Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte kritik ndaj të tijëve në konventën që u zhvillua këtë të shtunë në Tiranë. Një aspekt ku u ndal ishte edhe “lufta” në rrjetet sociale. Ai iu kujtoi anëtarëve të PL-së që të mos e pandehin kryeministrin “budalla” pasi nëse do ishte i tillë nuk do të qëndronte në pushtet 11 vite. Sipas Metës, partia duhet të jetë e organizuar pasi po luan për kampion dhe në krah theksoi se do që të ketë vetëm ata që luajnë për të qenë kampionë. “Sot kam ekipin e monitorimit për share, like, për komente.…
Author: tirana
Takimi mes Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden, i planifikuar të mbahej në 9 maj në Shtëpinë e Bardhë, është shtyrë për shkak të ndryshimeve në agjendën e udhëheqësit turk, tha të premten një zyrtar i Turqisë. Zyrtari që nuk pranoi të identifikohej tha se shumë shpejt do caktohej një datë e re për takimin. Shtëpia e Bardhë nuk kishte njoftuar zyrtarisht për vizitën, por një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters në fund të marsit se Shtëpia e Bardhë kishte ofruar që takimi të zhvillohej në 9 maj dhe…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar në datë 24.03.2020, procedimin penal nr. 100, të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259, 244 dhe 245, paragrafi parë të Kodit Penal. Pas kryerjes së veprimeve hetimore me vendimin nr. 42, datë 25.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, ndër të tjera gjykata ka vendosur: Caktimin e masës së…
I ashpër ka qenë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare të Partisë. Ai akuzoi Kryemadhin se djegia e mandateve ka bërë që gjysma e partisë së ikë në emigracion. Nga Pallati i Kongreseve, Ilir Meta i bëri thirrje të gjithë personave që duan të qëndrojnë me Ilir Metën, të qëndrojnë pa bërë lojëra. Ndëra ata që duan të largohen, i bëri thirrje që t’i japin dorën dhe të vazhdojnë rrugën. Ilir Meta: Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçios e për të bërë lojërat e atij tarrallakut e ka shumë…
Derbi i ditës së diel, Tirana – Partizani, do të jetë shumë i rëndësishëm në mos vendimtar për të siguruar një vend në “Final Four”. Bardheblutë dhe të kuqtë do të përballen në stadiumin “Air Albania” në një ndeshje që vlen shumë më tepër se vetëm tre pikë. Partizani aktualisht renditet në vendin e tretë me pesë pikë më shumë se Tirana e vendit të katërt, por skuadrat kryeqytetase mund të kishin grumbulluar më shumë pikë për atë se çfarë prodhojnë në sulm. Në stadiumin “Air Albania” do të përballen dy ekipet që godasin më shumë në portat kundërshtare. Tirana…
Qytetarët e Bashkimit Evropian do të votojnë nga 6 deri më 9 qershor për t’i zgjedhur 720 anëtarë të rinj të Parlamentit Evropian për pesë vjetët e ardhshme. Parlamenti Evropian është njëri prej tre institucioneve kryesore të BE-së që e udhëheqin bllokun e 27 vendeve. Së bashku me qeveritë e BE-së, ai vendos për ligjet në lidhje me politikat e përbashkëta evropiane dhe për tregun e BE-së që ka gati 450 milionë njerëz. Parlamenti do t’i ndryshojë politikat vendimtare të identifikuara nga liderët e BE-së si prioritete për pesë vjetët e ardhshme: Derisa ende nuk ka kërkesë formale për një…
Çdo person ka nevoja të ndryshme ditore për në tualet. Sa herë urinon varet nga shumë faktorë, duke përfshirë moshën, madhësinë e fshikëzës, sasinë e lëngjeve (ujë, kafe, lëngje, alkool) që konsumon etj. Megjithatë, ka një frekuencë mesatare, normale në të cilën duhet të shkojmë për urinim gjatë ditës. Cila është ajo? Sa herë është normale të shkosh në tualet? A e dini përgjigjen? Mjekësia na këshillon. Deri në 7 vizita në tualet në ditë konsiderohen normale. Natyrisht, nuk përjashtohet që vizitat të jenë deri në 10, pa treguar detyrimisht një mosfunksionim të sistemit urinar ose ndonjë dëmtim të organeve…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pak para nisjes së Konventës së partisë deklaroi para gazetarëve se neni për nepotizmin nuk ka lidhje me Monika Kryemadhin. Sipas tij Kryemadhi do të jetë anëtarë e Komitetit Drejtues Kombëtar, pasi ka qenë ish kryetare partie. “Nepotizmi e solli PL-në dhe ish LSI-në në atë situatë. Nuk është një konventë kundër Monikës, është konventë për 4 milionë shqiptarë plus. Monika Kryemadhi është më e mbrojtura nga neni për nepotizmin. Duke qenë ish-kryetare e partisë ajo është automatikisht anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar. Në kryesi jemi të dy të barabartë. Nëse ajo dëshiron…
Ilir Meta ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku pritet të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Menjëherë sapo ka mbërritur Meta iu turr një prej bashkëpunëtorëve të tij duke e kritikuar për një gabim. Ky i fundit mesa duket kishte postuar në facebook e Ilir Metës dhe kishte bërë një gabim ortografik. Meta: Hajde shpejto, shpejto Meta: U zgjove ti? Po atë e pe që e kishte vënë famur, atë flamurin? A e pe famurin? Bashkëpunëtori: Po. Meta: Pe gjë? Kur e pe ti? Edhe në ditën më të rëndësishme? Shikoje ti si është shkrujt famurin.’Po ti ça bën, jo mo jo ti…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar largim nga politika. Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se politika e ardhshme për të do të jetë angazhimi për 3 fëmijët e saj. “Ti ke zgjedhur të ndërtosh familje, dhe jo politikë. Për mua familja është me e rëndësishme. Jam një nga akademitë politike më të vjetra në Shqipëri. Ka ardhur koha që politika për Kryemadhin janë; Bora, Besi dhe Era”, deklaroi Kryemadhi.
Gazetari Milaim Zeka ka qenë i ftuar në emisionin Esencë në Report TV, ku ka zbuluar disa detaje të panjohura nga jeta e tij. Miliam, si e ke takuar dhe njohur Ramiz Alinë? Ardhja ime e parë në Shqipëri ndodhi në vitin 1983. Në ato vite jetoja në Paris, pasi kisha jetuar një vit në Vienë, ku pasi atje kisha humbur edhe virgjërinë! Kam rënë në burg në vitin 1981, kishim krijuar një grup illegal, kam qenë udhëheqës i demonstratave në Drenicë në datën 4 Prill 1981. Aty u plgaosën shumë demonstrues dhe janë vrarë të tjerë. Më kanë torturu në burg dhe…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila u la jashtë Kryesisë së PL-së, është shprehur se nuk do të krijojë një fraksion të ri brenda kësaj force politike. “A do të krijosh fraksion brenda PL, pasi Ilir Meta ditët e fundit ka deklaruar se do t’i lejojë me statut?”, u pyet nga gazetarët Monika Kryemadhi. Ajo u përgjigj se: “Nuk besoj tek fraksionet, por vërtetësia e secilit prej nesh. Fraksionin Monika Kryemadhi nuk e bën për të bërë për show, jam gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat dhe as të vishem si grua, sepse jam grua, nuk jam…