Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira në shtim pas orëve të mesditës. Vranësirat parashikohen të jenë mesatare të larta e transparente. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Author: tirana
Kjo e hënë në Kuvend duhet që të ishte një seancë që deputetët ti jepnin zë shqetësimeve të qytetarëve. Kreu grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi vendosi në plan të parë jo zgjedhësit e tij por tentoi të amplifikoi debatin mes kryeministrit Edi Rama dhe Rai3. “Ky Kuvend sot edhe në emër të qytetarëve që përfaqësojmë në këtë sallë, duhet të distancohet nga sjellja e Edi Ramës ndaj medias shtetërore italiane Rai 3, por mbi të gjitha duhet të distancohen nga modeli qeverisës që ka ndërtuar Edi Rama, model që turpëron Shqipërinë. Ky investigim në asnjë rast nuk sulmon Shqipërinë,…
Në seancën e sotme plenare në Kuvend, pati një debat mes deputetes Sorina Koti nga PD-ja e Rithemelimit dhe Olta Xhaçkës nga PS-ja, të dyja përfaqësuese nga rrethi i Korçës. Ligjvënësja demokrate ishte e para e cila deklaroi se në qytetin e Kolonjës mbizotëron varfëria ekstreme, ndërsa drejtoi akuza ndaj Xhaçkës duke pyetur se çfarë ka bërë ajo për zonën. Xhaçka tha se do vërtet guxim të flasësh broçkulla. Sorina Koti: Si deputete e qarkut Korçë do flas për Kolonjën. Shkoj shpesh atje dhe është një nga bashkitë që për fat të keq është nga zonat më të varfëra. Po vuan…
Rinasi është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon, me mbi 2.8 milionë pasagjerë vetëm gjatë 4 muajve të parë të 2024. Kjo edhe falë linjave të reja dhe veçanërisht mundësive për lidhje me vende që nuk ishin të lehta e të arritshme më parë. Një nga linjat më prestigjioze në botë, “Iberia” i është shtuar së fundmi listës së linjave që operojnë në Shqipëri, duke lidhur Tiranën me Madridin (3 herë në javë). “Iberia” është pjesë e grupit IAG, ku përfshihet British Airways, e cila është gjithashtu e pranishme në Shqipëri që nga viti 2006. Aeroporti Ndërkombëtar…
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke mbajtur aktiv përfaqësuesit politikë kosovarë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Në platformën “X” Kurti ka shfaqur shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës. “Në një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE. Gjithashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”. Edhe…
Deputeti i Rithemelimit në PD, Dashnor Sula ka reaguar për protestën e qytetarëve të Belshit, pasi Bashkia ka vendosur që të zhvendos tregun e mallrave. Sula shkruan në një postim në Facebook, se ky vendimi vjen si rezultat i lobimeve nga oligarkët e Tiranës, pasi sipas tij, në Belsh janë hapur disa supermarkete që vijnë nga kryeqyteti. ”Kryetari i Bashkisë është zgjedhur nga banorët e zonës aty dhe jo nga biznesmenët e Tiranës, ndaj edhe vendimet duhet ti shërbejnë qytetarëve aty dhe jo interesave të dyshimta”,-shkruan Sula. Postimi i plotë Zhvendosja e tregut nga Belshi, rezultat i lobimeve nga oligarkët…
Këtë të hënë, Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë, Kukësi-Egnatia, që do të luhet më 14 maj në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Biletat mund të blihen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania” ose në biletarinë online.
Një 27-vjeçare në Shkodër denoncoi në polici një ngacmim seksual nga një 31-vjeçar, i cili punonte si kamarier në lokalin ku e reja ishjte ulur për të konsumuar diçka. ”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të 27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Gj. D., 31 vjeç, banues në Shkodër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme”,-informon Policia.
Dje ( e dielë 28 prill) një 44-vjeçar u qëllua me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një shqiptari në Bruksel. Policia ka gjetur një person të plagosur me armë zjarri kur ka mbërritur në zonën e njohur në rrugën ”Joseph Brand”. Në videon e publikuar, shihet momenti i atentatit me armë zjarri kur një person me kapuç ka ecur në trotuarin para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar disa herë ndaj shënjestrës. I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa ende nuk dihet nëse është shtetas shqiptar.
Valbona Selimllari ka folur për të dashurën e djalit të saj të madh, Denit duke u shprehur: “Lum ajo që do të vijë në derën time, sepse do të më ketë si shoqe”. A e dini se fatlumja është një personazh i njohur dhe konkurrente në Ferma VIP? Bëhet fjalë për modelen Gloria Meshi, e cila ka folur për partnerin e saj brenda në fermë, duke treguar se është e dashuruar. Jo më larg se dje, modelja ju drejtua kamerave duke thënë: “Deny i love you baby!”, ndërkohë që ky i fundit i ka dërguar një dron.
Pas Konventës Kombëtare, Ilir Meta ka mbledhur këtë pasdite të së hënës Kryesinë e Partisë të Lirisë. Pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në konventë, tha se programi i PL është një program që ndihmon shqiptarët. Meta shtoi se forca politike që ai drejton duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi. ”Duhet të kalojmë në veprime. Të gjithë e ndoqën konventën tonë, na vjen keq për ata që u zhgënjyen nga mbarëvajtja e mrekullueshme. Shqiptarët panë një parti që ofron vetëm transparencë. Ne kemi një program të shkëlqyer, që ndihmon shumë qytetarë të këtij vendi që të ketë standarde.…
Nga Roland Qafoku Ilir Meta u zgjodh të shtunën President i Partisë së Lirisë, pasi mori 691 vota në Konventën Kombëtare të kësaj partie nga 727 delegatë që kishin të drejtë vote. Ndërkaq, Erisa Xhixho tashmë është zyrtarisht figura e dytë duke marrë 680 vota dhe duke marrë postin si zëvendëspresidente e partisë. Pas zgjedhjes edhe të drejtuesëve të tjerë të partisë me parimin se liderët formohen në opozitë dhe jo në qeveri, ashtu siç pritej, u konfirmua gjithashtu se Monika Kryemadhi dhe bashkëpunëtorët e saj të ngushtë Endrit Brahimllari, Elona Guri dhe të tjerë, nuk janë më pjesë e…