Sezoni veror po afron, dhe Saranda është një nga qytetet që pret një numër të lartë pushuesish, por edhe pa lënë pas turistët, që çdo vit e më shumë shtohen, edhe pse jo vetëm në muajt e verës. I ftuar në ”Vendin Im” me Edlira Prendin, kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi flet më shumë se çfarë do të ketë ndryshe këtë vit ky qytet turistik. ”Ne sapo kemi filluar disa projekte të tjera siç është një ”Fish market” që duam të bëjmë në Ksamil, sapo kemi një projekt tjetër për rininë, qendër rinore të Sarandës që fillojnë punimet…
Author: tirana
Përfaqësuesja e Shqipërisë në ”Eurovizion 2024”, këngëtarja Besa Kokëdhima këtë të hënë është ngjitur në skenën e madhe në Malmo të Suedisë për provën e parë të këngës “Titan”. Siç shihet edhe në foto zyrtare, Besa ka pranë saj dy vokalistë dhe tre kërcimtarë. Jo vetëm kaq, projeksionet e kërcimtarëve ndriçojnë si ekranet LED ashtu edhe kubat mbi skenë. Ajo ka veshur një body me ngjyrë blu dhe të zezë për performancën, me shpatulla të mprehta.
Edhe 8 shtetas të rinj janë betuar para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Kryebashkiaku përgëzoi shtetasit e rinj shqiptarë të cilët u bënë pjesë e skuadrës e një flamuri që kanë si mision ta çojnë Tiranën dhe Shqipërinë përpara. Duke vënë në dukje zhvillimin e kryeqytetit dhe arritjet, Veliaj u shpreh se fokusi te puna dhe refuzimi i dhunës është çelësi për të krijuar histori suksesi. “Jetojmë në Ballkan dhe këtu suksesin nuk ta falin kollaj. Edhe pemës me kokrra i gjuhet, jo vetëm me gurë, por edhe me molotov. Shpresoj të mos…
Gjatë qershorit, Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve të fundit para finaleve të Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani. Më 3 qershor në orën 20:00, në stadiumin “Haladas SportKomplexum” në Hungari, kuqezinjtë do të kenë testin me Lihtensteinin. Më 7 qershor në orën 19:00, në të njëjtin stadium, Silvynho do të ketë mundësinë t’i shohë lojtarët e tij në aksion përballë Azerbajxhanit, edhe ky kundërshtar modest krahasuar me skuadrat me të cilat do të përballen kuqezinjtë në Europian. Dy miqësoret e qershorit: Shqipëri-Lihtenshtein Datë 3 qershor 2024, ora 20:00 Stadiumi “Haladas SportKomplexum”, Hungari…
Arbjan Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor ndodhet në Bruksel, siç edhe tregon në një postim në Facebook, takimi është për të ngritur Këshillin e Përbashkët Konsultativ me Komitetin Europian të Rajoneve. ”Qeveria është e angazhuar në trajnimin e stafit të bashkive për të qenë të afta të zbatojnë këto reforma dhe të përftojnë më shumë fonde nga programet e ndryshme të BE”,-shkruan Mazniku. Postimi i plotë Në Bruksel, bashkë me kolegët e Bashkive, për të ngritur Këshillin e Përbashkët Konsultativ me Komitetin Europian të Rajoneve. Bashkëpunimi në këtë Këshill është thelbësor duke marrë parasysh se 70% e legjislacionit europian…
Nesër (30 prill) në orën 16:30 pritet të mblidhet këshilli bashkiak i Tiranës, por në të njëjtin orar Rithemelimi ka paralajmëruar të zhvillojë protestën e pestë përpara bashkisë ku kërkon dorëheqjen e Erion Veliajt. Nënkryetari opozitar i këshillit bashkiak, Dorian Teliti dorëzoi sot në bashki kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës. Duke pretenduar se ka abuzime me buxhetin, ata kërkojnë kryebashkiakun Veliaj të raportojë para këshillit bashkiak. Protesta që në dukje nisi nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për transparencë mbi projektin e Teatrit të ri Kombëtar, zbuloi qëllimin e vërtetë me thirrjet për lirimin e Sali Berishës nga…
Duke filluar nga 1 qershori për të përballuar fluksin e shtuar të turistëve, do të hapim 34 qendra shëndetësore verore ose 4 më shumë se një vit më parë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se këto qendra janë të shpërndara gjeografikisht në të gjithë zonat kyçe të frekuentuara nga turistët, nga Thethi e Korabi, deri në Ksamil. “Qendrat e reja verore që do të çelen për herë të parë në 2024-n janë ato në Hamallaj, Radomirë, Jalë dhe Bogë”, nënvizoi Koçiu. Ministrja bëri të ditur se në veri të vendit do të funksionojnë 10 qendra, në…
Anaid Kaloti i ftuar tek ”E Diell”, ka treguar se influencuesi më i mirë në vend për momentin është Romeo Veshaj. Sipas tij, në Instagramin e Romeos për një postim mund të paguhet edhe 3 mijë euro. Anaidi tregon se nuk ka kontrata poshtë 10 apo 20 mijë eurove. Anaidi: Romeo Veshaj. Momentalisht është influencëri më i mirë në treg. Ronaldo Sharka: Sa shkojnë çmimet për Instagramin? Anaidi: Po mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë. Ed Manushi: I habita pak për Romeon sepse mendoja që vajzat mund të…
Analisti Arben Meçe ka skanuar lëvizjet e Ilir Metës, dhe thotë se Sali Berisha po e përdor kryetarin e partisë së Lirisë për interesat e tij. “Meta është në përgatitje të të njëjtit status me Berishën, ai tenton ti bashkëngjitet kauzës së Berishës i një i burgosur politik. Monika mbetet thjesht deputete në PL. PD nuk ka qenë në këtë aktivitet prezente, pra mungoi në Konvente. Por Berisha e mbajti në distancë sepse Metën pavarësisht i intereson që të bashkëngjitet, duke e ditur kush është Meta. Sot Meta është politikani më i papëlqyer. Është vetë Meta ai që po i…
Sot u mbajt konferenca “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, konferencë, e cila ka bërë bashkë kryeministrin, ministrat e kabinetit qeveritar dhe krybashkiakët për të prezantuar planin për mbarëvajtjen e turizmit. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama e vuri theksin edhe tek ofrimi i cilësisë jo vetëm tek numrat. “Sot kemi hyrë në ‘Champions League’ e turizmit Mesdhetar, në kampionatin e konkurencës së turizmit. Ky është sa moment historik por dhe sfidash. Se kemi hyrë por duhet të mbetemi. Italia, Franca, Spanja, Greqia nuk bien nga Champion. Ne nuk e kemi të konsoliduar pozicionin tonë. E jo vetëm që…
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se aksi rrugor Thumanë-Kashar hapet më 30 qershor. Në konferencën “Vera 2024, siguri, mikpritje, shërbime dhe infrastrukturë për pushuesit”, që po mbahet në Tiranë, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, si dhe aktorë të fushës, Balluku bëri të ditur se 2024 do të jetë një vit me shumë dorëzime veprash dhe hapje kantieresh të reja. “Aksi Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një ndër asket rrugore më kyçe të këtij korridori, pasi do të shpëtojë një herë e mirë trafikun që shkon dhe vjen nga Veriu drejt Rinasit, më 30…
Komisioni i KLGJ vendos mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Tonin Sterkajn, të cilit iu vendos lëndë plasëse në banesën e tij në Shkodër. Mbrojtja do të jetë për 6 muaj.