Author: tirana

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Dragash të Kosovës, që vjen pas një martese të prishur dhe që palët ishin në proces divorci. Sipas të dhënave paraprake, një 31-vjeçar është konfliktuar me ish-vjehrrin e tij pranë gjykatës dhe më pas ka nxjerrë armën e zjarrit duke e qëlluar atë. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mundur të arrestojë autorin dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. “Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë…

Read More

Papa Françesku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Grupit të Shtatë (G7) të ekonomive më të fuqishme të botës, i cili do të zhvillohet nga 13 deri më 15 qershor, në Pulia, në Itali. Është hera e parë që një Papë merr pjesë në një takim të G7. Pjesëmarrja e tij do të ketë të bëjë me një diskutim mbi inteligjencën artificiale. “Falënderoj nga zemra Papa Françeskun për pranimin e ftesës, prania e tij shton vlerë të konsiderueshme për vendin tonë dhe për të gjithë Grupin e Shtatë”, theksoi Meloni.

Read More

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi nga Korça ka folur për kongresin e partisë dhe rienergjizimin e strukturave. Ai dha detaje për turin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë me diasporën nga 12 maji. Takimet të cilat do të zhvillohen në 4 qytete, duke filluar nga Athina, Milano, Londër dhe Mynih. Klosi sqaroi se në fokus do të jetë rienergjizimi i partisë dhe angazhimi i diasporës për “Shqipërinë 2030”, që është kthyer tashmë në një slogan të socialistëve. “Së bashku me koordinatorin politik të qarkut Niko Peleshi patëm një takim të këshillit organizativ të qarkut Korçë për…

Read More

Ylber Ramadani është në krye të listës së realizuar nga “Transfermarkt” për lojtarët që kanë vrapuar më shumë këtë sezon. Mesfushori kuqezi është i pari me një mesatare prej 12.098 kilometrash në 30 ndeshje të luajtura. 28-vjeçari, lë pas në këtë renditje emra si Ferguson, një nga zbulimet e Bolognas së Thiago Mottas, apo edhe Cristanten e Romës e Locatellin e Juventus. Gjatë këtij sezoni, Ramadani nuk e ka diskutuar asnjëherë formacionin, duke qenë një nga lojtarët më në formë te skuadra e Lecces, e cila është drejt arritjes së objektivit, qëndrimit në Serie A.

Read More

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj ka pritur sot në zyrën e tij muzikantin gjerman dhe njëkohësisht producentin e muzikës elektronike, Paul Kalkbrenner. Ai dhe personalitete të muzikës tekno do të performojnë sot në mbrëmje për qytetarët duke elektrizuar kryeqytetin me hitet e tyre. “Jam këtu me Paul Kalkbrenner. Ai vjen gjithashtu nga Gjermania por nga Gjermania Lindore, kështu që ne shqiptarëve që vijmë nga Lindja na kupton perfekt. Ka qenë ylli i Tomorrow Land dhe shumë festivaleve, por ndonjëherë nëse nuk shkojmë dot tek festivalet, sjellim festivalet këtu. Paul do jetë me ne në darkë. Një falënderim të madh të…

Read More

Sipas studimit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sjelljen shëndetësore të fëmijëve të moshës shkollore, vihet re se afro gjysma e djemve 15-vjeçarë rezultojnë se kanë konsumuar alkool. Konkretisht, 45% e djemve dhe 36 % e vajzave të kësaj grupmoshe. Te dhënat janë pozitive përsa i përket raportit të Shqipërisë me vendet e rajonit. Në listën e 44 vendeve, Shqipëria ndodhet e 39 për konsumin e alkoolit tek 15-vjeçarët. Greqia ndodhet e 3, e ndjekur nga italia në vendin e 9, Serbia në vendin e 17, dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 35. Sipas OBSH, tendeca më…

Read More

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj kallëzoi në polici burrin e ministres Delina Ibrahimaj, duke thënë se ai e ka qëlluar me thikë për shkak të detyrës. Vetë ministrja Ibrahimaj ka reaguar këtë të premte, pasi lajmi ishte sot në të gjitha mediat. Delina Ibrahimaj shkruan se konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit të saj, dhe si kallëzim është pushuar për mungesë provash. Ajo thekson se nuk ka pasur asnjë konflikt me kallëzuesin gjatë gjithë kohës së qëndrimit të saj në atë detyrë. ”I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka…

Read More

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj ka kallëzuar në polici bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj, duke thënë se e ka qëlluar me thikë për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur në 20 nëntor 2023, ku Koshaj thotë se ka qenë mëngjes kur po ecte në rrugën “Tefta Tashko Koço”, dhe prej një lokali ka dalë Andi Ibrahimi, burri i ministres, i cili i ka kërkuar të sqaroheshin në një ambient aty pranë. Koshaj nuk ka pranuar dhe më pas Ibrahimaj, sipas kallëzimit të Drejtorit në Polici, e ka ofenduar dhe e ka goditur me thikë.…

Read More

Një delegacion prej 40 shkencëtarësh nga Shqipëria dhe vende të Bashkimit Europian apeluan të premten qeverinë shqiptare që të mbrojë deltën e lumit të Vjosës nga turizmi masiv, përfshirë edhe nga planet për ndërtim resortesh në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit nga dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga organizatat mjedisore EuroNatur, Riverwatch dhe EcoAlbania, shkencëtarët kërkuan përfshirjen e deltës së Vjosës brenda “Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa”. “Kjo deltë përballet me shumë kërcënime nga vizioni i qeverisë shqiptare për turizëm masiv. Së fundmi, qeveria planifikon ndërtimin e një resorti luksoz me Jared…

Read More

Kampionati botëror i shahut për fëmijë nga mosha 8-12 vjeç, ka bërë bashkë më shumë se 380 fëmijë nga 48 vende të botës në Durrës. Të vegjlit do garojnë mes tyre në disiplinën ”Rapid and Blitz”, ndërsa fituesit do shpallen të dielën, që është edhe dita e fundit e kampionatit. Në ceremoninë hapëse përveç figurave të mirënjohura të këtij sporti nuk mungoi as presidenti i republikës Bajram Begaj. “Është një event mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë jo vetëm se marrim pjesë 350 fëmijë shahist nga 8-12 vjeç, të shoqëruar nga prindërit e tyre, por sepse vendi ynë ka mundësinë të…

Read More

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Dafina Zeqiri është e pandalshme me projektet muzikore, pasi nesër do të publikojë këngën më të re, të titulluar ”Ku ma ke forcën”. Ajo po ashtu ka publikuar edhe albumin e saj “The Absolute”, i cili u mirëprit nga fansat e saj. Dafina po ashtu, para ca jave mori një propozim për martesë nga partneri i saj Kreshniku.

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha sot nga Korça se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në rritje të turistëve. Këtë vit, sipas Ballës, priten mbi 14 milionë turistë dhe vitin e shkuar u dëshmua se Shqipëria, përtej mikpritjes dhe bukurisë natyrore, ka dhe një siguri mbresëlënëse. “Javës tjetër kemi përgjegjësinë për të organizuar gjithçka duhet për mbarëvajtjen e kësaj feste. Mos harroni, që sa herë kemi Pashkët, vëllezërit dhe motrat tanë rikthehen në Shqipëri për festa. Pas këtij komunikimi, do të jemi në Kapshticë, për t’u takuar me autoritetet e pikës kufitare të dy…

Read More