Author: tirana

Mbi 73 mijë të punësuar në vend do të kenë edhe një ditë kohë për të plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave. 30 prilli është afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2023, e cila prek çdo punonjës, rezident dhe jo rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim brenda dhe jashtë vendit, në shumën mbi 2 milion lekë në vit apo është i dypunësuar të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit. Edhe këtë vit, deklarimi i DIVA do të…

Read More

Katër persona u vunë në pranga në Kavajë, pasi u kapën duke ndërtuar pa leje një bar në bregdetin e Spilles. Ata po ndërtonin një beach bar për sezonin veror. Në kërkim është shpallur sipërmarrësi i punimeve, 41-vjeçari me iniciale P. V., banues në Shkodër. Me afrimin e sezonit turistik, janë shtuar veprimtarinë ndërtuese në bregdet ndaj dhe policia ka shtuar kontrollet e saj me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare.

Read More

Ish-konkurrentja e ‘BBV3’, Vesa Smolica gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, së bashku me Romeon relizuan tekstin e këngës ‘Më Prit’ e cila do të publikohet së shpejti. Rikujtojmë se pak ditë më parë, nëpërmjet ‘Big Love’, Vesa i dërgoi një mesazh Romeos teksa e informoi lidhur me këngën teksa i tha: “Më Prit’ që krijuam në shtëpi, vjen së shpejti. Uroj të të pëlqej.” Pas marrjes së këtij mesazhi, Romeo i kërkoi publikimin e saj përpara përfundimit të formatit e ndërsa mbrëmjen e djeshme, Vesa ka bërë me dije një detaj të rëndësishëm të projektit.

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka theksuar rëndësinë e sektorit të turizmit për vendin tonë, sektor i cili sipas tij në vitin e shkuar solli 4.2 miliard euro të ardhura. Sa i përket faktit se ku kanë shkuar këto para, Rama dhe se një fond i konsiderueshëm dhe i padeklaruar ka shkuar i paprekur te familjet që kanë dhënë me qira apartamentet e tyre me sistemin Airbnb. Rama tha se qeveria qëllimisht nuk i ka ngacmuar këto familje, pasi sipas tij ende nuk është momenti për t’u vendosur taksa për pronat qe jepen me qira ne Airbnb, por ka lenë te kuptohet…

Read More

Presidenti kinez, Xi Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga data 5 deri më 10 maj, njoftoi të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës. Të dy vendet [Kina dhe Franca] kanë pasur komunikime strategjike dhe bashkëpunim praktik , tha zëdhënësi i ministrisë, Lin Jian duke folur për udhëtimin e Xi në Francë. “Është koha për të shtyrë partneritetin gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës dhe Francës në një nivel të ri dhe për t’i dhënë një shtysë të re zhvillimit të shëndetshëm të marrëdhënieve Kinë-BE, për të dhënë kontribute të reja për paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe përparimin…

Read More

Kryeministri Rama nuk nuk i kursyer batutat gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, një organizim i përbashkët i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë tha se Zoti e ka krijuar vendin tonë ditën e diel, me nge, pasi i ka dhënë gjithçka. Ndërsa, tha Rama, shqiptarët i ka krijuar në një moment kur ka qenë i stresuar. “Ne jemi një vend i vogël, por kemi një bekim shumë të madh. Zoti kur bëri Shqipërinë e bëri ditën e diel kur ishte…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria i ka tejkaluar pritshmëritë për sa i përket numrit të turistëve që kanë hyrë në vend tre muajt e parë të vitit. Ai po ashtu ka deklaruar se synimi për vitin 2030 është të vijnë 20 milionë turistë në vend, por është ende herët për të bërë parashikime. “Tani më nuk kemi një shqipëri të ndarë në një periudhë pa turizëm dhe pastaj me një periudhë me turizëm. Kemi një vend që e ka të shtrirë në harkun e 365 ditëve të vitit aktivitetin që lidhet me turizmin. Në periudhën e parë të klëtij…

Read More

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vënë në pah punën e bërë nga qeveria në sektorin e turizmit përgjatë këtyre viteve. Shifrat e larta të turistëve që kanë vizituar vendin tonë vitin e kaluar, janë rezultat edhe i promovimit të mirë që kreu i qeverisë i ka bërë Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, sipas Ballukut. “Ky sukses nuk ka ardhur sepse i ka ardhur koha. Nuk ka ardhur koha, thjesht është bërë një punë e jashtëzakonshme nag qeveriaa shqiptare, nga bashkitë, institucionet, etj,. Gjithashtu është bërë një promovim i jashtëzakonshëm nga kryeministri Rama. Ne e dimë shumë…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi mblodhi paraditen e sotme grupin parlamentar, një takim që i paraprin seancës plenare të orës 17:00. Në fjalën drejtuar deputetëve, Çuçi iu kërkoi të shfrytëzojnë seancën e sotme për të sjellë në Kuvend çështjet e evidentuara nga zgjedhësit gjatë Javës së Gjelbër. Lidhur me seancën e ditës së enjte, Çuçi informoi deputetët për interpelancën me Ministrin e Arsimit dhe Sportit, si dhe për projektligjet e tjera që pritet të miratohen e që deputetët do të duhet t’i përfshijnë në diskutime. Mes tyre janë projektligji për “Albcontrol”, dekreti i Presidentit “Për shtetësinë”, projektvendimi për…

Read More

Ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock ka bërë thirrje për pranimin e shpejtë në Bashkimin Evropian te vendeve te Ballkanit Perëndimor. Apeli I saj vjen ne 20 vjetorin e zgjerimit te uionit me 10 anetare. “Bashkimi Evropian qëndron për lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Ashtu si 20 vjet më parë, edhe një herë sot miliona evropianë shohin një mundësi dhe një premtim për t’u bërë qytetarë të BE-së . Dhe ne nuk mund të lejojmë edhe një herë të bëjmë një brez të tërë të ulet në dhomën e pritjes së BE-së , si në vendet e Ballkanit Perëndimor.…

Read More

Një ‘rrufe’ në qiell të hapur ka rënë në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kurbinit. Drejtori i këtij institucioni, ka rënë në prangat e policisë, ndërsa janë pezulluar të gjithë inspektorët. Shkaku mësohet se janë ndërtimet pa leje në Zonën e Patokut dhe marrja e inerteve në mënyrë të paligjshme në lumin Mat.

Read More

Nga Desada Metaj Rai 3 nuk e transmetoi investigimin e paralajmëruar dhe e fiku me një pikë…ujë gjithë entuziazmin e revolucionit permanent që i kishte var shpresat se do mundte Ramën me reportazhin në italisht. Ata që duhet të denoncojnë, investigojnë dhe vënë para përgjegjësisë hajdutët e qeverisë si zakonisht përpiqen ti nxjerrin gështenjat me duart e raporteve, shkrimeve dhe analizave në gjuhë të huaj. Në reportazhin e para një jave kishte gjysëm të vërteta, por të gjitha ishin në funksion të luftës që e majta në Itali ka me kryeministren Meloni. Dhe sovranistët i varën shpresat tek luftërat e…

Read More