Author: tirana

Zyrtarët rusë e kanë kërcënuar të dielën Perëndimin se Moska do të përgjigjet “ashpër”, në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen, duke u zotuar për masa hakmarrëse dhe veprime ligjore “pafund”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Rusia nuk do t’i dorëzojë kurrë territoret që ia ka uzurpuar Ukrainës, në këmbim të kthimit të aseteve të ngrira ruse. “Mëmëdheu ynë nuk është në shitje”, shkroi Zakharova në aplikacionin Telegram. “Asetet ruse duhet të mbesin të paprekura, sepse, përndryshe do të ketë përgjigje të ashpër ndaj hajdutërisë së Perëndimit. Në Perëndim ka shumë që e…

Read More

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 17 shtetas, për vepra penale të ndryshme, në fushën e qarkullimit rrugor. Janë vendosur 11.910 masa administrative: •43 masa për xhama të zinj. •834 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. •258 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit. •476 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit. •35 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”. •8409 masa për qëndrim të gabuar. Pezullime dhe bllokime: •7 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit. •61 raste për tejkalim shpejtësie. •8 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në Sauk të Tiranës, ku dyshohet se ka plasur bombula e gazit brenda banesës së shtetasit Agim Daxha dhe për pasojë banesa ka marrë zjarr. Autoritetet policore raportojnë se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur shtetasit Agim Daxha, 46 vjeç, Bjorgo Daxha, 19 vjeç, dhe Lutfie Daxha, 70 vjeçe. Ata janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për specialistin e Kadastrës, Dritan Stroka, i cili u arrestua tre ditë më parë me urdhër të SPAK. Ndërkohë, GJKKO ka liruar nga burgu ish-kryeplakun e lagjes se re në Sauk, Agim Osmanin, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Po ashtu, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë dhe për, ish-juristin e Kadastrës Alqi Hajdini, i cili masa e sigurisë “arrest shtëpi” në “detyrim paraqitje”. Për sekserin Ylli Barutin ka lënë në fuqi masën e…

Read More

ITALI- Kryeministria Italiane Giorgia Meloni i ka dalë në mbrojtje kryeministrit shqiptar, pasi ky i fundit sulmoi mediat italiane për reportazhin e RAI 3 në lidhje me marrëvëshjen Shqipëri-Itali për emigrantët. Teksa shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit, Meloni gjatë konventës në Pescara tha se arsyeja e vetme që u linçua Rama ishte se ndihmoi Italinë. Duke folur, Meloni theëksoi se në vend që Italia ta falenderonte Shqipërinë për marrëveshjen, gazetarët italianë e linçuan atë dhe e konsideruan si narko-shtet. “Për emigrantët bëmë marrëveshje me Edi Ramën dhe hapëm parajsën, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët…

Read More

Gazetari Elvis Myrta dhe ish banori i shtëpisë së Big Brother Vip Albania ka treguar se dy konkurrentët që ai i sheh në finale janë Egla dhe Romeo, por nuk përjashton as Heidin me Julin. Në emisionin Fitstation në News24, ai u shpreh se Egla këtë kohën e fundit e ka ulur ritmin e lojës. “Unë them se finalja do diskutohet mes Eglës dhe Romeos, edhe Heidi mund të jetë një ndër banoret që mund ta fitojë, por mbetet për tu parë edhe për shkak të situatave. Unë shikoj Eglën dhe Romeon, por nuk mbeten pas edhe Heidi me Julin”. Ndërsa…

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të diel në Greqi, pas një sherri mes dy grupe të rinjsh. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali nate në Marousi. Si pasojë e sherrit mes të rinjëve, një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Mediat vendase raportojnë se një grup i të rinjve që ndodhej në lokal kanë debatuar me një grup tjetër. Në një moment një prej personave kanë nxjerrë armën dhe një tjetër ka sulmuar me thikë. Nga ky konflikt, viktima 23-vjeçar u godit me thikë në qafë dhe për…

Read More

Rusia dhe Ukraina kanë bërë të ditur se kanë sulmuar objektet energjetike dhe objektivat ushtarake të njëra-tjetrës ditët e fundit. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi të shtunën se Forcat e Armatosura ruse kishin kryer 35 sulme gjatë javës së kaluar, duke përdorur raketa me precizion të lartë të lëshuar nga deti dhe ajri, përfshirë këtu raketa balistike hipersonike Kinzhal dhe mjete ajrore pa pilot për të goditur objektet energjetike dhe ushtarako-industriale të Ukrainës. Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi në të njëjtën ditë se kishte zhvilluar 79 beteja në 24 orët e fundit. Sipas tij,…

Read More

ANGLI – Këtë të shtunë, Derby County siguroi ngjitjen nga Liga Një në Championship. Skuadra i kaloi dy sezonet e fundit në divizionin e 3-të dhe kur u sigurua promovimi, tifozët e tyre festuan me një pushtim të madh në fushë. Shikojeni videon… OMG WHAT A DAY! ⚽️🐏 #dcfc #dcfcfans I LOVE DERBY COUNTY! pic.twitter.com/xlGFCqOdFR— Mish (P) 🐏🖤🤍 (@mish_1974) April 27, 2024 Derby kishte rënë në Ligën Një dy vjet më parë, ku ata nuk kishin qenë që nga viti 1986, kryesisht për shkak të një zbritjeje prej 21 pikësh. Sezonin e kaluar ishte në vendin e 7-të dhe tani në…

Read More

MALLAKASTËR- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Mallakastër me armë me vete. Mësohet se i riu nga Tirana gjatë kontrollit na makinën e tij i është gjetur armë zjarri tip pistoletë si dhe krëher me municion luftarak. Njoftimi i Policisë: Mallakastër Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i mbajtjes së armëve, pa leje. Qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, vihet në pranga 30 vjeçari. Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen…

Read More

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për tritolin e vendosur mëngjesin e sotëm në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër. Me anë të një njoftimi për media, KLGJ kërkon që të zbardhet sa më parë ngjarja nga organi i akuzës. Po ashtu KLGJ ka shprehur mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre. Njoftimi i KLGJ-së: Duke marrë shkas nga informacionet e përcjella nga media e shkruar dhe vizive si edhe bazuar në informacionin paraprak të Policisë, ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në banesën e magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar…

Read More

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme pasi fillimi i javës parashikohet me mot me diell dhe temperatura relativisht të larta por më pas nisin edhe reshjet e shiut. Në këtë mënyrë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura disa gradë më të larta për periudhën që ndodhemi. Më pas duke filluar nga dita e Mërkurë dhe deri ditën e Premte pritet një paqëndrueshmëri e kushteve atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira mesatare…

Read More