Nga protesta para bashkisë së Tiranës, ku nuk po mungojnë tensionet, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se protesta është qytetare. ”Nuk e di nëse Veliaj është apo jo në Bashki, dhe ka zero rëndësi nëse është apo jo. Rëndësi ka që nuk duhet të jetë në bashki. Një person i kapur në flagrancë, në korrupsion. Përveç aferës së incineratorëve të Tiranës kemi aferën e drejtorëve, në çdo vend normal do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Fakti që fshihet pas pozicionit tregon situatën në të cilën ndodhemi. Ne këtu jemi në protestë qytetare dhe sigurisht që…
Author: tirana
25 ditë janë nga finalja e madhe e “Big Brother Albania Vip 3” dhe loja po bëhet gjithmonë e më e vështirë. Teksa të gjithë banorët duan një vend në finale, “lufta” mes tyre ka nisur. Miqësia mes Eglës dhe Heidit është krisur sërish, apo vajzat po luajnë. Çfarë po ndodh mes tyre? Edhe mes Julit dhe Meritonit nuk kanë munguar debatet, pasi ky i fundit u pajtua me Romeon. Por Meritoni, pavarësisht se zgjidhi problemet me Romeon, me Heidin vijojnë debatet. Anën e cilit prej tyre do mbajë Romeo? Përveç këtyre, një deklaratë e fortë është bërë nga Juli,…
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës nisi e qetë, shoqëruar me fjalime të këshilltarëve bashkiakë të PD dhe PL, ndërsa paralelisht zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak online, ku mori pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj pasi doli nga SPAK, ku u morr në pyetje për 7 orë. Tubimi ka agravuar në momentin kur me protestuesit janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, si Gazmend Bardhi, Flamur Noka e Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Luan Baçi edhe të tjerë… Qytetarët kanë shkulur gardhin metalik të vendosur përpara kordonit të policisë, ndërsa këshilltarët bashkiakë tentuan të mësyjnë brenda institucionit. Nuk munguan as përplasjet fizike…
Lulzim Basha thotë se protesta e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës, po bëhet për interesa të brendshme personale politike. Basha tha se protesta është e dirigjuar nga Rama. ”Nuk është keq të protestohet, aq më shumë në gjendjen ku ndodhet vendi. Nuk ndihem mirë që një protestë në veçanti kur skandalet në bashki kanë marrë dhënë të ketë dimensione modeste. Opozita duhet të reflektojë për nevojën për të rritur besueshmërinë dhe të drejtohet për inertes të qytetarëve. Nuk mund të them asgjë përveçse përgëzime për ata që dalin e të protestojnë, por janë shumë pak protestues. Kryesore është që qytetarët…
Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, në të cilën u miratuan disa vendime të rëndësishme për qytetarët, si ndihma ekonomike për njerëzit në nevojë, apo bonuset e qirasë dhe dëmshpërblimet për ata që kanë pësuar aksidente me zjarret në shtëpitë e tyre. Ndërkaq, anëtarët socialistë miratuan me shumicë votash dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e BDI, Ali Ahmeti, partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si dhe emërtimi i një rruge në Tiranë me emrin e Remzi Hoxhës, biznesmenit të zhdukur në vitin 1995 nga SHIK-u i Sali Berishës. Këshilli Bashkiak miratoi edhe…
Të shtunën, 4 Maj 2024, qyteti i Burrelit do të jetë në festë. Do të kujtohet 102 vjetori i qendrës administrative. Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj, janë programuar disa aktivitete në qytetin e Burrelit, në sheshin “Kastriotët”, Parkun “Geraldinë”, Sheshin “Ahmet Zogu” dhe mjedise të tjera. Pikërisht këtë të shtunë do të çelet sezoni turistik në qytetin verlindor, do të organizohet panairi agro-kulturor, do të zhvillohet një paradë me motorë, një paradë me kuaj si dhe do të ekspozohen makinat Retro. Aktualisht Burreli është një nga qytetet më të bukur në vend. Investimet e shumta jo…
Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të mbështetjes për investimet në këto zona, e cila do t’i hapë rrugë një zhvillimi intensiv, përmes inkurajimit dhe mbështetjes së investitorëve vendas, që kursimet e punës në emigracion, duan t’i investojnë në tokat e të parëve të tyre. Kryeministri Edi Rama u takua në Theth me drejtues bujtinash dhe agroturizmash nga ku njoftoi edhe zhvillimin më të ri. “Kur them që Zoti e bëri Shqipërinë për telha ditën e dielë kur ishte pushim, kush nuk e beson duhet…
Ofendimet janë bërë të zakonshme në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Balerini Graciano Tagani e ka këshilluar Meriton Mjekiqin që mos të ofendojë aktorin Julian Deda, për moshën që ai ka dhe për atë çfarë ka dhënë në shtëpinë e “BBV”. Graciano: Ti po e bën që të egzistosh. Është e turpshme që t’i thuash Julian Dedës, qoftë për moshën, qoftë për atë çfarë ka bërë këtu Meritoni: Mashkulli i tangave. Mashkull që duhet ta veshim me tanga. Graciano: Duhet të të vijë turp. Meritoni: A don me ta përsërit sërish? Graciano: Ti je ai djali i edukuar…
Një efektiv policie është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Polici ishte në shërbim gjatë protestës së opozitës që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës. Duke qenë se nuk u ndje mirë, efektivi ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë. Doktor Ilir Alimehmeti, pjesë e protestës, i ka dhënë ndihmën e parë.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka folur edhe për liderët e opozisës, për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Veliaj u shpreh se ish-kryeministri duhet të zbresë nga ballkoni dhe kreu i Partisë së Lirisë të zbresë nga paralelja dhe të shkojnë në SPAK, veprim të cilin ata nuk e bëjnë sepse sipas tij “nuk janë burra”. “Le të zbresë nga ballkoni Sali Berisha dhe të shkojë në SPAK. Le të zbresë Ilir Meta nga paralelja dhe të shkojë në SPAK, po këta s’janë burra. Është aftësi e jashtëzakonshme të…
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në mbledhjen online të këshillit bashkiak, pas qëndrimit 8 orë në SPAK. Veliaj komentoi edhe protestën e opozitës para bashkisë, nga ku tha se janë një stan me lepuj të cilët kanë nostalgji Tiranën e ’94. ”Vijnë me Mercedezë të tyre nga 100 mijë euro. Pata sot një mundësinë e shkëlqyer për të treguar punën tonë në bashki. Pashë një organizatë të disiplinuar, një organizatë të mençur. Stafi i RSH që me votën e PS-së ka arritur të ndërtojë një institucion për të pasur zili. Sigurisht që të gjithë janë…
Ashtu si edhe në protestat e mëparshme para Bashkisë së Tiranës, thirrjet për dorëheqjen e Veliajt kanë ardhur nga vajza e Sali Berishës, vajza e Safet Zhulalit dhe djali i Fahri Balliut. Edhe në protestën e sotme të Rithemelimit, Argita Malltezi, bashkëshorti dhe babai i së cilës janë nën arrest shtëpiak prej fundvitit të shkuar për korrupsion, shfaqet teksa mban veshur një bluze përmes së cilës kërkohet lirimin e babait të saj Sali Berisha. Vetëm kaq mjafton për të kuptuar se në duart e kujt ka mbetur opozita, e cila me sa duket po i trashëgohet fëmijëve të eksponentëve të…