Author: tirana

Xhesika gjatë një bisedë me fermerë të tjerë në verandë rrëfeu detaje nga jeta e saj. Ajo theksoi se nuk e ka përjetuar adoleshencën si të tjerët, për shkak të rrethanave të vështira. Këngëtarja theksoi se ka nisur të punojë që 16 vjeç për të mbajtur familjen. Xhesika: Do t’ua them unë pse nuk kam përjetuar adoleshencë? Sepse unë që 16 vjeç kam mbajtur familjen, sepse kështu erdhi jeta… Para disa vitesh, Xhesika humbi të ëmën, për shkak të betejës me kancerin.

Read More

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka nisur vettingu në shkallën e dytë ndaj kreut të KLP, Alfred Balla, ankimuar nga Komisioneri Publik.Çështja ndaj Alfred Ballës nuk lidhet me detyrën e rëndësishme që ai mban në krye të qeverisë së prokurorisë, një mandat që edhe këtu i ka përfunduar  prej 19 dhjetorit ashtu si edhe një funksionareje tjetër, kreut të KLGJ Naureda Llagamit.Por, me precedentin e hapur nga shkalla e parë e vettingut që e përfshiu në rivlerësimin e trefishtë për shkak të detyrës që kishte mbajtur si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë para 2017.

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar një 15-vjeçar pasi akuzohet se ka goditur me thikë një 18-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bashkim Gazidede”. Fatmirësisht 18-vjeçari, A.L, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar për tritolin e vendosur në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër. Në një deklaratë, Unioni dënon sulmin dhe kërkon nga organet ligjzbatuese që të zbardhin ngjarjen. “Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga organet ligjzbatuese të veprojnë më shpejt se rastet e mëparëshme, për të indetifikuar, kapur e vënë para përgjegjësisë penale çdo autor të mundshëm të këtij veprimi të shëmtuar krimininal, duke dhënë në mënyrë të veçantë mesazhin se, magjistratët në Republikën e Shqipërisë kanë mbështetjen maksimale të Shtetit, për të kryer detyrën e tyre në mënyrë të qetë e pa…

Read More

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) thotë se platforma e mesazheve Telegram ka bllokuar një numër të “bot”-eve zyrtare, përfshirë chatbot-in e inteligjencës ukrainase. “Sot, menaxhmenti i platformës Telegram bllokoi në mënyrë të paarsyeshme një numër të boteve zyrtare që kundërshtonin agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë botin kryesor të inteligjencës”, njoftoi HUR në Telegram, herët më 29 prill. HUR shtoi se kjo është në kundërshtim me “rregullat” dhe deklaratat publike” nga menaxhmenti i Telegramit. “Me gjithë bllokimin e botit tonë, të dhënat tuaja personale janë të sigurta”, tha HUR.

Read More

Ora shënon 02:55. Është data 28 Prill, kur në rrugë shfaqet një person i veshur me të zeza e i maskuar. Nga pas mban në dorë tritolin, ndërsa afrohet me qetësi drejt shtëpisë së gjyqtarit të Shkodrës Tonin Stërkaj. I vetmi që lajmëron ardhjen e tij është qeni i fqinjit, i cili sapo dallon personin në fjalë leh, por duke qenë se ishin orët e vona të natës, askush nuk u alarmua. Me gjasë të gjithë ishin në gjumë. Siç edhe shihet qartësisht në këto pamje të siguruara nga gazetari Besar Bajraktaraj, autori afrohet me hap normal drejt portës së…

Read More

Në videon e bërë menjëherë virale, Juli është nën shoqërinë e Eglës, Çimit dhe Gracianos në oborr. Teksa të gjithë janë duke biseduar për Heidin, Juli është shprehur se një ish-banor ka thënë se Heidi do të ishte ishte lidhur me atë, nëse ai nuk do ishte i martuar, pasi e ka parë që ishte lojtar i fortë. “Një banor që nuk është më këtu, i ka bërë një analizë kësaj (referuar Heidit) dhe i ka thënë këtë fjali: “Ti i ke fiksim lojtarët e fortë dhe ti iu ngjitesh. Ti tha e ke parë që në fillim që ky…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisur drejt Arabisë Saudite për bisedime rajonale që mbahen të hënën dhe të martën, në lidhje me ndihmat humanitare për Gazën, të ardhmen e territoreve palestineze pas përfundimit të luftës, si dhe stabilitetin dhe sigurinë në Lindjen e Mesme. “Sekretari i shtetit do të diskutojë përpjekjet në vazhdim për arritjen e një armëpushimi në Gazë që do të siguronte lirimin e pengjeve dhe përse Hamasi është bërë një pengesë për popullin palestinez dhe për një armëpushim”, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Sekretari Blinken do të marrë pjesë në takimin në Riad të ministerialit…

Read More

Punonjësit e policisë në Janinë kanë arrestuar një burrë gjatë tentativës për t’u arratisur në Shqipëri. Bëhet fjalë për një të huaj të arratisur që mbeti i lirë pavarësisht dënimit për mashtrim. Më konkretisht, arrestimi ka ardhur gjatë kontrollit që i kanë bërë të dhënave të tij. Më pas u konstatua se Gjykata e Kundërvajtjeve i kishte shqiptuar dënimin me burg prej tre vjet e gjashtë muaj, ndaj Prokuroria e Kundërvajtjes së Janinës urdhëroi burgosjen e tij. I arratisuri është dërguar në prokurorinë e Plimmeliodikit të Janinës. 

Read More

Që prej 2016-s ishte shtruar në spitalin e burgut të Parmës. I dënuar për vrasje të dyfishtë, Dritan Demiraj u rrah barbarisht nga një tjetër i dënuar,  aq sa ra në koma, e më pas humbi tërësisht kujtesën.I shndërruar në hijen e vetes së tij, i paaftë për të kujtuar edhe shkaqet që e çuan pas hekurave, më 25 Prill zemra e shqiptarit reshti së rrahuri duke mbyllur përfundimisht kapitullin e vrasjes së dyfishtë të Lidia Nusdorfi, ish të-fejuarës së Demirajt dhe partnerit të saj të ri Silvio Mannina, në atë që nga shtypi i asaj kohe e cilësonte si “killeri i…

Read More

Djali i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi, Besari, feston sot ditëlindjen. Meta, me anë të një postimi në Instagram i ka uruar të birit ditëlindjen. Ai ka publikuar një fotografi së bashku me Kryemadhin dhe të birin, krahas së cilës shkruan: Edhe 100 pranvera të reja për Besarin! Gjithmonë i dashur, i thjeshtë dhe pozitiv. I uroj shëndet, lumturi, dashuri dhe suksese!

Read More

Partizani ka fituar një tjetër derbi ndaj Tiranës. Të kuqtë e drejtuar nga Orges Shehi morën 3 pikët falë dy golave të Maguette, me atë të fitores që u shënua në kohën shtesë. Senegalezi kaloi në avantazh Partizanin në minutën e 15, pasi goditja e tij nga jashtë zone u devijua nga Hoxhallari, aq sa u desh që të mposhte portierin bardheblu Kozi. Tirana u përgjigj në minutën e 42-të me Abazajn, i cili përfitoi nga një grushtim jo i mirë i topit nga Qirko, pas goditjes së Jonuzit, për të shënuar me kokë. Pjesa e dytë ishte shumë e…

Read More