Besa Kokëdhima, do të surprizojë sonte banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, për të promovuar këngën përfaqësuese në Eurovision, “Titan”. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në profilin zyrtar të BBVA në Instagram. “Besa Kokëdhima, e ftuar sonte në shtëpinë e Big Brother Vip”, shkruhet bashkëngjitur me foton e artistes. Besa do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision 2024”. Vendi ynë ishte një nga tre vendet e para që zbuloi këngën që do konkurrojë në këtë kompeticion. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Author: tirana
Nga Gjergj Luca Jo po Gjergj Luca nuk bën dot konventa, jo po Gjergj Luca nuk hipën dot majë lapidarit, jo po Ilir Meta është më i fortë se Gjergj Luca, jo po Gjergj Luca është komunist, ballist, zogist, trumpist…Miq, unë konventat e partisë time nuk i bëj në Bllok në Tiranë. Unë jam malësor dhe konventat e mia i bëj maleve!
Një 2-vjeçar është plagosur rëndë ditën e sotme pasi një motor, i cili ishte i parkuar dhe i ka rënë sipër, pasi e kishte prekur teksa luante. I mituri është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pritet të dërgohet tek Spitali i Taumës në Tiranë, pasi është plagosur rëndë në kokë dhe trup. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës.
Objektivi i qeverisë shqiptare për rithemelimin e industrisë ushtarake me qëllim prodhimin në vend të municionit ushtarak, ka marrë vëmendje nga mediat në Itali. “IlMessaggero” i ka kushtuar një artikull qëllimit të qeverisë shqiptare për rithemelimin e industrisë së prodhimit të municionit luftarak, duke rivitalizuar uzinat e prodhimit të armëve të epokës sovjetike. Media italiane shkruan se kjo lëvizje synon të shndërrojë Shqipërinë në një vend tërheqës për investitorët e huaj që janë interesuar për të zhvilluar produkte të reja në sektorin e mbrojtjes.
Ministri i Brendshëm, dhe drejtues politik i PS në qarkun Fier, Taulant Balla duke iu përgjigjur shqetësimit të banorëve, tha se ndërtimi i TEC-it në Roskovec nuk do të ketë asnjë impakt mjedisor në zonë. Për të ndërtimi i TEC-it i jep një rol të rëndësishëm Roskovecit dhe qarkut të Fierit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel rajonal. Balla shtoi më tej se projekti ka impakt të rëndësishëm strategjik dhe ekonomik dhe nuk dëmton mjedisin. ”Do doja t’i bëja thirrje qytetarëve dhe t’i garantoja se nuk ka asnjë lloj ekspozimi, në kuptimin e të ndonjë risku, që ka…
Kim Kardashian vijon që të merret me reformën në drejtësi penale dhe së fundi është ftuar në Shtëpinë e Bardhë, ku zhvilloi një takim me zëvendëspresidenten Kamala Harris. Biseda erdhi një ditë pasi Presidenti Joe Biden fali 11 persona dhe shkurtoi dënimet e pesë të tjerëve që ishin të dënuar për vepra jo të dhunshme në lidhje me drogën. “Unë jam një besimtare e madhe në fuqinë e redemimit”, tha Harris në ngjarje. “A nuk është shenjë e një shoqërie civile që ne u lejojmë njerëzve një mënyrë për të fituar rrugën e tyre mbrapsht dhe u japim mbështetjen dhe…
Pas 6 orësh me diskutime, oferta dhe votimet, por mbi të gjitha Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, u pa si një mbyllje e partisë, ku tashmë gjithçka është në dorën e Ilir Metës. Monika Kryemadhi vendosi të mos e sfidojë bashkëshortin e saj, e as të bëjë fraksion brenda partisë. Përplasja mes tyre megjithatë ndodhi që para se të mblidhej Konventa Kombëtare e thirrur nga Meta, e cilësuar si historike. Në historinë e re që po nis Ilir Meta me Partine e Lirisë, që bën 20 vjec, nuk ka shumë vend bashkëshortja e tij, Kryemadhi. Dhe vetë ajo e…
Armando Broja duket se ende nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë, pasi edhe në ndeshjen që Fulham do të luajë kundër Crystal Palace, do e nisë nga stoli. Trajneri i Fulham, Marco Silva vazhdon të mos e preferojë Brojën si titullar në skuadër. Sulmuesi shqiptar i cili u huazua në janar nga Chelsea te Fulhami shpreson që të marrë minuta gjatë ndeshjes.
Busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB-së është dëmtuar. Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin, ndërsa thonë se kjo nuk është hera e parë që dëmtohet busti i Skënderbeut. Busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor të vitit 1997 nga veprimtare te shquar Astrit Leka dhe Zaim Jashari. Bustin e mundësoi Zvicra në shenjë falënderimi dhe respekti ndaj kombit dhe komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i të cilëve besohet se është mbi 300.000.
Diaspora do të jetë në fokusin tonë kryesor të rienergjizimit të PS-së. Sekretari organizativ i kësaj force politike, Blendi Klosi nga Fieri ka theksuar se po punohet intensivisht për të realizuar votën e emigrantëve. “Ne do të jemi në një tur takimesh në diasporë për të strukturuar bisedat me qytetarët tanë dhe për të dëshmuar se ajo çfarë kemi për të bërë në Shqipëri dhe ajo cfarë kemi propozuar në kuadër të Shqipërisë 2030, nuk mund të bëhet pa kontributin e vëllezërve e motrave tona që jetojnë prej vitesh në diasporë”, ka thënë Klosi. Drejtuesi politik i Qarkut Taulant Balla…
Këtë të shtunë u mbajt Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, ku ishin parashikuar disa ndryshime brenda kësaj force politike. Në Konventë mbajtën fjalën e tyre disa të pranishëm, mes të cilëve edhe kryetari aktual i kësaj force politike, Ilir Meta, i cili tha se sonte së bashku me simpatizantët e PL-së, do shkojnë poshtë pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, në mbështetje të tij. Gjatë Konventës u votua edhe për postin e Presidëntit të kësaj force politike, me Kryemadhin që tregoi votën e saj për Ilir Metën në krye të kësaj force politike. Në votim kaluan edhe disa propozime, dy…
Liverpool është me një këmbë jashtë garës për titullin, teksa ndaj West Ham nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2. Të besuarit e Moyes ndëshkuan The Reds në minutën e 43-të, me anë të Boëen. Ekipi i Klopp e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, teksa Robertson vendosi ekuilibrat. Një autogol i dhuroi përmbysjen mysafirëve, në të 65-tën. Vendasit nuk u dorëzuan dhe dërguan shifrat në 2-2 me Antonion. Deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, pavarësisht përpjekjeve. Me këtë rezultat, Liverpool e sheh veten në vendin e 3-të me 75 pikë, 1 më pak se City që ka…