Author: tirana

Supersfida e kësaj jave në Serie A mes Juventusit dhe Milanit, nuk prodhoi fitues. Barazim 0-0 në Torino, në një sfidë mjaft të luftuar nga të dyja palët. Të zotët e shtëpisë e nisën më mirë ndeshjen. Në minutën e 14-të, Gatti lëshoi sinjale me një goditje nga distanca, ndërsa në të 20-tën radha ishte e Cambiassos, gjuajtja e tij tokazi përfundoi jashtë. Shumë pak për të thënë për kuqezinjtë në 45 minutat e para, përveç një tentative të Leaos. Pas gjysmë ore lojë, bardhezinjtë shfaqen sërish në portën mysafire me anë të Cambiassos, pa rezultat. As ekipi i i…

Read More

Retorika nacionaliste dhe prirjet e elektoratit për të mbështetur partitë e spektrit të djathtë në Maqedoninë e Veriut shikohen nga analistët si të dëmshme për demokracinë e brishtë sa i përket rrugës së integrimit të vendit në Bashkimin Evropian por edhe në aspektin e marrëdhënieve ndëretnike. Rezultati i thellë në raundin e parë në favor të kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së dhe pritshmëritë për një fitore po ashtu të thellë të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, shton dilemat në opinionin publik lidhur me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Zvarritja e gjatë e integrimit…

Read More

Ilir Meta bëhet për herë të dytë president, por këtë herë i Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë të shtunë, ai mori 690 vota e ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha vetëm 27 vota. Asnjë surprizë nuk pati as në rolin e zv.presidentes. Në këtë post do të jetë besnikja e tij, Erisa Xhixho, e cila arriti të merrte 680 vota.

Read More

Bundesliga gjermane zhvilloi katër ndeshjet e raundit të 31-të. Bayern Munich iu fal formës së mirë të Harry Kane dhe dopietës së anglezit në minutat 9 dhe 61 për të mundur 2-1 Frankfurtin, ndërsa përkohësisht shkurtoi Ekitike. Harry Kane në 42 ndeshje me bavarezët këtë sezon ka shënuar po kaq gola, duke hyrë në histori. Dortmund duket se është “dehur” nga suksesi në Champions League dhe pas barazimit në fund me Leverkusen një javë më parë, sot u mund 4-1 nga RB Leipzig. Paçka se shënuan të parët me Sancho pas 20 minutave lojë, verdhezinjtë u përmbysën nga golat e…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se Bashkia është treguar gjithmonë bashkëpunuese me SPAK-un, qoftë për t’i ndihmuar me mbarëvajtjen e punës së tyre të përditshme, qoftë për çështje të dokumentacionit të nevojshëm për hetimet. Në një intervistë në Report TV, Veliaj tha se në ditët në vijim do të dorëzojë vetë në SPAK dosjen me informacione për të gjitha çështjet. Ai u shpreh se beson në një marrëdhënie pro aktive me SPAK-un, dhe jo siç “bëjnë disa skile në politikë, ku njëri fshihet pas konventës, tjetri fshihet pas ballkonit te shkolla ‘Kosova’”. Pjesë nga intervista: “Ne jemi treguar bashkëpunues…

Read More

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit do të jetë elektrike dhe trenat në të do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 kilometër në orë. Vepra infrastrukturore e gjatë 120 kilometër parashikohet të përfundojë në 2030-n duke bërë të mundur që nëpërmjet saj të lëvizin 2.3 milionë udhëtarë e 900 mijë tonë mallra çdo vit. Detajet janë publikuar në marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimit të çuar në Kuvend për miratim nga qeveria. Linja hekurudhore pritet të përbëhet nga 12 stacione, 12 ura dhe një tunel të gjatë 320 metër. Koha mesatare e udhëtimit nga Vora në…

Read More

Vlora është shpallur Qyteti Europian i Sportit për vitin 2024, e në këtë kuadër janë shtuar dukshëm aktivitetet sportive në qytet. Kryeministri Edi Rama sjell sot atmosferën fantastike nga qyteti bregdetar. “Atmosferë fantastike nga Vlora, qyteti europian i sportit për vitin 2024, me nxënësit e shkollave të qytetit që janë pjesë e programit “Ekipet Sportive në Shkolla”, për të formësuar kështu çdo ditë e më shumë lëvizjen sportive, me qëllim nxitjen e interesit të fëmijëve për t’u përfshirë në disiplina të ndryshme të sporteve”, shkruan Rama në rrjete sociale. Në mesin e nxënësve për të promovuar lëvizjen sportive, për një…

Read More

Ditmir Bushati bisedoi në podcastin e tij Public Square me Ian Bremmer, një shkencëtar politik mjaft i spikatur, jo vetëm në SHBA, por edhe jashtë saj. Bremmer është president themelues i kompanisë “Eurasia group”, një kompani konsulence, e cila merret me analizimin e risqeve në mbarë botën. Ian, në të njëjtën kohë, është edhe themelues e drejtues i medias digjitale “GZERO” Bushati dhe Bremmer diskutuan mbi cështje të rëndësishme të cilat janë kryefjalë e opinionit publik ndërkombëtar, duke nisur nga beteja presidenciale Biden-Trump në SHBA, e cila do të jetë përcaktuese për disa konflikte dhe për mjedisin e ri gjeopolitik,…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka komentuar situatën në PD. Për të bashkimi i grupit parlamentar me në krye Gazment Bardhin është një përmirësim i situatës, të cilën ai e etiketoi si “më të shëndetshme, por jo aq sa duhet”. Sipas tij demokratët duhet të kenë përgatitur deri në shtator programin e tyre për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, si edhe të nisin punën për evidentimin e figurave të reja që do të jenë në listat për kandidatë. “Situata rreth PD është më e shëndetshme, por jo sa duhet. Grupi praktikisht është i bashkuar me disa përjashtime të vogla. Struktura…

Read More

Brenda këtij viti Shqipëria pritet të bëhet pjesë e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro. Lajmin e dha ministri i Financave, Ervin Mete nga Podgorica e Malit të Zi, dy ditë pas miratimit të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Shqipëria është në një fazë të avancuar sa i përket plotësimit të kritereve për anëtarësim në SEPA. Banka e Shqipërisë ka miratuar setin e rregulloreve të nevojshme dhe në fund të muajit të kaluar kemi përfunduar procedurën e para-aplikimit”, u shpreh Ervin Mete, Ministër i Financave. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë pjesëmarrja e vendit në SEPA…

Read More

Bllokim rrugësh, kontrolle të shumta, siguri e lartë dhe shoqërimi i ultrasve në stadium nga policia. Sot luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i vlefshëm për raundin e 33-të në Superligë. Dueli i katërt për këtë sezon merr jetë nesër në 19:00 në “Air Albania”, ndërsa Tirana do jetë në “qytetrrethim” për këtë ndeshje. Prej orës 14:00 të së dielës do ketë devijim të mjeteve, teksa do ketë kontrolle të rrepta dhe për tifozët, që duhet të kenë mjet identifikimi me vete. Njoftimi i plotë Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa për garantimin e rendit publik…

Read More