Author: tirana

Shqipëria po përballet gjithnjë e më shumë me shtim të numrit të mjeteve. Sipas të dhënave të INSTAT, praktikisht 1 në 4 persona në vend ka një veturë, pasi deri në fund të muajit mars ishin të regjistruar 715.700 autovetura, kurse në total janë të regjistruara 887.321 mjete. “Në tremujorin e parë 2024, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Mars 2024 rezulton 887.321 mjete. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat”…

Read More

Deputeti i PS-së, ish-ministri Pandeli Majko, gjatë një debati në Kuvend me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se opozita po bën lëvizje anti-sistem, të cilat i kanë nxjerrë nga sistemi. ”SPAK-u është SKAP apo organizatë kriminale, apo duhet përkrahur në luftën e tij kundër korrupsionit. Doni të bëni revolucion nga rruga. Nëse sot rënkoni pse u tërhoqët nga zgjedhjet ishte një lëvizje anti-sistem. Të gjitha lëvizjet anti-sistem ju kanë nxjerrë nga sistemi. Njerëzit nuk duan të shohin aventurierë në krye të shtetit që nuk dinë se çfarë duan, dinë vetëm ti hypin kalit të pushtetit. Asnjë…

Read More

Debatet për emisionin e transmetuar nga “Rai 3” nuk kanë munguar as në seancën plenare këtë pasdite në Kuvend. Ministrja Elisa Spiropali tha se qeveria ka rënë pre e shpifjeve dhe e mashtrimeve. “Hataja ndodhi si përherë. Hodhët një gur në ajër dhe o burra të ndjekim gurin. Emisioni pre e shpifjeve dhe mashtrimeve. Hidhen nga paralelja në paralele dhe bërtasin nga penxherja në penxhere. Edhe kësaj radhe historia kokëpërmbyset”,-tha ajo. ”Meqë episodi i mbrëmshëm nuk paska sjellë ambalazhin italian mbi fytyrën e Shqipërisë për të derdhur në shtëpinë e italianëve njësoj siç derdhen në shtëpitë e shqiptarëve. Drejtuesit i…

Read More

Këtë pasdite të së hënës ka seancë plenare në Kuvend dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi foli për investigimin e televizionit italian Rai3, që hidhte akuza në drejtim të qeverisë Rama. Bardhi thekson se Kuvendi është gati që të grisë edhe rregulloren, sa herë që ka akuza në drejtim të Ramës. Për të investigimi nuk prishi imazhin e Shqipërisë, por të qeverisë. ”Ju keni grisur rrregulloren e Kuvendit, sa herë që Ramës i duhet të përballet me akuza. Rama fshihet sa herë duhet të përballet me të vërtetën. Kuvendi të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj Rai3.…

Read More

Egla dhe Meritoni janë dy nga banorët që ”luftën” mes tyre e kanë nisur tek muajsh, dhe sot kanë diskutuar me njëri-tjetrin lidhur me një çështje që tashmë ka kaluar. Meritoni i drejtohet Eglës, duke i thënë se ka qenë ajo shkaku kryesor që me viktimizimin e saj bëri që Ilnisa të eliminohej prej garës. Egla Ceno: Nuk ke kuptuar gjë akoma Mirton. Je në autobus akoma zemra. Meriton Mjekiqi: Është faji jot se unë të dashurën nuk e kam brenda, nga viktimizimi jot. Egla Ceno: Ca e ke Ilnisen ti? Meriton Mjekiqi: Ti njeriun tim më të afërm, prej…

Read More

Këtë të hënë Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh. Ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2023. Ergi Karaj u dënuar 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuaese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armë mbajtje. Në total ai u dënua 27 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg. Orgito Çarçiu u dënuar për katër vepra penale 21 vite burg dhe në gjykim të shkurtuar…

Read More

Nga jashtë Kuvendit, Lulzim Basha ka ironizuar fjalimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës në Konventën e PL-së. ”Qeshëm me performancën e mjerueshme. Kjo kastë politike e ka problemin me fundin e tyre politik”,-tha Basha. Basha po ashtu u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin amendamentet e propozuara nga Partia demokratike për të mbështetur SPAK. ”Të mbështesin amendamentet e PD-së për mbështetjen e institucioneve të drejtësisë. Propozimet që bëjmë këtu dhe votën kundër e udhëheqim nga një pyetje a është kjo e dobishme për shqiptarët. Për këtë çështje apriori ju kërkoj të mbështesim amendamentet pro SPAK”,-tha Basha. Do…

Read More

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz priti në një takim kryeministrin e Malit të Zi në zyrën e tij në Berlin. Scholz ka shkruar se Mali i Zi është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Asnjë vend tjetër në Ballkan aktualisht nuk është më i përcaktuar për progres për krijimin e kushteve për t’u anëtarësuar në BE. Gjatë vizitës së tij në Berlin e sigurova Kryeministrin Spajic për mbështetjen tonë në këtë rrugë”,-ka shkruan Scholz.

Read More

Autorja fituese e logos kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Erjona Karkini tha se në logon që përmban Monumentin “Nënë Shqipëri” u mundua që të përcjellë lirinë që fal figura e saj me elementë si veshja që valëvitet, që në këtë rast mban në dorë flamurin shqiptar, ndryshe nga skulptura ku ajo ka gjethe dafine dhe një yll. 26-vjeçarja, ish-studente e Arkitekturës e njëkohësisht bashkëthemeluese e një startup-i në fushën e dizajnit dhe marketingut, shpjegon se “ideja për logon erdhi natyrshëm duke qenë se ky vit shënon edhe 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Simboli i këtij eventi është monumenti…

Read More

Nga sot, të gjitha institucionet publike do të përdorin si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar memorialin ikonë “Nëna Shqipëri” në kuadër të 80 vjetorit të çlirimit. Kryeministri Edi Rama bën me dije se fituesja e konkursit për krijimin e logos kombëtare të 80 vjetorit të çlirimit është Erjona Karkini. “Memoriali ikonë “Nëna Shqipëri” me flamurin shqiptar do të qëndrojë kryelartë si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar dhe çdo aktivitet në përvjetorin historik në nder të heronjve e dëshmorëve në “Vitin Mbarëkombëtar të 80-Vjeorit të Çlirimit”. Ejona Karkini është përzgjedhur si fituesja e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi bën me dije se ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili do të ndalojë përjetësisht të kandidojnë, të zgjidhen apo emërohen në funksione publike shtetas të cilët janë dënuar për dhunim apo përdhosje të simboleve shtetërore dhe kombëtare. ”Sapo depozitova një projektligj i cili do ndaloje përjetësisht te kandidojnë, te zgjidhen apo te emërohen ne funksione publike shtetas qe janë dënuar për dhunim apo përdhosje te simboleve shtetërore dhe kombëtare. Ligj kundër tradhtarëve te kombit”,-shkruan Koçi.

Read More