Në ditët e sotme, Birmingham, qyteti i dytë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar dhe autoriteti më i madh lokal në Evropë, ndodhet në krizë financiare. Këshilli i qytetit po shqyrton shitjen e galerive të tij të artit dhe planifikon të mbyllë 25 biblioteka. Pishinat falas janë zhdukur prej kohësh. Grumbullimi i mbetjeve do të bëhet çdo dy javë. Uji dhe gazi u privatizua. Dhe, në një përpjekje të dëshpëruar për të ulur kostot, qyteti ka ulur ndriçimin e dritave të rrugës. Birmingham u shkatërrua shtatorin e kaluar. Në pamundësi për të balancuar buxhetin e saj vjetor, ajo lëshoi…
Author: tirana
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi ka skanuar profilin e Ilir Metës si politikan gjithë këto vite. Z.Klosi ka qenë ndër themeluesit e ish-LSI dhe e njeh mirë Metën. Në një intervistë për “Dritare.Tv”, ai u shpreh se tani sheh një Ilir Metë të transformuar. Në këtë situatë ai rrëfeu dhe historinë e ish-presidentit me Dritan Priftin dhe ditën që e bëri të braktiste LSI. Gjithashtu ka komentuar dhe aleancën me Sali Berishën, si edhe ka folur po ashtu për akuzat ndaj tij së fundmi se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. -Zoti Klosi, keni qenë ndër…
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një postimi në “X” ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta përzejë Serbinë. Von Cramon duke shpërndarë reagimin e ekspertes amerikane për Ballkanin, Ivana Stradner, drejtuar BE-së, ku thotë se “Vuçiçi ka nevojë për ju më shumë se që keni ju nevojë për të”, është shprehur se nuk ka më para të Bashkimit Evropian dhe as pako të zgjerimit për Serbinë, përcjell Klankosova.tv. “Përgjigja jonë e qartë: Duhet përzënë. Nuk ka më para të Bashkimit Evropian, as pako të zgjerimit për Serbinë derisa Vuçiçi kërcen me autokratët në Kinë e Rusi”, ka shkruar Von…
Evidentohen 2 raste të ndërtimeve të paligjshme në Kukës, ku ranë në pranga një person dhe një tjetër nën hetim. Komisariati i Policisë Kukës, gjatë kontrolleve në terren, ka evidentuar dhe goditur 2 raste të ndërtimeve të paligjshme, për të cilat: -u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 40 vjeç, banues në Kodër Lumë, Kukës, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, në këtë fshat; -nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi në një objekt ekzistues. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së…
Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj janë tre personat e arrestuar me urdhër të SPAK, si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Nga zbërthimi i aparatit në pronësi të ish-policit Arlind Ismailukaj janë zbardhur biseda për trafikim drogë në 4 episode në Itali, Greqi, Kosovë dhe Turqi. Sipas hetimeve nga prokuroria e posaçme grupi në fjalë kanë trafikuar sasi të mëdha heroine, kokainë në gusht 2023.
Ndeshja e parë gjysmëfinale, që u mbajt mbrëmjen e djeshme mes Bayern Munich dhe Real Madrid ka përfunduar në barazimin 2-2. Por kjo ndeshje mori një rëndësi të veçantë për shqiptarët, pasi flamuri kuq e zi u shfaq disa herë në ekranin e madh të stadiumit. Kjo falë një bukurosheje shqiptare që mund të themi me plot gojën se vodhi vëmendjen e kësaj përballje. Azra, bukuroshja që mbante flamurin kuq e zi është shqiptare nga Maqedonia, por ka jetuar dhe studiuar jashtë vendit. Fotot e videot e saj nga stadiumi, ku ishte e shoqëruar me të fejuarin, kanë bërë xhiron…
Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë, ku pritet të miratohen ndryshimet në Kryesi pas Konventës Kombëtare të 27 prillit. Kryesia e Partisë së Lirisë, propozoi që përveçse votë besimit, të gjithë anëtarëve të kryesisë, që janë aktualisht, të hedh në votim për anëtarë të rinj të kryesisë politike, emrat si më poshtë: 1.Myrvete Asqeri, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, bankiere, njëkohësisht dhe kandidate për zëvendës Presidente 2.Adriatik Hoxha, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, dhe Sekretar për sportet, jurist 3.Ana Xhidia, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, analiste finance 4.Besnik Jakaj, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar,…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e nisi turin e dytë të vizitave në rajonin e Kalabrisë nga Civita, (Çifti), një qytet në provincën e Kozencës, i ndërtuar nga një çift arbëreshësh më shumë se 500 vjet më parë. Për të nderuar Kreun e Shtetit shqiptar, arbëreshët në Civita kishin organizuar një pritje zyrtare në institucionin e Këshillit Komunal, ku u shkëmbyen mendime për identitetin, kombin dhe ardhmërinë si edhe për zgjidhjen e problemeve dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kalabrisë.Në emër të banorëve arbëreshë në Civita, Kreut të Shtetit iu urua mirëseardhja në koshën e Civita-s nga famulltari i…
Përfshirja e të rinjve në aksidente rrugore ka shënuar një rritje të ndjeshme në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, nga janari deri në mars ka gati një dyfishim të aksidenteve nga shoferët nën 24 vjeç, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Për ekspertin e sigurisë rrugore Mamir Hodo, drejtimi i mjetit në mënyrë të shkujdesur, si dhe mosnjohja e Kodit Rrugor janë ndër problematikat kryesore të kësaj grupmoshe. “Ka të bëjë me sjelljen e gabuar të tyre dhe agresive, përdorimi i celularit me vend dhe pa vend, shpërqendrohu në…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga vizita në Shkodër, ku përveç inspektimeve ka shijuar dhe bukuritë e këtij vendi. Në pamje, Rama shfaqet bashkë me dy ministre, Elisa Spiropalin dhe Mirela Kumbaron. “MIRËMËNGJES dhe nga Shkodra, ku njerëzit e punës po bëjnë… Altro…MIRËMËNGJESdhe nga Shkodra, ku njerëzit e punës po bëjnë të mundura deri edhe në majat e maleve, gjëra që deri dje dukeshin të pamundura, duke rritur hap pas hapi një ekonomi të shëndetshme për familjen e për vendin me besimin tek puna, respektin për punën e njëri-tjetrit, bashkimin e forcave për punë që…
Janë proceduar penalisht 3 protestues që morën pjesë në tubimin para Bashkisë Tiranë ditën e djeshme (30 prill) dhe janë shpallur në kërkim disa të tjerë.Njoftimi Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit: – K. K., 27 vjeç, S. G., 40 vjeç, dhe A. Q., 63 vjeç, për veprat…
Mësuesit kanë dalë në protestë këtë të mërkurë, në 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.Me pankarta dhe banderolë, ata marshuan drejt Ministrisë së Arsimit.