Read More

Aleksandër Vuçiç ka sfiduar hapur Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë pjesë të qeverisë së re serbe dy emra të shpallur non grata nga Washingtoni. Si zv/kryeministër i ri është emëruar Aleksandër Vulin, ish-shefi i Shërbimeve Sekrete, i dekoruar më 30 Janar 2024 në Moskë, me Urdhrin e Miqësisë nga presidenti rus, Vladimir Putin. Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviç, do të jetë po ashtu pjesë e qeverisë si ministër pa portofol. Ministër i Jashtëm do të jetë Marko Gjuriç, i arrestuar me dhunë nga…

Read More

Këtë të martë, shtetasi i shpallur në kërkim, Sadri Selaci, është vënë në pranga nga policia e Fierit. 31-vjeçari është dënuar me 19 vite burg, për një vrasje me thikë të kryer në vitin 2019. “ Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Sharp”, si rezultat i të cilit u kap shtetasi i shpallur në kërkim Sadri Selaci, 31-vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë…

Read More

Policia gjyqësore, ka referuar se më datë 31.03.2024, rreth orës 21:45, pranë pastiçeri “Tito”, afër maternitetit “Koço Glozheni” në Tiranë, ka ndodhur një konflikt midis dy grupe të rinjsh. Si pasojë e këtij konflikti fizik midis tyre, ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale A. D, i cili është qëlluar me mjet prerëse. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale F. Sh, si dhe ndaj të miturve në konflikt…

Read More