Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi u konfliktua me një shtetas tjetër, duke e plagosur me mjet prerës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Kadri Roshi’ në Tiranë. Shërbimet e komisariatit nr.6 menjëherë shkuan në vendngjarje ku kishte mbetur i plagosur V.B., 34 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë vijoi puna për kapjen e autorit dhe në u bë e mundur vënia në pranga e E.L., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Author: tirana
Mbrëmë, televizionet e opozitës, duket se i kishin koordinuar mirë emisionet e tyre, duke ftuar në studio analistë e gazetarë që njihen për sulmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të komentuar vajtjen e tij në SPAK ditën e sotme. Por, sot në mëngjes Veliaj, u është përgjigjur atyre me një story në WhatsApp, duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt. “Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruajtur Veliaj, i cili pasi është ka shkuar në SPAK, do të jetë prezent në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të…
Partia Socialiste nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Në një deklaratë të ndarë mediat, anëtarët socialistë thonë se nuk marrin pjesë në mbledhje pasi ajo është caktuar në mënyrë të njëanshme nga opozita. “Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat në shëndetësi nuk do t’i përgjigjen thirrjes së kryetares së komisionit Albana Vokshi, për sa kohë në mënyrë të përsëritur vijohet me praktikën e caktimit të rendit të ditës në mënyrë të pakoordinuar dhe padakordësuar. Edhe kësaj radhe, caktimi i rendit të ditës dhe orës e datës së mbledhjes është vendosur pa qenë…
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 28.04.2024, rreth orës 03:00, në lagjen “Tom Kola”, ku në portën e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, është hedhur lëndë plasëse, ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të DVP Shkodër dhe Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, si dhe vijon punën intensivisht, për administrimin e…
Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit në Superiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri në javën e 36-të të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar. Ndeshjet e javës së 34-të do të luhen më datë 4 maj në orën 16:00, ndërsa java e 35-të do të zhvillohet e gjitha në mesjavë më datë 8 maj në orën 16:00. Java e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet më datë 11 maj po në orën 16:00. Pas përfundimit të javës së…
DASHIKa një dëshirë të madhe për argëtim, për të relaksuar mendjen dhe për të menduar vetëm për t’u ndjerë mirë, duke lënë mënjanë tensionet që vijnë nga puna apo problemet fizike. Ju keni disa letra për të luajtur dhe beqarët mund të përjetojnë takime të veçanta.DEMISipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 30 prill 2024), Afërdita po hyn në këtë shenjë dhe sjell hakmarrje, mundësinë e konsolidimit të marrëdhënieve që funksionojnë dhe pasion. Gjithashtu do të jetë e mundur të hiqni qafe gjërat dhe njerëzit që nuk ju pëlqejnë më. Për sa i përket punës, i kishit dhënë vetes disa…
Analisti Arian Curi ka deklaruar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH 1 se për shkak të delirit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po bëjnë divorc politik. Sipas Curit, të gjithë mendojnë se këta bëjnë teatër. “Por unë mendojë se për herë të parë këta të dy e kanë me gjithë mend këtë konflikt që kanë me njëri-tjetrin”shtoi ai. “Për mua ky konflikt është i vërtetë madje dhe Kryemadhi për ta besuar Meta ka votuar hapur. Ata i kanë nxjerr dhe vetë pamjet nga një hotel që është diku tek Liqeni i Thatë që është në pronësi…
Sikurse kishte paralajmëruar vetë, Erion Veliaj ka shkuar sot në ambientet e SPAK. Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës. “Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet duke iu drejtuar Erion Veliaj.
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 18 qershor 2024, bashkë të treja paditë e depozituara për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari. Padia e parë në Gjykatën Kushtetuese u depozitua në shkurt 2024 nga 37 deputetë opozitës. Më 25 prill Kushtetuesja pranoi që të marrë në shqyrtim padinë e opozitës, ndërsa në një njoftim të ndarë në faqen zyrtare njofton se kjo padi do të shqyrtohet bashkë me dy të tjera. Bëhet fjalë për padinë e depozituar në mars për shfuqizimin e ligjit nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe…
Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Në një intervistë të shtunën për Report Tv, kryebashkiaku i Tiranës tha se do të dorëzojë vetë në SPAK dosjet me informacionet për të gjitha çështjet.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë, arrestoi mbrëmjen e kësaj të hëne (29 prill) një person i cili prezentohej si efektiv policie dhe zhvaste shuma parash nga punonjëse seksi në kryeqytet. Mësohet se i arrestuari, linte takime me vajza të njohura si eskorta përmes rrjeteve sociale dhe pasi kryente marrëdhënie seksuale me to u thoshte se ishte polic dhe se kishte për qëllim t’i arrestonte. Më pas për të mos i arrestuar, përmes kërcënimit ai kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që varionin deri në 2 mijë euro. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së përdorur nga…
Vitamina D ndikon dukshëm në rritjen e rezistencës ndaj sëmundjeve tumorale, pasi forcon përgjigjen e sistemit imunitar. Një punë kërkimore, “frut” i një bashkëpunimi të ekipeve amerikane dhe daneze, ka testuar mbi kaviet në laborator një regjim ushqimor të pasur me vitaminë D. Kaviet reagonin më mirë ndaj trajtimeve dhe e kishin rezistencën imunitare dukshëm më efikase. Gjatë fazën së eksperimenteve, autorët e studimit vëzhguan që vitamina D vepron pozitivisht edhe në zorrë, duke favorizuar një bakter të mirë. Më herët, nëpërmjet studimeve të mëparshme, ishte dalluar një lidhje e nivelit të ulët të vitaminës D në një organizëm dhe…